Kek me aromë limoni nga zonja Albana

8 Mars, 11:16 | Përditesimi i fundit: 2024-03-08 11:37:18

Kek me lëng limoni

Përbërësit:

  • 5 vezë
  • 250 gr miell special Ola
  • 50 ml qumësht
  • 50 ml lëng limoni
  • 100 ml vaj
  • 200 gr sheqer
  • 1 bustinë fryrës për ëmbëlsira
  • Reçel limoni (sipas dëshirës)

Përgatitja:

Rrahim vezët me sheqerin, shtojmë vajin dhe lëngun e limonit sikurse dhe qumështin. Më pas shtojmë miellin dhe pluhurin pjekës. Hedhim brumin e kekut në një tavë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius. Sipas dëshirës në momentin e servirjes e dekorojmë me pak reçel limoni.