-
VIDEO
Majdanozi dhe kastraveci mrekulli për lëkurën/ Maska sekrete për rrathet poshtë syve
Rrathët e zinj dhe shenjat e lodhjes poshtë syve janë një nga shqetësimet më të zakonshme estetike, veçanërisht gjatë periudhave me stres, mungesë gjumi apo ekspozim të zgjatur ndaj ekranit. Por a mund t’i japim lëkurës një freski natyrale me përbërës që i kemi në kuzhinën tonë? Në rubrikën “Bëje Vetë”, Niki dhe Stela përgatisin një maskë natyrale të pasur me vitaminë C, e cila ndihmon në freskimin dhe ndriçimin e zonës delikate poshtë syve. Me majdanoz, kastravec, aloe vera dhe pak niseshte, mësojmë një recetë të thjeshtë, ekonomike dhe të lehtë për t’u realizuar në shtëpi.
-
VIDEO
Tavë dheu me sallam nga zonja Albana
Tavë dheu me sallam
Përbërësit:
- 3 lugë gjelle gjizë
- 2-3 lugë gjelle vaj ulliri
- 300 gr sallam
- 300 ml ujë
- 1 lugë gjelle miell misri
- 1 kokërr qepë
- 6 thelpinj hudhër
- 1 lugë gjelle salcë domate
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 1 tufë majdanoz
- 1 lugë gjelle piper i kuq
- Pak piper djegës
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Në një tigan kaurdisim sallamin për 2-3 minuta derisa të lëshojë aromën e tij. E largojmë dhe në të njëjtën yndyrë kaurdisim qepën e grirë imët. Shtojmë pak kripë dhe piper dhe e lemë derisa të zbutet e të bëhet transparente. Më pas shtojmë salcën e domates dhe ujin (ose lëng mishi). E lemë të ziejë në zjarr të ulët për rreth 15 minuta. Në një tigan tjetër shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim miellin e misrit derisa të marrë një ngjyrë të artë. Shtojmë gjizën, hudhrat e shtypura, piperin e kuq, piperin djegës dhe piperin e zi. I përziejmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Masën e gjizës e shtojmë te qepa dhe lëngu i mishit, së bashku me sallamin e kaurdisur. E trazojmë mirë dhe shtojmë majdanozin e grirë hollë. E lemë të marrë një valë të lehtë derisa të lidhet masa. Në tavën e dheut të nxehur paraprakisht hedhim përzierjen dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 200°C për 15-20 minuta, derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të bukur të artë. Shërbehet e nxehtë me bukë të thekur fshati.
-
VIDEO
Suxhuk me patate dhe speca / Recetë në 5 minuta nga zonja Albana
Suxhukë me patate dhe speca
Përbërësit:
- 4 suxhukë
- 400 gr patate të vogla
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 qepë e prerë në katër pjesë
- 2 speca, jeshil dhe i kuq
- 60 ml ujë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Zieni patatet për 8-10 minuta në ujë me pak kripë. Në një tigan të madh nxehni 2 lugë gjelle vaj ulliri. Skuqni patatet derisa të marrin ngjyrë të artë nga të gjitha anët. Shtoni suxhukët dhe lërini të piqen derisa të skuqen bukur. Hidhni qepën dhe specat, shtoni edhe 1 lugë gjelle vaj ulliri. Kaurdisini për 3-4 minuta, më pas shtoni pak ujë, mbulojeni tiganin dhe lëreni të ziejë në zjarr të ulët për rreth 10 minuta. Rregulloni shijen me kripë, piper, rigon dhe shërbejeni menjëherë të ngrohtë.
-
VIDEO
Zup me biskota nga zonja Albana
Zup me biskota
Përbërësit:
- 1 pako biskota
- 1 litër qumësht
- 3 lugë gjelle niseshte
- 4 lugë gjelle sheqer
- 2 vezë
- Reçel luleshtrydheje për servirje
Përgatitja:
Në një tenxhere përziejmë qumështin, niseshtenë, sheqerin dhe vezët. I vendosim në zjarr mesatar duke i trazuar vazhdimisht derisa masa të trashet dhe të bëhet si krem. Shtojmë biskotat e copëtuara dhe i përziejmë lehtë. E ndajmë masën në kupa ose tasa të vegjël. Sipër vendosim reçel luleshtrydheje dhe pak biskota të thërrmuara për dekor. E lëmë në frigorifer për rreth 2 orë para se ta shërbejmë.
Këshilla nga Albana: Nëse dëshironi një shije më të pasur, shtoni pak vanilje ose lëkurë limoni të grirë në krem gjatë zierjes.
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË Shtypi i Ditës, 19 Qershor /Protesta zhvendoset te Kuvendi, përplasje me deputetët
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 19 qershor 1996/ PD fitoi zgjedhjet dhe premton ndryshime drastike në qeveri,opozita e cilëson parlamentin e ri monist
Pasi fitoi zgjedhjet e maj-qershorit Partia Demokratike nëpërmjet Tritan Shehut premton ndryshime të mëdha në qeverinë e re. Opozita e majtë 26 majin e kishte cilësuar masakër zgjedhje dhe rivotimet i kishte bojkotuar dhe parlamentin e ri e vlerëson si monist. Gazeta Shqiptare shkruan në faqen e parë në numrin e datës 19 qershor 1996: “ Ndryshime drastike në qeveri, Parlamenti mblidhet në korrik”.
-
VIDEO
Spahiu: Pse eurodeputetja Ilaria Salis nuk proteston për resortet në Sardenja dhe Pulja, por për Zvërnecin?
Duke theksuar se protestat në Shqipëri janë një betejë për sovranitetin popullor, eurodeputetja Salis ka bërë thirrje që Zvërneci "të mos u shitet ‘spekulatorëve Trump-it dhe Kushner-it’".
-
VIDEO
Protestat për ‘Zvërnecin’/ Basha: Janë marrë peng nga një grup prej 16 vetësh! Pacaj: S’ka projekt për Vjosë-Nartën! Balliu: Shkëlzen Berisha pjesë e ‘Arubës’, lidhje me Ilir Shtufin dhe klanin ‘Osmani’
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi, ka deklaruar se 86 hektarë e tokës ku do të kryhet investimi në Zvërnec, është tokë shtetërore, gjë që sipas tij është mbajtur e fshehtë nga kryeministri Rama. Ndërsa deputeti socialist Ermal Paci tha se Rezoluta e PE nuk ishte për Zvërnecin, por për zonën e Vjosë-Nartës, nuk sipas tij nuk ka plan për investime.
-
VIDEO
E PLOTË/ Shtypi i Ditës, 18 Qershor / Mandati i Noemalsores në debat, a duhet ta dorëzojë?
-
VIDEO
Patëllxhanë të mbushur nga zonja Albana
Patëllxhanë të mbushur
Përbërësit:
- 2 patëllxhanë
- 4 lugë gjelle vaj ulliri
- 200 gr mish i grirë (qengji ose viçi)
- 2 thelpinj hudhër
- 1 domate mesatare
- 1 qepë e vogël
- 1 vezë
- ¼ lugë çaji kanellë pluhur
- 1 fetë bukë e bardhë e njomur në qumësht
- 2 lugë gjelle majdanoz i grirë
- Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Pritini patëllxhanët përgjysmë për së gjati. Bëni prerje në formë rombi në tul, pa dëmtuar lëkurën. Kriposini dhe lërini 20 minuta. Ngrohni furrën në 200°C. Vendosni patëllxhanët në tavë me anën e prerë poshtë, lyeni me pak vaj ulliri dhe piqini për rreth 20 minuta. Lërini të ftohen pak. Hiqni me kujdes tulin me lugë, duke lënë rreth 1 cm pranë lëkurës. Grini imët gjysmën e tulit të nxjerrë. Në një tas përzieni mishin e grirë, hudhrën, domaten, qepën, vezën, kanellën, bukën e njomur dhe majdanozin. Shtoni tulin e grirë të patëllxhanit. Rregulloni shijen me kripë dhe piper dhe mbushni patëllxhanët. Vendosini në tavë, spërkatini me vajin e mbetur dhe piqini për rreth 40 minuta, derisa mishi të jetë gatuar plotësisht dhe sipërfaqja të marrë ngjyrë të bukur.
-
VIDEO
Krem parfe me vanilje nga zonja Albana
Krem parfe me vanilje
Përbërësit:
- 3 të kuqe vezësh
- 3 lugë gjelle sheqer
- 250 ml pana për ëmbëlsira
- Pak vanilje
Përgatitja:
Në një tas qelqi hidhni të kuqet e vezëve, sheqerin dhe vaniljen. Rrihini me mikser për 4-5 minuta derisa masa të zbardhet dhe të fryhet. Vendoseni tasin mbi një tenxhere me ujë të nxehtë (banjomari). Uji nuk duhet të vlojë dhe fundi i tasit nuk duhet të prekë ujin. Vazhdoni ta rrihni për rreth 10 minuta, derisa masa të bëhet e trashë, e ajrosur dhe e qëndrueshme. Lëreni të ftohet plotësisht. Në një enë tjetër rrihni panën derisa të formojë maja të buta. Bashkojeni panën me masën e vezëve duke e përzier ngadalë me spatul, që të mos humbasë ajrosjen. Shtroni një enë me qese kuzhine ose film ushqimor. Hidhni kremin, nivelojeni dhe mbulojeni sipërfaqen. Vendoseni në ngrirje për të paktën 6-8 orë, idealisht gjatë gjithë natës. Shërbejeni me fruta të freskëta, salcë luleshtrydhesh, çokollatë të shkrirë, bajame, arra të pjekura, ose biskota të grimcuara.
-
VIDEO
Smoothie me portokall, banane dhe kos nga zonja Albana
Smoothie me portokall, banane dhe kos
Përbërësit:
- 1 portokall
- 1 banane
- 1 gotë kos natyral
- 2 lugë çaji mjaltë
- 1 lugë çaji kanellë
- Luleshtrydhe (opsionale)
Përgatitja:
Lajini frutat, qërojini dhe pritini në copa të vogla. Vendosni në blender kosin, bananen dhe portokallin. Shtoni mjaltin dhe kanellën. Përziejini për 2–3 minuta derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme dhe kremoze. Hidheni smoothie-n në gotë dhe zbukurojeni me pak kanellë, një shkop kanelle dhe një fetë portokalli.