E përlotur 71-vjeçarja rrëfen dhun*n nga dy djemtë/’Nuk iki prej tyre,burri ma la amanet’ (19 shkurt 2024)

19 Shkurt, 18:35

Nënës së katër fëmijëve, 2 vajza dhe 2 djemve do t’i ndryshohet jeta përgjithmonë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj nw vitin. E vetme dhe pa ndihmën e askujt asaj i duhej të kujdesej për Lorencin dhe Viktorin, të cilët vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Që të vegjël ata kanë qenë agresiv, por vitet e fundi ata janë bërë të dhunshëm. Të shumtat janë rastet kur ata ushtrojnë dhunë ndaj nënëns së tyre, e cila është i vetmi person që kujdeset për ta. Në një moshë të thyer asaj i është dashur të luftojë për jetën, sa sot e kësaj dite ka shenja dhune në trupin e saj. Kur dalin nga shtëpia shpesh herë ata humbasin rrugën për në shtëpi. Nëna e tyre, Nexhmie i kërkon deri në mbrëmje vonë dhe është policia ajo që lokalizon vendodhjen e tyre brenda 24-orëve duke i dërguar në shtëpi. 71-vjeçarja mundohet t’i mbyll në shtëpi, por ata fillojnë të shkatërrojnë mobiljet e shtëpisë. Banorët e zonës janë të shqetësuar për zhurmat dhe sjlljet e tyre në komunitet. Zemra e një nënë të dhunuar dhe të vetmuar që shqetësohet për djemtë e saj dhe kurrë nuk ka dashur t’i dëboj nga shtëpia. Edhe pse çdo ditë duhet të përballet me sjelljet e tyre agresive, të dhunshme dhe të frikësohet për vetë jetën e saj.