• VIDEO

    “10 ditë në bodrum me djalin e vogël” Rrëfimi rrënqethës i ukrainases që jeton në Shqipëri

  • VIDEO

    Pacientët e Onkologjikut në mëshirë të fatit, Kryetarja e Urdhrit të Farmacistëve: Mungojnë barnat për trajtimin e tumoreve

    Kryetarja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma thotë për Report Tv se në treg aktualisht mungojnë barna citostatikë, të cilët përdoren nga pacientët e Onkologjikut për trajtimin e kancerit.

    “Në periudha të ndryshme kohor e mungojnë, aktualisht mungojnë barna citostatikë, për pacientë të onkologjikut. Nga informacionet që unë kam ka mangësi”, tha Toma në Report Tv.

    E ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Toma diskutoi mbi mungesën e barnave në treg, ku Report Tv pas një vëzhgimi konstatoi se ka mungesë të Ventolës, (salbutamol), ilaçi në formë pompe që përdoret nga astmatikët për lirimin e rrugëve të frymëmarrjes. Ajo thotë se farmacisti mbetet me duar të lidhura për shkak të këtyre problemev

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 27 Shkurt 2024 – Receta/ Trende & Këshilla arredimi / Çipi në tru, inteligjenca artificiale

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me presh dhe oriz / Qepë të grira me vezë / Revani me niseshte.

    Arredimi i dyerve të fshehura është një trend i rritur në popullaritet për shkak të përparimeve në teknologji dhe dizajn, dhe për shkak të nevojës për zgjidhje të përshtatshme për hapësirat e vogla. Në studion e "Rreze Dielli" me Anila Hetoja, interior design, tregojmë cilat janë disa nga trendet kryesore të arredimit të dyerve të fshehura, pse perdet tashmë kanë dalë jashtë mode, si dhe japim disa këshilla arredimi për ambjentet e shtëpisë, por dhe një tualeti modern si një sallon bukurie. Gjithashtu Anila na tregon dhe çfarë lulesh të mbajmë në shtëpi për një jetë sa më të shëndetshme.

    Një vit pasi u lejua për testim, Neuralink e miliarderit Elon Musk ka implantuar për herë të parë në histori çipin e saj të trurit me valë tek një qenie njerëzore. “Pajisja quhet ‘Telepathy’ dhe ju lejon të keni kontrollin e telefonit ose kompjuterit tuaj dhe nëpërmjet tyre, pothuajse çdo mjet, thjesht duke menduar”, është shprehur Musk. Pajisja është menduar të ketë disa aplikacione, nga rivendosja e funksionalitetit motorik brenda njerëzve deri te mundësimi i një ndërlidhje tru-kompjuter. Në studion e “Rreze Dielli” me inxhinierin bioteknologjik Ermand Martenika, diskutojmë mbi të ardhmen e teknologjisë, çfarë pritet të sjellë ky zhvillim, kush përfiton dhe si do funksionojë? Gjithashtu ndalemi dhe në "Detyrat mi bën kompjuteri", si po i dëmton nxënësit Inteligjenca Artificiale?

  • VIDEO

    Çfarë po ndodh? Pas çipit të trurit, Elon Musk do çojë 1 milion njerëz në Mars?!

    Një vit pasi u lejua për testim, Neuralink e miliarderit Elon Musk ka implantuar për herë të parë në histori çipin e saj të trurit me valë tek një qenie njerëzore. “Pajisja quhet ‘Telepathy’ dhe ju lejon të keni kontrollin e telefonit ose kompjuterit tuaj dhe nëpërmjet tyre, pothuajse çdo mjet, thjesht duke menduar”, është shprehur Musk. Pajisja është menduar të ketë disa aplikacione, nga rivendosja e funksionalitetit motorik brenda njerëzve deri te mundësimi i një ndërlidhje tru-kompjuter. Në studion e “Rreze Dielli” me inxhinierin bioteknologjik Ermand Martenika, diskutojmë mbi të ardhmen e teknologjisë, çfarë pritet të sjellë ky zhvillim, kush përfiton dhe si do funksionojë?

  • VIDEO

    Habit arkitektja: Ja çfarë do ndodhë me perdet, dyet e kamufluara do bëjnë namin, ja sesi

    Arredimi i dyerve të fshehura është një trend i rritur në popullaritet për shkak të përparimeve në teknologji dhe dizajn, dhe për shkak të nevojës për zgjidhje të përshtatshme për hapësirat e vogla. Në studion e "Rreze Dielli" me Anila Hetoja, interior design, tregojmë cilat janë disa nga trendet kryesore të arredimit të dyerve të fshehura, pse perdet tashmë kanë dalë jashtë mode, si dhe japim disa këshilla arredimi për ambjentet e shtëpisë, por dhe një tualeti modern si një sallon bukurie. Gjithashtu Anila na tregon dhe çfarë lulesh të mbajmë në shtëpi për një jetë sa më të shëndetshme.

  • VIDEO

    Byrek me presh dhe oriz nga zonja Albana

    Byrek me presh dhe oriz

    Përbërësit:

    • 500 gr miell
    • 250 ml ujë
    • 1 kg presh
    • 3 lgj oriz
    • 2 gota ujë
    • 2 kokrra vezë
    • 2 gota qumësht
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper, nenexhik

    Përgatitja:

    Realizojmë fillimisht brumin duke trazuar miellim me pak kripë, dy lugë vaj ulliri dhe 250 ml ujë. E trazojmë me dorë derisa të formohet një brumë i butë. Më pas lyejmë duart me pak vaj ulliri dhe fërkojmë sipërfaqen e brumit, e mbështjellim me qese kuzhine dhe e lëmë mënjëanë sa të përgatisim mbushjen. Preshin e lajmë mirë, e grijmë hollë, e vendosim në tenxhere duke i hedhur pak kripë dhe gjysmë gote ujë. E lëmë në zjarr me kapak derisa të ulet volumi i sasisë dhe të ketë pirë të gjithë ujin. Më pas shtojmë orizin dhe 1 gotë të madhe me ujë. E lëmë në zierje për rreth 15 minuta, më pas shtojmë 3 gj vaj ulliri dhe erëzat. Ndajmë brumin në 8 toptha të vegjël dhe hapim petët duke i spërkatur me niseshte. Shtrojmë petën e parë, e spërkasim me vaj ulliri, vendosim 4 petët e tjera duke i spërkatur me vaj, shtrojmë preshin me oriz, vendosim petët e tjera dhe palosim anët e byrekut me duar. Qumështin e rrahim me vezët dhe ia shtojmë sipër byrekut, e vendosim në furrë të parangrohur të piqet në 200° për 35-40 minuta.

  • VIDEO

    Revani me niseshte nga zonja Albana

    Revani me niseshte

    Përbërësit:

    • 500 gr niseshte
    • 2 gota sheqer
    • 100 ml vaj ulliri
    • 1 litër ujë
    • 1 të verdhë veze
    • 1 lgj kos

    Përgatitja:

    Në një tenxhere vendosim niseshten dhe sheqerin, i përziejmë dhe më pas shtojmë 1 litër ujë të vakët dhe vajin e ullirit gradualisht. E përziejmë derisa masa të jetë e duhur, e vendosim në një tavë duke e niveluar në fund me dorë. Me kosin dhe të verdhën e vezës lyejmë sipërfaqen e revanisë dhe e vendosim të piqet në furrë.

  • VIDEO

    Qepë të grira me vezë nga zonja Albana

    Qepë të grira me vezë

    Përbërësit:

    • 1 kg qepë
    • 2 fk vaj ulliri
    • 2 domate / 1 lgj domate
    • 4-5 vezë
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Qepët e thata të prera në formë rrethi i kaurdisim në zjarr të ngadalshëm mbuluar me kapak derisa të zbuten. Pastaj hedhim domate ose salcë, kripë, piper të zi, dafinë, ujë dhe i lëmë të ziejnë derisa qepët të zbuten dhe të mbeten me pak lëng. E kalojmë gatimin në një tavë ku hedhim vezët në reshta në largësi 4-5 cm nga njëra-tjetra. I spërkatim vezët me pak kripë e piper dhe e vendosim tavën në furrë të piqet derisa të mpikset e bardha e vezës.

  • VIDEO

    'Metamorfoza'/ Arrestohet në Dubai Denis Bajri! Akuzohet nga SPAK se ka vrarë Gjin Ndojin në 2020, me porosi të Ervis Martinajt

    Denis Bajri është arrestuar në Emiratet e Bashkuara. Ai akuzohet nga SPAK për vrasjen e Gjin Ndojit

  • VIDEO

    Vrasja dhe groposja e Pëllumb Metës, Pistë e re hetimi: Dyshohet se e vrau bashkëshortja

    Vijojnë hetimet për të zbardhur vrasjen dhe groposjen e Pëllumb Metës, ngjarje e ndodhur më 10 shkurt në Shën Vlash të Durrësit por që u zbulua vetëm më 22 shkurt dhe vijoi me arrestimin një ditë më pas të tre fëmijëve të viktimës.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 27 shkurt 2024

      Titujt e gazetave për sot, nga nesër samiti për Ukrainën Zelensky për herë të parë në Shqipëri e Tirana në "shtetrrethim" te gangësterët e deri tek PD dy kushte PS-së për amnistinë penale.

    • VIDEO

      Lëvizi me makinë, e kapën kamerat/ Gabimi i Hysen Metës që zbardhi vrasjen në Durrës

      Për shkak të kthjelltësisë që ka në rrëfimin e bërë për vrasjen e bashkëshortit Pëllumb Meta nga 3 fëmijët e saj, Blerina Metës do t’i bëhet një ekspertizë pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv