-
VIDEO
Athina pushtohet nga traktoret, po fermerët në Shqipëri?! Apeli: 'Duhen më shumë para'
-
VIDEO
Altin Joka iu përgjigjet mesazheve të qytetarëve për kolitin, gastritin, hemorroidet, aknet...
Në studion e “Rreze Dielli” nutricionisti i njohur Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike i përgjigjet mesazheve të teleshikuesve të cilët pyesin rreth problemeve të ndryshme shëndetësore nga koliti e hemorroidet, tek gastriti, diabeti, tiroidet, problemet me aknet, etj…
-
VIDEO
Altin Joka: Vitamina D suplement është një mit dhe mashtrim, efektet e dëmshme dhe arsyet pse nuk përthithet
“Pas një kohe të gjatë e të shtrirë”, shprehet nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, “ku përfshihen mbi 107 autorë, shkencëtarë, hulumtues shkencorë dhe diku 86 studime, përfundimi: A është Vitamina D3 suplement një mit dhe mashtrim? Kush ishte inisiatori që ajo arriti shitje të çmendura? Përse për çdo gjendje shëndetësore rekomandohet nga mjekët dhe nutricionistët? A ka efekt realisht? Çfarë efektesh ka? Po pasojat? Përse testi i saj është më i përhapur në botë? Përse disa nga figurat e mëdha të shkencës dhe pronarë të kompanive të suplementeve, doktorë të nivelit të lartë…nuk e konsumojnë as për vete, as për familjet e tyre? Çfarë fshihet pas saj që nuk na i tregojnë?” Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” në lidhje me këtë shqetësim, përse nuk përthithim Vitaminën D, ku qëndron problemi, dhe çfarë duhet të bëjmë në mënyrë që trupi ynë të marrë dozën e duhur të kësaj vitamine kaq të rëndësishme.
-
VIDEO
Dyfishohet numri i aksidenteve në janar, eksperti rrugor: Shkak përdorimi i celularit, të rinjtë s’dinë të lexojnë sinjalistikën
Muaji janar ka shënuar nisur me një rritje të ndjeshme si të aksidenteve, ku sipas INSTAT numërohen 162 aksidente rrugore. Në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë, aksidentet janë dyfishuar. Në 84,0% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, kryesisht grup-mosha 25-34 vjeç.
-
VIDEO
Legalizuan pallatin me 4 kate pa leje, pezullohet nga detyra drejtori i Kadastrës së Lezhës dhe përgjegjësi i legalizimeve! Në hetim ndërtuesi
Drejtori i Kadastrës së Lezhës, Gentian Malotaj dhe përgjegjësi i legalizimeve Artur Shabaku janë pezulluar nga detyra. Ata kanë legalizuar në kundërshtim me ligjin një pallat në zonën e Kunes në Shëngjin, i cili kishte ndërtuar 4 kate pa leje. Dy zyrtarët kanë ankimuar pezullimin nga detyra në Gjykatën e Apelit.
-
VIDEO
U arrestua se dhunoi gruan, policia i gjen arsenal armësh në banesë 71-vjeçarit në Korçë! I kishte mbyllur në një mur
Dhimitër Mitës, i arrestuar 3 ditë më parë se dhunoi gruan e tij, e cila ishte pajisur me urdhër mbrojtje dhe ishin në proces divorci, i është gjetur një arsenal armësh, në fshatin Mbrojë në Korçë.
Pasi iu sekuestruar një sasi municioni luftarak dhe 2 granata dore më datë 18 shkurt, policia ushtroi sërish kontroll në banesën e 71-vjeçarit dhe konkretisht në një magazinë ngjitur me shtëpinë i gjeti një arsenal armësh.
Gjatë kontrollit, në këtë ambient i cili ishte i mbyllur me mur, u gjetën 1 armë gjahu, 2 armë zjarri, 6 krehra të armës së zjarrit, sasi municioni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, 3 ndezës granatash, 2 granata ofensive, 2 granata difensive dhe 1 granatë cilindrike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
-
VIDEO
Plëndës viçi me domate nga zonja Albana
Plëndës viçi me domate
Përbërësit:
- 1 kg plëndës viçi
- 1 lgj gjalpë
- 1 qepë
- 1 hudhër
- 1 gjethe dafine
- 1 gotë verë
- 1 filxhan kafeje vaj
- 3-4 domate
- Rozmarinë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pasi e kemi pastruar mirë plëndësin e presim në rripa të hollë dhe e përvëlojmë 10 minuta me ujë të vluar, më pas e shpëlajmë me ujë të ftohtë. Qepën ndërkohë të grirë në rende e kaurdisim me me gjalpë e pak vaj. Më pas shtojmë plëndësin e prerë, hudhrat, rozmarinë, dafinë dhe kripë. Pas 5-10 minutash, shtojmë verën dhe sapo të avullojë shtojmë ujë sa të mbulohet plëndësi. Pasi të ziejë 15 minuta, hedhim domatet e prera hollë. Vijojmë me zierjen derisa të bëhet gati gjella, e cila shërbehet e ngrohtë në pjata të thella.
-
VIDEO
Kek i kripur me speca dhe proshutë nga zonja Albana
Kek i kripur me speca dhe proshutë
Përbërësit:
- 2 gota miell
- 1 gotë qumësht
- 1 gotë vaj
- 2 kokrra vezë
- 100 gr proshutë
- 100 gr djathë (sipas dëshirës)
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 1 tufë majdanoz
- 1 lç kripë
- 1 lç pluhur pjekës
- 1 lç sodë
Përgatitja:
Rrahim vezët, shtojmë vajin, qumështin dhe miellin gradualisht. Shtojmë specat e prerë në kubikë, proshutën dhe të gjithë përbërësit e tjerë. I kalojmë në një tavë të lyer me vaj dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 40 minuta.
-
VIDEO
Revani me miell misri nga zonja Albana
Revani me miell misri
Përbërësit:
- 1 gotë sheqer
- 3 lgj gjalpë
- 2 vezë
- 2 filxhanë kafeje kos
- 1 lugë kafeje sodë
- Pak vanilje
- Miell misri sa të bëhet brumë i shkrifët
- Finjë / Ujë
Përgatitja:
Revaninë e përgatisim me majën e miellit të situr dhe në vend të ujit hedhim finjë (ujë i zier me hi). Në një enë me fund sferik përziejmë gjalpin me sheqer të imët ose sheqer pluhur. Pasi të shkrijë sheqeri shtojmë vezët, kosin dhe i përziejmë mirë. Më pas shtojmë miellin e misrit të situr, përzier me sodë. E trazojmë lehtë, e shtrojmë masën në tavë dhe e vendosim revaninë të piqet në furrë të nxehtë derisa të marrë një ngjyrë të bukur në sipërfaqe.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 21 shkurt 2024
Titujt e gazetave për sot, nga protesta greke e Sali Berishës te Rithemelimi bashkon votat me socialistët e deri tek Erdogani i bën apel Ramës. Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante.
-
VIDEO
Deklaratë e fortë e ish-deputetit të PD-së Arben Meçe: Berisha, agjent i dyfishtë, Partia Demokratike lidhje të hershme me agjenturën serbe
Ish-deputeti i PD-së, Arben Meçe i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv ka bërë një deklaratë të fortë për Sali Berishën dhe PD-në sa i takon lidhjeve me agjenturat jugosllave dhe sovjektike.
-
VIDEO
‘Do ta bëjë tokë të djegur opozitën’, Galdini për protestën e Rithemelimit: Sot Berisha u gjunjëzua para Fredi Belerit me pankartat pro tij
Kreu i partisë ‘Lëvizja e Re’, Arian Galdini i ftuar në Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv tha se me protestën e ditës së sotme Sali Berisha kërkon ta kthejë opozitën në ‘tokë të djegur’ duke i përcaktuar të ardhmen.