Vrasja e Pëllumb Metës, flet bashkëshortja e tij: Ishte shumë agresiv, vetëm na terrorizonte! Kurrë nuk arriti të qetësohej

26 Shkurt, 16:13

Blerina Meta, nëna e 3 fëmijëve që u lanë në burg sot për vrasjen e babait të tyre Pëllumb Meta e ftuar në emisionin “Pa Gjurmë” me Odeta Dumen ka rrëfyer se bashkëshorti i saj e dhunonte vazhdimisht prej 26 vitesh.

Odeta Dume: Si i ke pasur marrëdhëniet me të?

Blerina Meta: Ishte njeri agresiv, shumë i dhunshëm. Asnjëherë nuk arriti të qetësohej. Vetëm terrorizonte gjithë familjen. Edhe dritaret e katit të dytë nuk hapeshin ndonjëherë, ditët që erdhi policia i panë dritaret me ngjitës. Nuk dilja dot në ballkon të ndeja rrobat rrija me kurriz