Gruaja e Pëllumb Metës: Babai më tha që nuk zgjidhet pa vrasje ose do na merrte jetën të katërve

26 Shkurt, 18:40

Babi më thoshte se nuk zgjidhen problemet ndryshe me të, përveçse me vrasje”, kështu shprehet për "Pa Gjurmë" në Report Tv Blerina Meta, e veja 50 vjeçe e Pëllumb Metës, nëna e 3 fëmijëve që vranë dhe groposën babanë në stallën e bagëtive në Shënavlash të Durrësit.

"Kam ikur tek mami e babi por ai më thoshte se me atë nuk zgjidhet problemi ndryshe përveçse me vrasje. Dalim tek ajo fjala që ka thënë babai. Përveçse me vrasje nuk zgjidhet problemi me atë njeri", shtoi ajo.

E pyetur pse nuk i dha fund martesës me divorc, ajo tha se kishte frikë.

"Po qëndrove në shtëpi të vras po ike te prindërit e t’u të vras. Te njerëzit e mi s’më linte, më thoshte të vras këtu dhe të vras atje, se ku duhet të rrija unë dhe fëmijët sipas atij nuk e di", tregoi ajo më tej.