Krepa me mish të grirë
Përbërësit:
- 1 kupë miell
- 2 vezë të mëdha
- 1 kupë qumësht
- 2 lugë çaji gjalpë
- Pak kripë
Mbushja:
- 500 gr mish i grirë
- 1 qepë mesatare
- 100 ml verë e kuqe
- 2 thelpinj hudhër
- 1 lgj salcë domate
- 2 lgj vaj ulliri
- Spec i kuq pluhur
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Kaurdisim mishin e grirë, shtojmë qepën dhe hudhrën dhe më pas e shuajmë me verë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë salcën dhe erëzat, sikurse dhe ujë që të ziejnë. Krijojmë qullin për krepa. I skuqim në tigan me pak vaj të spërkatur. Më pas i shtrijmë petë dhe mbushje, veprojmë kështu me disa shtresa.