• VIDEO

    Lufta e Rusisë drejt Ballkanit? Eksperti i ekonomisë Lazimi: Janë fuqizuar! Sanksionet e BE-së dështuan

    Kanë kaluar dy vite tashmë nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, një ngjarje e cila ka ndikuar jashtëzakonisht shumë tek ekonomia botërore. Me moszgjidhjen e konfliktit shtohen dhe më shumë idetë se agresioni rus mund të përhapet drejt ballkanit.

  • VIDEO

    Amnistia Penale, Sula: Përfitojnë ish-zyrtarë, për herë të parë, s’ka konsensus të gjerë! Avokati: Tepër përjashtuese! Përfshin shumë pak persona

    Në studion e emisionit ‘5 Pyetjet’ me gazetarin Ilir Babaramo në Report Tv deputeti i PD-së së Rithemelimit, Dashnor Sula tha se kjo është hera e parë që nuk ka konsensus të gjerë për miratimin e një amnistie penale. Sipas tij, nga kjo amnisti mund të përfitojnë edhe ish-zyrtarë të lartë.

  • VIDEO

    Koloneli shqiptar në NATO: Pse ofensiva ukrainase nuk dha rezultat ndaj Rusisë

    Koloneli shqiptar në NATO Çlirim Toçi në një lidhje skype për emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv ka dhënë argumentet e tij se përse ofensiva ukrainase nuk dha rezultat ndaj Rusisë.

    • VIDEO

      Vranë babain, gazetari i Report Tv zbulon se çfarë i ‘tradhëtoi’ 3 fëmijët e Pëllumb Metës në fshehjen e krimit të rëndë

      Gazetari i Report Tv, Sokol Dema i ftuar në emisionin “5 pyetjet” me Ilir Babaramon tha se kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë nxjerrë zbuluar fëmijët e Pëllumb Metës të cilët u lanë sot në burg për vrasjen e babait të tyre.

    • VIDEO

      Vrasja e Pëllumb Metës, gazetari: Bashkëshortes së tij do t’i bëhet ekspertizë, dyshohet se mund të ketë probleme të shëndetit mendor

      Për shkak të kthjelltësisë që ka në rrëfimin e bërë për vrasjen e bashkëshortit Pëllumb Meta nga 3 fëmijët e saj, Blerina Metës do t’i bëhet një ekspertizë pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

    • VIDEO

      Rrëfehet gruaja e Pëllumb Metës:‘Vajza më tha babai nuk ka humbur,e vrava unë’

       

      Blerina Meta, bashkëshortja e Pëllumb Metës që u vra nga fëmijët e tij ka dhënë një intervistë për emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv mbi versionin e saj për vrasjen. Ajo tregon se është dhunuar prej 26 vitesh bashkë me fëmijët.

    • VIDEO

      Gruaja e Pëllumb Metës: Babai më tha që nuk zgjidhet pa vrasje ose do na merrte jetën të katërve

      Babi më thoshte se nuk zgjidhen problemet ndryshe me të, përveçse me vrasje”, kështu shprehet për "Pa Gjurmë" në Report Tv Blerina Meta, e veja 50 vjeçe e Pëllumb Metës, nëna e 3 fëmijëve që vranë dhe groposën babanë në stallën e bagëtive në Shënavlash të Durrësit.

      "Kam ikur tek mami e babi por ai më thoshte se me atë nuk zgjidhet problemi ndryshe përveçse me vrasje. Dalim tek ajo fjala që ka thënë babai. Përveçse me vrasje nuk zgjidhet problemi me atë njeri", shtoi ajo.

      E pyetur pse nuk i dha fund martesës me divorc, ajo tha se kishte frikë.

      "Po qëndrove në shtëpi të vras po ike te prindërit e t’u të vras. Te njerëzit e mi s’më linte, më thoshte të vras këtu dhe të vras atje, se ku duhet të rrija unë dhe fëmijët sipas atij nuk e di", tregoi ajo më tej.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 26 Shkurt 2024 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Acidi urik, trajtimi alternativ

      Zonja Albana solli dy receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me patate dhe mish të grirë / Petulla me rrush të thatë.

      Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për të gjitha shenjat e zodiakut, për javën e fundit të muajit shkurt dhe fillim marsit, 26 shkurt – 3 mars, duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. Eshtë një javë disi problematike, një javë turbulluese me ndikime dinamike planetare për të gjitha shenjat, ku jo çdo gjë do të shkoje ashtu siç pritet. Kujdes në mbylljen e disa çështjeve problematike dhe në vendime të rëndësishme që do të merrni si në fushën ekonomike, profesionale ashtu dhe në atë shpirtërore.

      Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, tregojmë simptomat paralajmëruese që lidhen me praninë e lartë të acidit urik dhe mënyrat e trajtimit alternativ. Acidi urik është një lëndë e mbetur e trupit që zakonisht gjendet në gjak dhe formimi i tij varet nga zbërthimi i kimikatit të quajtur purina. Normalisht, acidi urik tretet me gjakun, arrin në veshka dhe kalon nëpër trup me urinë. Megjithatë, kur ka një formim të tepruar të purinës ose kur veshkat nuk funksionojnë siç duhet, acidi urik qëndron në trup. Shumë acid urik në trup mund të çojë në një gjendje të quajtur hiperuricemia. Kjo gjendje shëndetësore mund të çojë në formimin e kristaleve të acidit urik, të cilët vendosen në kyçe dhe shkaktojnë një formë të dhimbshme të artritit. Këto kristale mund të vendosen dhe në veshka, duke çuar në gurë në veshka. Gjithashtu acidi i lartë urik i patrajtuar mund të çojë në sëmundje të rënda të veshkave, zemrës, diabetit, etj.

    • VIDEO

      Hygerta Meta mori përsipër vrasjen e babait të saj, Beqiri në ‘Pa Gjurmë’: Mund ta ketë bërë për të shpëtuar vëllezërit nga dënimi i përjetshëm

      Avokati Idajet Beqiri nëpërmjet një lidhje skype për emisionin “Pa Gjurmë” me gazetaren Odeta Dume në Report TV foli për vrasjen e Pëllumb Metës nga 3 fëmijët e tij të cilët u lanë sot në burg.

      Beqiri tha se mbetet për t’u zbuluar motivi i vërtetë i vrasjes, duke aluduar se konflikti për fejesën e detyruar të vajzës Hygerta Metaj, nuk është shkak për të shkuar në një ekstrem të tillë.

    • VIDEO

      “Kanë një sekret!” Detajet tronditëse të fëmijëve vrasës të babait - Përballje

      Tre fëmijët që vranë babanë në Shënavlash të Durrësit, pa shenja pendese rrëfyen krimin horror në gjykatë. Hygerta Meta pretendon se ka qëlluar me pistoletë të atin, ndërsa më herët krimin e kishte marrë përsipër vëllai i madh. Pavarësisht dëshmive kontradiktore, prokuroria tha se do mblidhen prova të reja autorin e dyshuar, Hysen Meta. Ndërsa Hygerta dhe Amarildo Meta akuzohen si bashkëpunëtorë në krim. Gjykata i la të tre në arrest me burg.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 26 shkurt 2024

      Titujt e gazetave për sot, nga urdhri nga dritarja Sali Berisha thotë të zbrazen burgjet te reforma në spitale e deri tek agallarët me pensione 1 mijë dollarë e ish-kooperativistët marrin 100 dollarë.

    • VIDEO

      Vrasja e Pëllumb Metës, flet bashkëshortja e tij: Ishte shumë agresiv, vetëm na terrorizonte! Kurrë nuk arriti të qetësohej

      Blerina Meta, nëna e 3 fëmijëve që u lanë në burg sot për vrasjen e babait të tyre Pëllumb Meta e ftuar në emisionin “Pa Gjurmë” me Odeta Dumen ka rrëfyer se bashkëshorti i saj e dhunonte vazhdimisht prej 26 vitesh.

      Odeta Dume: Si i ke pasur marrëdhëniet me të?

      Blerina Meta: Ishte njeri agresiv, shumë i dhunshëm. Asnjëherë nuk arriti të qetësohej. Vetëm terrorizonte gjithë familjen. Edhe dritaret e katit të dytë nuk hapeshin ndonjëherë, ditët që erdhi policia i panë dritaret me ngjitës. Nuk dilja dot në ballkon të ndeja rrobat rrija me kurriz

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv