• VIDEO

    'Spiunia' ruse që u dashurua me Shqipërinë! Rrëfehet për here të parë Svetlana në Esencë

    Exlusive: “Spiunia’’ Ruse Svetlana Timofeeva flet për herë të parë në një studio televizive për fatin e saj në Shqipëri. Kush është, si u burgos, kush e dënoi dhe përse kërkon azil politik në vendin tonë "Spiunia" Ruse që u dashurua me Shqipërinë?

  • VIDEO

    Dëshmia bombë pas 32-vitesh humbje/Motra shikon imazhin,flet dëshmitari:E takova…

    Agron Mehalla nga fshati Mollas i Cërrikut është ky 47-vjeçar, i cili kërkohet në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ nga familjarët e tij. Ai humbi gjurmët nga Kozani i Larisës, teksa bashkë me 3 kushërinjtë dhe një bashkëfshatar, kishin kaluar në këmbë nga pika kufitare e Kapshticës. Ata janë ndalur në vendin e quajtur Fillorinë, ku kanë kaluar orët e vona të mbrëmjes në një pyll, ndërsa katër nga bashkëudhëtarët kanë hyrë për të fjetur në një godinë të braktisur, ndërsa Agroni nuk ka pranur. Nga frika se mos pikasej nga policia ai ka kërkuar të kalojë natën jashtë, ndërsa e ka zënë gjumi pranë një mullari. Rreth orës 12 natës në zonë ka mbërritur policia, e cila ka kapur në këtë banesë katër emigrantët shqiptarët. Këta të fundit kthehen në Shqipëri, pa mundur të mësojnë se ku kishte përfundur Agron Mëhalla. Pikëpyetje të mëdha grihen nga familjarët, për zhdukjen e të riut, pasi të vetmit dëshmitarë të asaj natë kanë dhënë dëshmi kontradiktore rreth ngjarjes, me dyshimin se atë natë janë dëgjuar edhe të shtëna me armë. Për 47-vjecarin i cili humbi gjurmët, kjo zonë nuk ishte e panjohur pasi për të ishtë herë e katërt që kalonte kufirin. Ai u nis pa aprovimin e prindërve, por me garancinë që i dhanë kushërinjtë, se me të mbërritur ai do të fillonte punë tek pronrai i tyre grek në Kozani të Larisës. Me t’I kthyer në Shqipëri, për 6 muaj me radhë kushërinjtë nuk u dhanë asnjë informacion familjarëve të Agronit përsa çfarë kishte ndodhur atë natë në mes të pyllit. Ata nuk pranuan t’u tregonin as vendin ku ndodhi ajo ngjarje edhe pse Gazmend Mehalla e ka kërkuar me insistim të dijë vendin ku u zhduk i vëllai i tij. Djali i madh i familjes Mëhalla u mungon të gjithëve, prindërve, 5 motrave dhe vëllait më të vogël, i cili ishte foshnje kur Agroni u zhduk dhe sot kërkon ta gjej e të njoh për herë të parë imazhin e tij. Kjo është e vetmja foto që famikja disponon, foto e shkrepur në 1991 kur Agroni ishte një 16-vjeçar.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 23 Shkurt 2024 – Receta/ Familja shqiptare sot / Çrregullimet hormonale, shenjat…

    Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qahije të mbushura / Brokoli, lulelakër dhe karrota me krem në furrë / Supë me oriz, tradita e Shkodrës / Majonezë shtëpie.

    Familja e bashkuar është një ndër elementet kyç të një shoqërie të shëndetshme dhe funksionale. Një familje e bashkuar ndihmon në zhvillimin e personalitetit dhe moralit të fëmijëve si dhe ndihmon në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të dashur për të gjithë anëtarët e saj. Në studion e “Rreze Dielli” pedagogu Xhonatan Pano flet për rëndësinë në ditët e sotme të një familje të shëndetshme… çfarë po e rrezikon familjen shqiptare sot? Ai fton të gjithë ata që kanë dëshirë të marrin pjesë në Konventën e 3-të të Familjes me temën “Së bashku qëndrojmë” një ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare organizuar nga Koalicioni Shqiptar Pro Familjes & Jetës, një mbështetje e rëndësishme në betejën e vlerave të mbrojtjes së familjes, lirisë dhe traditës.

    Mbipesha tek gratë dhe shëndeti hormonal i tyre në kohët e sotme…Ndjeheni të fryrë, të acaruara, apo thjeshtë jo në formë të mirë? Jeni të lodhur, keni pagjumësi, dhimbje koke, shtoni në peshë pa e kuptur apo keni vështirësi në rënie nga pesha, vëreni ndryshime në lëkurë dhe në flokët tuaja? Shkaku i të gjitha këtyre mund të jete një ç’ekuilibër i hormoneve tuaja. Disbalancat hormonale janë problematika të cilat nuk duhen neglizhuar, pasi pasojat mund të jenë të ndryshme. Me Adja Angjeli - mentore shëndeti, çertifikuar për shëndetin hormonal, flasim për mbipeshën tek gratë lidhur me hormonet, si të kuptojmë që kemi një problem hormonal, cilat janë shenjat dhe simptomat, dhe si të rikthejmë balancat për një jetë sa më të shëndetshme.

  • VIDEO

    Manja ndërhyn live në Frontline, plas debati i fortë në studio (22 SHKURT 2024)

  • VIDEO

    Zbardhen detaje tronditëse nga krimi horror në Durrës/ “Vajza nuk veproi e vetme” (23 shkurt 2024)

  • VIDEO

    Bashkëkryetarin e 'Zgjedhores' për votën e amnistisë penale? PS refuzon kushin e Rithemelimit!

    Partia Socialiste refuzon propozimin e Rithemelimit për të dhënë votën pro për amnistinë penale në këmbim të bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Propozimi u bë publik dje nga deputeti i Rithemelimit Edmond Spaho nga studio e ‘Frontline’ në Report TV. Spaho e bëri të qartë kërkesën e cila pak lidhje ka me amnistinë.

  • VIDEO

    Publicisti: Në KMSH, kryesia janë gylenistë, drejtojnë pjesën më të madhe të xhamive në vend! 20 imamë dhe 18 myfti pjesë e këtij grupimi

    Florjan Arapi, publicist thotë se kryesia e Komiteti Mysliman të Shqipërisë drejtohet nga gylenistëve. I ftuar në studion e Report Tv në emisionin ‘Përballje’, Arapi deklaroi se pjesa më e madhe e xhamive në vend janë në kontrollin e KMSH-së e ato që janë jashtë kontrollit, numërohen me gishtat e dorës

    Nuk po dobësoheni dot? Merrni peshë në bark dhe ije? Kujdes fajin e kanë hormonet, ja çfarë të bëni

    Mbipesha tek gratë dhe shëndeti hormonal i tyre në kohët e sotme…Ndjeheni të fryrë, të acaruara, apo thjeshtë jo në formë të mirë? Jeni të lodhur, keni pagjumësi, dhimbje koke, shtoni në peshë pa e kuptur apo keni vështirësi në rënie nga pesha, vëreni ndryshime në lëkurë dhe në flokët tuaja? Shkaku i të gjitha këtyre mund të jete një ç’ekuilibër i hormoneve tuaja. Disbalancat hormonale janë problematika të cilat nuk duhen neglizhuar, pasi pasojat mund të jenë të ndryshme. Me Adja Angjeli - mentore shëndeti, çertifikuar për shëndetin hormonal, flasim për mbipeshën tek gratë lidhur me hormonet, si të kuptojmë që kemi një problem hormonal, cilat janë shenjat dhe simptomat, dhe si të rikthejmë balancat për një jetë sa më të shëndetshme.

  • VIDEO

    'Jam e lumtur, nuk pendohem! Babai na torturonte' Detaje çfarë deklaroi studentja kur u rikthye në vendin e krimit: Kur vendosi të më martonte, erdhi fundi

    Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e 19 vjeçares Hygerta Meta kur policia e riktheu në vendin e krimit për të ndihmuar policinë për të zbardhur krimin e rëndë. Ajo ka thënë se i ati i torturonte dhe I kishte nxirë jetën të ëmës së saj.

  • VIDEO

    Çfarë po e rrezikon familjen shqiptare? Merr pjesë në Konventën e tretë ‘Pro Familjes & Jetës’

    Familja e bashkuar është një ndër elementet kyç të një shoqërie të shëndetshme dhe funksionale. Një familje e bashkuar ndihmon në zhvillimin e personalitetit dhe moralit të fëmijëve si dhe ndihmon në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të dashur për të gjithë anëtarët e saj. Në studion e “Rreze Dielli” pedagogu Xhonatan Pano flet për rëndësinë në ditët e sotme të një familje të shëndetshme… çfarë po e rrezikon familjen shqiptare sot? Ai fton të gjithë ata që kanë dëshirë të marrin pjesë në Konventën e 3-të të Familjes me temën “Së bashku qëndrojmë” një ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare organizuar nga Koalicioni Shqiptar Pro Familjes & Jetës, një mbështetje e rëndësishme në betejën e vlerave të mbrojtjes së familjes, lirisë dhe traditës. 

  • VIDEO

    Brokoli, lulelakër dhe karrota me krem në furrë nga zonja Albana

    Brokoli, lulelakër dhe karrota me krem në furrë

    Përbërësit:

    • 500 gr brokoli
    • 500 gr lulelakër
    • 2 karrota
    • 2-3 lgj vaj ulliri
    • 1 qepë e thatë
    • 1 spec i kuq
    • 80 gr miell
    • 200 ml qumësht
    • 125 ml pana
    • 1 tufë majdanoz
    • 7-8 domate qershi
    • 3 kokrra vezë
    • Djathë kaçkavall të grirë
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Ndajmë lulelakrën dhe brokolin në bohçe të vogla ndërsa karrotat i presim pjerrtazi në rondele. Në një tenxhere me ujë të nxehtë me pak kripë vendosim karrotat dhe lulelakrën të ziejnë. Pas 5 minutave shtojmë dhe brokolin. Ndërkohë në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim qepën e grirë imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë specin e kuq të prerë në shirita, vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar pak kripë dhe piper. Në një tas rrahim vezët me qumështin dhe miellin, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe majdanoz të grirë. Lyejmë një tavë me pak vaj, vendosim perimet, qepën e kaurdisur me specin, domatet qershi të ndara përgjysmë, kremin me qumësht dhe vezë dhe në fund djathin e grirë kaçkavall. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 20 minuta.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv