-
VIDEO
Supë me oriz, tradita e shkodrës nga zonja Albana
Supë me oriz, tradita e Shkodrës
Përbërësit:
- 2 qepë mesatare
- 1 fç mish i grirë
- ½ lgj salcë domate
- 2 filxhanë kafeje oriz
- Kripë, piper i zi
- Pak gjalpë
- Lëng limoni
Përgatitja:
Kaurdisim qepën e grirë hollë, hedhim mishin e grirë, salcën, kripën dhe piperin. Vijojmë me kaurdisjen duke shtuar më pas ujë dhe e lëmë të ziejë derisa të zbutet e gjithë masa. Më pas hedhim orizin e larë dhe e lëmë supën të ziejë në formën e një çorbe të trashë. Kur e shërbejmë në pjatë hedhim pak gjalpë të shkrirë dhe piper të zi të bluar në çast, sipas dëshirës mund t'i hedhim dhe pak lëng limoni.
-
VIDEO
Majonezë shtëpie nga zonja Albana
Majonezë shtëpie
Përbërësit:
- 2 të verdha veze
- 250 ml vaj kikiriku / luledielli
- 1 lugë kafeje uthull të bardhë
- Lëngun e 1/2 limoni
- Pak kripë
- Pak piper të bardhë
Përgatitja:
Gjëja kryesore që duhet përpara se të fillojmë përgatitjen e majonezës është që vezët dhe vaji duhet të jenë të temperaturës së ambientit dhe të verdhat e vezëve duhen ndarë mirë nga të bardhat. Marrim një enë qelqi të madhe në të cilën hedhim të verdhat e vezëve. Shtojmë pak kripë dhe pak piper të bardhë sipas dëshirës. Shtojmë gjithashtu edhe uthullën. Fillojmë të rrahim përbërësit me një rrahës elektrik. Më pas fillojmë të hedhim vajin gradualisht me ngadalë. E trazojmë me rrahësin elektrik gjithmonë në të njëjtin drejtim derisa të kemi shtuar të gjithë vajin dhe të kemi arritur një masë të trashë. Në fund duke vijuar rrahjen shtojmë edhe lëngun e limonit. Pasi kemi realizuar një masë homogjene dhe të trashë e vendosim në vazo në frigorifer.
-
VIDEO
Qahije të mbushura nga zonja Albana
Qahije të mbushura
Përbërësit:
Hapi i parë:
- 250 gr miell
- 1 lgj sheqer
- 1 lk kripë
- 15 gr maja e thatë
- 50 gr vaj ulliri
- 140 ml ujë
Hapi i dytë:
- 140 gr miell
- 40 gr miell misri
Mbushja:
- 30 ml vaj ulliri
- 1/2 lugë uthull
- 200 gr djathë të bardhë
- Kripë, piper, trumzë
Përgatitja:
Zëmë brumin dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta. E shohim që është e butë dhe shtojmë masën tjetër që e kemi te hapi i dytë. E lëmë sërish të pushojë. Më pas hapim petën në formë drejtkëndëshe, e lyejmë me vaj dhe uthull. Shtojmë djathin të përzier me trumzë dhe kripë. E presim në rripa dhe i kalojmë njëra mbi tjetrën. I presim rripat e gjatë në segmente. I kalojmë në një tavë, i lëmë sërish të vijnë dhe më pas i pjekim në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.
-
VIDEO
Pretendimet e opozitës për amnistinë penale, Manja ndërhyn në ‘Frontline’: Janë 4 raste zyrtarësh të ulët që mund të përfitojnë, jo të dënuarit nga GJKKO
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka ndërhyrë në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv për të sqaruar opinionin publik mbi akuzat e opozitës që pretendon se ndryshimet në projektligjin për amnistinë penale janë bërë për të amistuar zyrtarët e lartë të korruptuar.
-
VIDEO
Manja përplaset me deputetin e Rithemelimit për amnistinë penale, Spaho: Burracakë, ua hidhni topin të tjerëve! Ministri: Gojështhurur!
Në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv pati një përplasje mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe deputetit të Rithemelimit Edmond Spaho lidhur me një propozimin e dorëzuar nga deputeti Bledion Nallbati për amnistinë penale.
-
VIDEO
‘Berisha për të mbijetuar do shkojë në kolibën e Gjuzit’, Haklaj tregon pse Blinken nuk e takoi Bashën: E bënë qëllimisht
I pyetur se përse Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken nuk e takoi kreun e PD Lulzim Basha, anëtari i kryesisë së PD-së, Azgan Haklaj i ftuar në 'Studio Live' në Report Tv tha se kjo është bërë qëllimisht nga Rama.
“E para s’ka protokoll në Shqipëri, s’kemi drejtor protokolli dhe qëllimisht Rama e ka lënë... ka kontrolluar protokollin. Vizitat Rama i përdor privatisht. Basha shumë pak kohë ka që është kthyer nga SHBA dhe ka pasur takime të rëndësishme në DASH në kongresin amerikan që për arsye të konfidencialitetit nuk i ka bërë publike”.
“Trekëndëshi i Bermudës nuk ka asnjë rrugëdalje pa u përballur me drejtësinë. Në vitin 2021 Bashës iu vodh karrigia e kryeministrit. Duhet instrukturuar me konspiracionet kryqëzatën e gjatë, komplotin kundër PD dhe zotit Basha. Pasi nuk arritën që ta mbajnë peng PD, i vodhën karrigen kryeministrit të Shqipërisë. Dhe tani Blinken SHBa nuk ia kthejnë dot karrigen e 2021 zotit Basha por reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi që janë dy shtyllat që çlirojnë demokracinë duhet ta mbështesin pa asnjë ekuivok.”
Ndërsa për Sali Berishën, Haklaj tha se ka vetëm një rrugë për të mbijetuar politikisht.
“Berisha ka vetëm një lëvizje për të mbijetuar, koliben e Kujtim Gjuzit. Misioni i PD me partnerët ndërkombëtarë është kthimi i institucionit të votës së lirë përmes reformës zgjedhore. E kemi dorëzuar projektin, me pikat kryesore të listave të hapura, votimi i diasporës, votim elektronik dhe numërim elektronik”.
-
VIDEO
Pa Gjurme-I zhduket burri, dyshohet se është rimartuar në Suedi: Të marrë guximin të flasë hapur…
Babai i tre fëmijëve jetonte në një qytezë afër Stokholmit. Gjithashtu emisioni investigativ mësoi se Kristo Dajko kishte bashkëjetuar më parë me një shtetase të huaj dhe ishte ai që nuk pranonte të rilidhte kontaktet me familjen e tij në Korcë. Pas këtij lajmi bashkeshortja e tij, Irena Dajko i kërkoi live të fliste të paktën me tre fëmijët e tij dhe ishte i lirë të vazhdonte më pas jetën. E bija e 49-vjecarit u mbush me lot, ndërsa i komunikoi live babait të mos mohonte të paktën atë, motrën dhe vëllanë. Historia nis në fillim të muajt prill të vitit 2015 kur së bashku me djalin e tij emigruan në shtetin norvegjez. Sipas familjarëve, 49-vjeçari kishte përgatitur dokumentat me qëllim për të përfituar azil atje. Pasi iu refuzua e drejta në këtë vend, babai me djalin u nisen drejt Suedisë, ku qëndruan për pak ditë dhe më pas Kristo la djalin në një kamp ndërsa vetë udhëtoi për në Itali. Gjatë qëndrimit në Itali, ai u kërkoi një shumë parash familjes, që të paguante biletën për t’u rikthyer më pas në Shqipëri. Sipas bashkëshortes, 49-vjeçarit i janë dërguar dy herë para me postë. Pasi ka marrë sasinë e parave, Kristo shkëputi çdo kontakt me familjen e tij. Edhe pse “Pa Gjurmë” zbuloi vendndodhjen e tij në 2019, ende dhe sot Kristo Dajko rezulton i humbur për 3 fëmijët dhe bashkëshorten e tij të cilët e presin çdo ditë me lot në sy.
-
VIDEO
Debat në ‘Studio Live’/ Baçi: Berisha na sjell në pushtet, Kikia: U largua në 2013 si i korruptuar
Në emisionin “Studio Live” në Report Tv ka pasur një diskutim mes analistit Mentor Kikia dhe deputetit të Rithemelimit Luan Baçi sa i takon mungesës së alternativës bindëse në opozitë për të fituar besimin e qytetarëve.
Kikia argumentoi se shqiptarët nuk mund të votojnë për të njëjtët persona që në 2013-ën u rrëzuan nga pushteti për korrupsion.
“Problemi nuk qëndron tek shqiptarët që nuk mbështesin opozitën por në opozitë mungon alternativa e besueshme. Ndihem i keqardhur që opozita i ofron Berishën si alternativë. Shqiptarët duan alternativë të mirë qeverisëse dhe Berisha s’mund të jetë në mënyrë absolute. Nëse PD do u shkojë qytetarëve me alternativë qeverisëse atë që u rëzua në 2013-ën për të njëjtat akuza për të cilat qytetarët do duhet të votojnë sot kundër qeverisë, atëherë nuk ka për të ardhur në pushtet”- tha Kikia.
-
VIDEO
Ekspozimi i fëmijëve në TikTok/ Flasin ekspertët: Degradim shoqëror! Po përdoret fëmija si medalje
Fenomeni i ekspozimit të fëmijëve në TikTok u diskutua sot në "Përballje" në Report TV. Ekspertët shprehën shqetësimin për degradimin shoqëror që përcillet përmes rrjeteve sociale, si dhe për legjislacionin e munguar
-
VIDEO
Shembja e rrugës Korçë-Erseke, inxhinieri Nazarko: U ndryshua gjurma për t’i rritur vlerën projektit, është 5-fishuar! Nëse arnohet, s’ka garanci, duhet urë
Avokati Romeo Nazarko, thotë se është ndryshuar gjurma me qëllim rritjen e kostos së projektit. Duke risjellë në vëmendje, projektin e vitit 2010, Nazarko tha se ndryshimi i tij në vitin 2020, u miratua duke anashkaluar projektin e vitit 2010, ndërsa nuk u dha asnjë argument në lidhje me këtë ndryshim
-
VIDEO
Gjellë pa mish me bizele dhe patate, sjell plot shije nga zonja Albana
Gjellë me bizele dhe patate
Përbërësit:
- 800 gr bizele
- 3-4 kokrra patate
- 1-2 qepë mesatare
- 1 lgj salcë domate
- 3-4 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper
- Dafinë, Kopër
Përgatitja:
Në një tenxhere hedhim 2-3 lugë vaj ulliri dhe kaurdisim qepën lehtë, më pas shtojmë patatet e prera në kubikë mesatar dhe vazhdojmë kaurdisjen. Më pas në anë të tenxheres, duke shmangur patatet, shtojmë salcën e domates dhe shumë pak ujë dhe e përziejmë me lugë. Vazhdojmë kaurdisjen për 1-2 minuta dhe më pas shtojmë ujë në masë të patateve. Vendosim kapakun dhe i lemë patatet të ziejnë. Në gjysmën e zierjes së patateve shtojmë bizelet dhe 1 gjethe dafine. E mbyllim tenxheren me kapak dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë të ulët. Në fund shtojmë koper të grirë hollë, fikim sobën dhe e lemë gatimin të ajkoset në temperaturën e sobës.
-
VIDEO
Fërgesë në tavë dheu sipas traditës tironse nga sipërmarrësja Eva Prespa
Tavë dheu, tradita tironse
Përbërësit:
- 350 gr mëlçi pule
- 1 kokërr qepë
- 1 thelpi hudhër
- 300 gr gjizë
- Spec djegës
- Nenexhik
- Salcë domate
- Miell misri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pasi i kemi prerë mëlçitë në kubikë i kaurdisim me pak vaj ulliri. Kaurdisim më pas qepën e grirë imët së bashku me hudhrën e shtypur. Sapo qepa ndryshon ngjyrë shtojmë mëlçitë, gjizën dhe salcën e domates. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe nenexhik dhe e kalojmë gatimin nga tigani në një tavë dheu të nxehur. E vendosim tavën në furrë në 200 gradë Celsius për rreth 30 minuta.