Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 24 Korrik 2026 – Receta/ Historia e një gruaje të fortë/ Një edukatore e veçantë si Klajda

24 Korrik, 15:44 | Përditesimi: 24 Korrik, 15:44

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patate me mish të grirë në furrë / Fokaçe me domate, djathë dhe proshutë / Ëmbëlsirë në gotë me qumësht dhe çokollatë.

Nga auditorët tek skenat ndërkombëtare, Xheni Krypi e ka nisur rrugëtimin mes librave dhe auditorëve universitarë, por shumë shpejt Xheni ka gjetur veten në skena spektaklesh, konkurse ndërkombëtare dhe juritë e eventeve të bukurisë. Ajo ka përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë dhe trojet shqiptare në kompeticione, ku vlerësohet për kulturën, sjelljen dhe mënyrën e veçantë se si përçon mesazhe pozitive për gruan shqiptare. Në studion e “Rreze Dielli” flasim për eksperiencat e saj, kurorat e bukurisë brenda dhe jashtë vendit, pasionin për të shkruar poezi dhe angazhimin në nisma sociale për të ndihmuar njerëzit në nevojë!

Klajda Begaj prej 8 vitesh punon eduktore në një kopësht të qytetit të Fierit. Ajo që e bën të veçantë këtë të re është se pasionin e saj e ka shndërruar në një orë edukative dhe argëtuese për fëmijët, me të cilët ajo ka një dashuri të veçantë. E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” Klajda ndau me publikun shumë punë artistike të cilat i krijon duke argëtuar fëmijët, por edhe pasionin e saj për pikturën, portretet dhe peisazhet që ajo krijon.

MC/Shqiptarja.com