• VIDEO

    Hallvë me miell misri, arra dhe susam nga zonja Albana

    Hallvë me miell misri, arra dhe susam

    Përbërësit:

    • 2 gota sheqer
    • 4 gota ujë
    • 2 feta limon ose portokall
    • 2 shkopinj kanelle
    • 1 gotë vaj luledielli
    • 2 gota miell misri i trashë
    • 1 gotë arra të grira trashë
    • 2 lugë gjelle susam

    Përgatitja:

    Fillimisht përgatisni sherbetin. Karamelizoni 2 lugë gjelle sheqer në zjarr të ulët derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtoni ujin, pjesën tjetër të sheqerit, fetat e limonit ose portokallit dhe kanellën. Lëreni të ziejë 4-5 minuta dhe mbajeni të ngrohtë. Ngrohni vajin në tenxhere. Shtoni miellin e misrit dhe kaurdiseni në temperaturë mesatare duke e përzier vazhdimisht derisa të marrë ngjyrë të artë dhe aromë të këndshme. Shtoni arrat dhe susamin dhe përziejini. Ulni zjarrin. Hidhni gradualisht sherbetin e ngrohtë duke e përzier pa ndërprerje me lugë druri. Vazhdoni derisa masa të trashet dhe të shkëputet nga fundi dhe anët e tenxheres. Vendoseni në forma silikoni ose në një tepsi të vogël. Shtypeni lehtë, lëreni të ftohet dhe të mpikset. Dekorojeni me pak kanellë ose një copë reçel portokalli.

  • VIDEO

    Tavë me patëllxhanë dhe patate nga zonja Albana

    Tavë me patëllxhanë dhe patate

    Përbërësit:

    • 8 patëllxhanë
    • 4 patate
    • 1 filxhan çaji vaj për skuqje
    • 1 lugë gjelle vaj ulliri
    • 3 qepë
    • 4 thelpinj hudhër
    • ½ filxhan kafeje stika pishe
    • 4 vezë
    • 2 lugë gjelle miell
    • 1 filxhan kafeje bukë të grirë
    • ½ tufë kopër dhe nenexhik
    • 100 gr djathë i bardhë
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Qëroni dhe prisni patëllxhanët në feta të trasha, skuqini në vaj dhe vendosini mbi letër kuzhine që të kullojnë. Shtroni gjysmën e patëllxhanëve në një tavë të lyer me vaj dhe pak miell. Në një tigan kaurdisni në vaj ulliri qepët e prera hollë dhe hudhrën e grirë. Prisni patatet në kubikë të vegjël dhe përziejini me qepët, hudhrën dhe stikat e pishës. Shpërndajeni këtë mbushje mbi shtresën e parë të patëllxhanëve. Rrihni vezët me miellin, gjysmën e bukës së grirë, koprën, nenexhikun, kripën dhe piperin. Hidhni përzierjen mbi mbushje. Mbulojeni me pjesën tjetër të patëllxhanëve. Sipër spërkatni bukën e mbetur të grirë dhe djathin feta të thërrmuar. Piqeni në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 40-45 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.

  • VIDEO

    Makarona me mish pule dhe salcë kremoze nga zonja Albana

    Makarona guackë me mish dhe salcë kremoze

    Përbërësit:

    • 500 gr mish pule
    • 2 lugë gjelle vaj ulliri
    • 4 thelpinj hudhër
    • 300 gr makarona guackë
    • 2 lugë gjelle gjalpë
    • 250 ml pana për gatim
    • 100 gr djathë kaçkavall i grirë
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Ziejini makaronat në ujë me kripë sipas udhëzimeve të paketimit. Kullojini dhe lërini mënjanë. Ngrohni një tigan të madh në temperaturë të lartë. Shkrini 2 lugë gjelle gjalpë ose vaj ulliri dhe shtoni mishin. Kaurdiseni për 2-3 minuta nga secila anë derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtoni hudhrën dhe gatuajeni edhe 30 sekonda. Rregulloni shijen me kripë dhe piper. Hiqeni mishin nga tigani dhe mbajeni mënjanë. Vendoseni përsëri tiganin në zjarr të ulët dhe shtoni 2 lugë gjelle gjalpë. Kur të shkrijë, hidhni gradualisht panën duke e përzier vazhdimisht. Shtoni parmixhanon e grirë dhe përziejeni derisa të shkrihet plotësisht dhe salca të trashet lehtë, duke marrë shkëlqim kremoz. Shtoni makaronat e kulluara në salcë dhe përziejini mirë që të mbulohen nga kremi. Ktheni copat e mishit në tigan dhe përziejini me kujdes me makaronat që të përthithin aromat e salcës. Shërbejeni të ngrohtë në pjata të thella. Spërkateni me majdanoz të freskët dhe djathë parmixhano shtesë sipas dëshirës.

  • VIDEO

    E PLOTË/ Shtypi i Ditës, 22 Qershor /Qytetarët përplasen për deputetin Bido, protesta në fokus!

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 22 qershor 1996/ Parlamenti që “prodhoi” masakra zgjedhore e 26 majit, PD me 122 deputetë e opozita vetëm 18

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Klinika 24' Dhimbja në gjunjë nga këpucët? Psikologjia e pornografisë e çfarë të merrni në pushime

     

    Emisioni mjekësor “Klinika 24”, me autore dhe moderatore Doreada Mio, rikthehet këtë sezon të 15-të çdo të shtunë ora 14:00 në Report Tv me një mision të qartë: të informojë, të këshillojë dhe mbi të gjitha, të frymëzojë për një jetë më të shëndetshme. Ky format i dedikuar shëndetit dhe mirëqenies sjell çdo javë rubrika të veçanta.

  • VIDEO

    NJë nga Ne - Nga mësimdhënia në fshat tek arti në Shkodër, flet Teuta: Bëj dy punë që t'ia dal

    Të jetosh vetëm me art në Shkodër është shumë e vështirë, pasi tregu është i ngopur me artistë dhe të ardhurat janë të pamjaftueshme për të mbajtur familjen. Ndaj Teuta Lagja ka zgjedhur të bëjë një profesion të dytë. Prej 27 vitesh jep mesim në ciklin fillor. Për më shumë ndiqni materialin e realizuar nga gazetarja Xhensila Nako.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Një nga Ne' - Dita e mësueses artiste në Shkodër/ Speciale- Gabimet që dëmtojnë bletarët

     

    Të jetosh vetëm me art në Shkodër është shumë e vështirë, pasi tregu është i ngopur me artistë dhe të ardhurat janë të pamjaftueshme për të mbajtur familjen. Ndaj Teuta Lagja ka zgjedhur të bëjë një profesion të dytë. Prej 27 vitesh jep mesim në ciklin fillor. Për më shumë ndiqni materialin e realizuar nga gazetarja Xhensila Nako. Shumë njerëz e nisin bletarinë thjesht si hobi, por të paktë janë ata që arrijnë të qëndrojnë gjatë. Sot udhëtojmë në Pukë për të dëgjuar historinë e bletarit dhe studiuesit Abdyl Arifaj. Ai tregon me sinqeritet vështirësitë e këtij profesioni, gabimet që bëhen në terren nga mungesa e njohurive dhe arsyen pse të rinjtë po e braktisin këtë rrugë. Ndiqni reportazhin e përgatitur nga gazetari Armir Mehaj.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 19 Qershor 2026 – Receta / Bëje vetë, maska natyrale/ Kujdesi për lëkurën në verë

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Suxhukë me patate dhe perime në tigan / Tavë dheu me sallam / Zup me biskota.

    Kujdesi për lëkurën nuk ka nevojë gjithmonë për produkte të shtrenjta apo trajtime të komplikuara. Shpesh, zgjidhjet më efektive gjenden në përbërësit natyralë që i kemi pranë nesh në shtëpi. Në rubrikën “Bëje Vetë”, Niki dhe Stela do të na tregojnë si të përgatisim dy maska natyrale shumë të thjeshta dhe efektive: një maskë me vitaminë C për rrathët e zinj poshtë syve, dhe një nxirës natyral për trupin me kokos dhe kakao. Dy receta të lehta, ekonomike dhe ideale për një rutinë verore më të shëndetshme dhe natyrale për lëkurën.

    Vera është periudha kur lëkura jonë përballet me sfida të shumta: ekspozimin e zgjatur në diell, temperaturat e larta, lagështinë, ujin e detit apo klorin e pishinave. Në këtë sezon shtohen edhe këshillat dhe besimet e ndryshme për kujdesin ndaj lëkurës, por sa prej tyre janë vërtet të sakta? A mjafton kremi mbrojtës vetëm në plazh? A ndihmon nxirja për të mbrojtur lëkurën? Cilat janë gabimet që bëjmë pa e kuptuar dhe që mund të kenë pasoja afatgjata për shëndetin e saj? Për të folur mbi mitet më të përhapura, të vërtetat shkencore, rutinën ideale të kujdesit gjatë verës, njollat e lëkurës, plakjen e parakohshme dhe trajtimet estetike që rekomandohen ose duhen shmangur në muajt e nxehtë, sot në “Rreze Dielli” kemi të ftuar mjeken dermatologe, Irena Savo Jorgaqi.

  • VIDEO

    Gabimet e përditshme që po ju plakin lëkurën / Dermatologia këshillon

    Vera është periudha kur lëkura jonë përballet me sfida të shumta: ekspozimin e zgjatur në diell, temperaturat e larta, lagështinë, ujin e detit apo klorin e pishinave. Në këtë sezon shtohen edhe këshillat dhe besimet e ndryshme për kujdesin ndaj lëkurës, por sa prej tyre janë vërtet të sakta? A mjafton kremi mbrojtës vetëm në plazh? A ndihmon nxirja për të mbrojtur lëkurën? Cilat janë gabimet që bëjmë pa e kuptuar dhe që mund të kenë pasoja afatgjata për shëndetin e saj? Për të folur mbi mitet më të përhapura, të vërtetat shkencore, rutinën ideale të kujdesit gjatë verës, njollat e lëkurës, plakjen e parakohshme dhe trajtimet estetike që rekomandohen ose duhen shmangur në muajt e nxehtë, sot në “Rreze Dielli” kemi të ftuar mjeken dermatologe, Irena Savo Jorgaqi.

  • VIDEO

    Nxirës natyral për trupin! Vetëm me 2 përbërës që ke në shtëpi

    Vera është stina kur të gjithë dëshirojmë një lëkurë me pamje të shëndetshme, të artë dhe të ndriçuar. Por përveç produkteve që gjejmë në treg, ekzistojnë edhe alternativa natyrale që mund t’i përgatisim vetë në shtëpi, me përbërës të thjeshtë dhe të aksesueshëm. Në rubrikën “Bëje Vetë”, Niki dhe Stela do të na tregojnë si të përgatisim një nxirës natyral për trupin me vaj kokosi dhe kakao, një kombinim që i jep lëkurës shkëlqim, hidratim dhe një nuancë të bukur verore. Një recetë e lehtë, praktike dhe ideale për këdo që preferon kujdesin natyral për lëkurën.

  • VIDEO

    Karamelet me kanabis, toksikologia për Report TV: Te fëmijët mund të shkakojë vdekje!

    Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për një formë të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Shqipëri, ku substancat me përmbajtje të lartë THC, përbërësi kryesor psikoaktiv i kanabisit, paraqiten në formën e produkteve ushqimore të njohura si "Edibles".

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv