Byreçka super të shpejta në shirita nga zonja Albana

8 Mars, 11:33

Byreçka super të shpejta në shirita

Përbërësit:

  • 2 petë sfoliat
  • 2 lgj salcë të kuqe
  • 1 tufë majdanoz
  • 150 gr djathë të grirë pice
  • 150 gr proshutë
  • 1 kokërr vezë
  • Kripë, rigon

Përgatitja:

Hapim petën sfoliat, e lyejmë me salcë domate, e spërkasim me rigon, majdanoz, djathë të grirë dhe proshutë. Shtrijmë petën tjetër sipër, e presim petën në shirita dhe i përdredhim në formën e një vide. I lyejmë siperfaqet e byreçkave me vezë dhe i pjekim në furrë në temperaturën 200 gradë për 25 minuta.