• VIDEO

    Flet për 'Pa Gjurmë' gruaja e Pëllumb Metës që u vra dhe u gropos nga fëmijët: Jam dhunuar prej 26 vitesh bashkë

    Blerina Meta, bashkëshortja e Pëllumb Metës që u vra nga fëmijët e tij ka dhënë një intervistë për emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv mbi versionin e saj për vrasjen

  • VIDEO

    Sëmundja e ‘panjohur’ e meshkujve, nëse keni këto shenja kujdes, mund të keni nivel të lartë të…

    Në "Rreze Dielli" në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, tregojmë simptomat paralajmëruese që lidhen me praninë e lartë të acidit urik dhe mënyrat e trajtimit alternativ. Acidi urik është një lëndë e mbetur e trupit që zakonisht gjendet në gjak dhe formimi i tij varet nga zbërthimi i kimikatit të quajtur purina. Normalisht, acidi urik tretet me gjakun, arrin në veshka dhe kalon nëpër trup me urinë. Megjithatë, kur ka një formim të tepruar të purinës ose kur veshkat nuk funksionojnë siç duhet, acidi urik qëndron në trup. Shumë acid urik në trup mund të çojë në një gjendje të quajtur hiperuricemia. Kjo gjendje shëndetësore mund të çojë në formimin e kristaleve të acidit urik, të cilët vendosen në kyçe dhe shkaktojnë një formë të dhimbshme të artritit. Këto kristale mund të vendosen dhe në veshka, duke çuar në gurë në veshka. Gjithashtu acidi i lartë urik i patrajtuar mund të çojë në sëmundje të rënda të veshkave, zemrës, diabetit, etj.

  • VIDEO

    Vranë të atin dhe e groposën në kasolle, 'Nëse s'do fejohej më 1 mars do i përzinte të gjithë nga shtëpia!' Shefi i krimeve në Durrës për Report Tv tregon ultimimatumin që Meta i kishte dhënë fëmijëve

    Shefi i Krimeve në Durrës, Elton Shahini në një intervistë për Report Tv ka treguar se si e zbuluan krimin e rëndë në Durrës, ku tre fëmijët vranë babanë Pëllumb Meta. Shahini thotë se pasi djali i madh ka denoncuar babanë të zhdukur kanë nisur edhe hetimet.

  • VIDEO

    Javë turbulluese! Kujdes, këto shenja nga… / Horoskopi javor 26 shkurt – 3 mars nga Jorgo Pulla

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për të gjitha shenjat e zodiakut, për javën e fundit të muajit shkurt dhe fillim marsit, 26 shkurt – 3 mars, duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. Eshtë një javë disi problematike, një javë turbulluese me ndikime dinamike planetare për të gjitha shenjat, ku jo çdo gjë do të shkoje ashtu siç pritet. Kujdes në mbylljen e disa çështjeve problematike dhe në vendime të rëndësishme që do të merrni si në fushën ekonomike, profesionale ashtu dhe në atë shpirtërore.

  • VIDEO

    Petulla me rrush të thatë, të shpejta dhe plot shije nga zonja Albana

    Petulla me rrush të thatë

    Përbërësit:

    • 600 gr miell
    • 300 ml qumësht
    • 30 gr maja
    • 100 gr rrush të thatë
    • 100 gr sheqer pluhur dhe kristal të përzier
    • Vanilje
    • Pak kripë
    • Lëkurë limoni
    • Vaj për skuqje

    Përgatitja:

    Zëmë majanë me pak qumësht të vakët, 1 lugë sheqer dhe 1 lugë miell. Më pas shtojmë qumështin, miellin, pak kripë, lëvoren e limonit dhe rrushin e thatë. Brumi duhet të jetë më i trashë se i krepave. E mbulojmë derisa të vijë për rreth 30 minuta. Në tigan me vaj të nxehtë, hedhim me lugë petullat dhe i skuqim nga të dy anët. I vendosim petullat në një enë të shtruar me letër kuzhine, në mënyrë që të thithet yndyra. Mbi to hedhim sheqer dhe i shërbejmë të nxehta.

  • VIDEO

    Tavë me patate e mish të grirë me një salcë speciale kosi nga zonja Albana

    Tavë me patate dhe mish të grirë

    Përbërësit:

    • 1 kg patate
    • 500 gr mish të grirë
    • 1 qepë mesatare
    • 2 thelpinj hudhër
    • 2 domate
    • 1 lgj salcë e koncentruar
    • 2 kokrra vezë
    • 200 ml qumësht
    • 250 gr salcë kosi
    • Djathë i butë pice
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Pastrojmë dhe lajmë patatet, i presim në kubikë dhe i vendosim në një tenxhere me ujë dhe kripë që të ziejnë. Në një enë kaurdisim mishin e grirë me qepën dhe hudhrën. Shtojmë kripë dhe domatet e prera së bashku me salcën. Për zierje të plotë shtojmë ujin. Rregullojmë shijen dhe i bashkojmë të dy masat e gatuara në një tavë, i nivelojmë dhe bëjmë një spërkatje me djathin e picës. Qumështin, vezët dhe salcën e kosit i përziejmë mirë dhe e shtrojmë mbi sipërfaqe. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius.

  • VIDEO

    Veri Jug - Maliqi, qyteti i sheqerit dje dhe sot

    Gëzim Topciu, kryerari I Bashkisë Maliq, flet për historinë e fillimeve të jetës në Maliq, nga banesat e palafiteve, deri në shekullin e 21. Ekonomia, turizmi, fermerët e vegjël.

  • VIDEO

    Veri Jug - Bletët, si ekonomi për familjet në Libonik

    Dashamir Kosturi, bletërritës, flet për mbajtjen e një parkiu të vogël bletësh dhe të ardhurat që mer prej tyre.

  • VIDEO

    Veri Jug - Maliqi (25.02.2024)

    Një udhëtim mbreslënës në qytetin e Maliqit, vetëm 13 kilometra afër Korçës. Qytet me ndërtesa tradicionale dhe me një Bashki model nga arkitektura dhe mjediset e shërbimit. Violina e parë në reportazh është kryetari I Bashkisë Gëzim Topçiu dhe, fill pas tij, në fshatin Libonik, bletërritësi Dashamir Kosturi. I cili mban në kopshtin e shtëpisë një park të vogël bletësh dhe, për çdo koshere, mer mesatarisht 15 kilogram mjaltë. Ndiqni reportazhin “Maliqi”, realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.

  • VIDEO

    Vaksinat MRNA janë shpresa e botës për të kuruar sëmundjet malinje

    Mjekja Onkologe Esmeralda Sera: “Vaksinat MRNA janë shpresa e botës për të kuruar sëmundjet malinje” E ftuar në emisionin “Klinika 24”, në Report TV, të moderuar nga Doreada Mio ishte mjekja onkologe Esmeralda Sera e cila foli për vaksinat me MRNA dhe përdorimin e tyre në sëmundjet të caktuara.”Në sajë të zbulimeve shkencore, vaksinat me MRNA, janë në fazë eksperimentale ndaj sëmundjeve malinje, sic është kanceri” e nis kështu intervistës mjekja, duke saktësuar se vaksinat janë preparate që kanë për qëllim të sensibilizojnë sistemin imunitar.Vaksinat në vetvetë janë dy llojesh, ato që përdoren për efekt profilaktik dhe ato që përdoren për efekt terapeutik.”Nga viti 2023, ka nisur të eksperimentohet vaksina MRNA, E cila ka marrë një dritë jeshile nga FDA-ja” shtoi mjekja, duke theksuar se nga statistikat, 49% e pacientëve që eksperimentuan këtë vaksinë, vunë re rezultat të menjëhershëm duke parë përmirësime.”Do doja që të sensibilizoja që të gjitha femrat të kryejnë vaksinën kundër kancetit të qafës së mitrës, për të parandaluar problemet e mëteshme” shtoi mjekja, duke theksuar se vec kësaj vaksine, janë në fazë eksperimentale dhe vaksina për kancerin e polmonit apo kancerit të gjirit.Kjo vaksinë do të shërbejë që në të ardhmen këto sëmundje të ulin incidencën e tyre. Mjeku 71 vjecar, Alfredo De Renzis, u bë zyrtarisht personi i parë në Itali që celi eksperimentimin e fazës III të vaksinës MRNA kundër kancerit të prodhuar nga Moderna, që praktikisht, është faza e fundit e testimit përpara se mjekimi të aprovohet. “E pranova menjëherë. E mendova se ishte detyra ime si doctor që t`i jap dhe unë kontributin tim këtij procesi kërkimor”, u shpreh De Renzis, i cili përpara dy vjetësh mësoi se vuante nga melanoma. Duhet theksuar, shkruajnë mediat italiane, se vaksina kundër kancerit që po nxjerr Moderna është ende në nivel eksperimentimi dhe nuk është treguar nëse mjekut i është injektuar mjekimi apo një placebo. Rezultati mund të kërkojë kohë.Vaksina bazohet tek e njëjta teknologji si ajo e adoptuar në rastin e Covidit: qëllimi i saj nuk është të parandalohet sëmundja por të ndihmohet sistemi imunitar i pacientëve që të njohin qelizat kanceroze dhe t`i sulmojnë ato në mënyrë më efikase. Ndërkohë, mjekët në Belgjikë insistojnë që energjia atomike të përdoret më shumë në fushën kërkimore dhe thonë se reaktorët e fushës kërkimore mund të shpëtojnë jetën e pacientëve të sëmurë me kancer. Reaktorët prodhojnë radionuklide, substanca që mjekët mund t’i përdorin për të dalluar metastazat dhe për t’i izoluar ato. Në gjithë botën ka vetëm gjashtë reaktorë të tillë, e kjo, thonë mjekët, është shumë pak për kërkesat e mëdha që ekzistojnë.

  • VIDEO

    “Ja çfarë duhet të dini për artritin dhe reumatizmën, çfarë mund të bëjmë që të kemi përmirësime"

    E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio ishte mjekja remautologe Ergeta Ktona,e cila foli për sëmundjet reumatizmale dhe përdorimin e suplementeve që ndikojnë në trupin tonë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 24 shkurt 2024

    Titujt e gazetave për sot, nga opozita e amnistisë te Rama kundër SPAK e BKH-së e deri tek Shkodra, Beneti dhe karnevali.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv