-
VIDEO
Hallvë, tradita e amvisave të Tiranës sjell nga sipërmarrësja Eva Prespa
Hallvë, tradita e amvisave të Tiranës
Përbërësit:
- 2 lgj gjalpë
- 1 gotë miell misri
- 2 lgj miell gruri
- 1 gotë sheqer
- 700 ml ujë
- Arra sipas dëshirës
Përgatitja:
Në një tigan me nxehtësi mesatare vendosim gjalpin të shkrijë. Paralelisht kemi vënë ujin dhe sheqerin për sherbetin. Kur gjalpi fillon të shkrijë shtojmë miellin e misrit sikurse dhe miellin e grurit. E përziejmë mirë derisa të errësohet. Shtojmë shërbetin dhe e përziejmë gjatë gjithë kohës afërisht 20 minuta. E punojmë hallvën derisa të fillojë të shqitet nga tigani. Sipas dëshirës mund t'i shtojmë fruta të thata sipas shijes.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 22 shkurt 2024
Titujt e gazetave për sot, nga prapaskenat, PS i hapi rrugën amnistisë për zyrtarët e korruptuar te paralajmërimi dhe 5 porositë e Ramës në Asamble e deri tek Kuvendi i heq Berishës dietat.
-
VIDEO
Sali Berisha, Safet Gjici? Kush përfiton nga amnistia, si do t'i bëjë PS 84 vota (21 shkurt 2024)
I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, deputeti socialist Plarent Ndreca i cili është edhe relatori i projektligjit për Amnistinë Penale sqaroi se pretendimi i Bashës nuk qëndron për arsye se subjekt i këtij...
-
VIDEO
Kundërshtitë e PD për Amnistinë Penale, Kthupi: Këto janë 2 pikat që duam të ndryshohen në projektligj
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Rezart Kthupi i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ foli për mosdakordësitë e PD-së së Bashës sa i takon Amnistisë Penale që pritet të votohet nesër në Kuvend.
-
VIDEO
PD refuzon të votojë Amnistinë Penale, Manja reagon për ‘Repolitix’: Lajthitje juridike e tyre! Nuk amnistohet korrupsioni i zyrtarëve të lartë
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar për emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv sa i takon kërkesave të PD-së së Lulzim Bashës për Amnistinë Penale. Ai i konsideroi si ‘lajthitje juridike’ pretendimet e opozitës se me uljen e dënimit amnistohet korrupsioni i zyrtarëve të lartë.
-
VIDEO
Enver Hoxhës, ja ku i fshihet maska e vdekjes!
Ku gjendet, ku fshihet dhe kush e krijoi maskën e vdekjes së Enver Hoxhës? Sonte, ora 23:00 me Esencë nga Eljan Tanini në Report Tv. Flasin Ardit Rada, Besart Papa dhe Ardian Isufi
-
VIDEO
Përballja burrë e grua sjell akuza tradhëtie/23-vjeçarja:Nuk ika me të dashurin,ika prej dhunës
U martua me mblesëri me dëshirën për të krijuar një familje, por fati nuk ishte në favorin e saj. E dhunuar dhe keqëtrajtuar nga bashkëshorti i saj, e reja Alda Bogdani kërkon të divorcohet dhe të ketë kujdestarinë e fëmijve. Ishte viti 2015, ku Alda Bogdani nga Velçani i Progradecit, u njoh me mblesëri me Idajet Bogdani, 36 vjeçarin nga Rrajca. Një vit më vonë ata vendosën të martoheshin dhe të fillonin jetën e tyre të re. Ata u bënë prindër të dy djemve, 9 dhe 3 vjeç. Jeta e Aldës do të ndryshonte dhe kalvari i vuajtjeve të saj do të fillonin pas lindjes së djalit të madh, ku Idajeti do të ushtronte dhunë babrbarisht ndaj saj. E gjendur në këtë situate, Alda vendos ta denoncoj burrin e saj në polici. Alda merr urdhër – mbrojtje dhe fëmijët me vendim të psikologes së policisë, Mirela Dashi të jetojnë me babain. Ndërkohë, nga ana tjetër Alda pretendon se psikologia është paguar për këtë vendim. Asaj i është komunikuar nga psikologia që fëmijët do të përfundojnë nën kujdestarinë e shtetit.Alda merr guximin të largohet nga fshati në 5 Qershor të këtij viti dhe të zhvendoset në kryeqyet së bashku me të dashurin e saj 35 vjeçar, Lirim Dulaj. Çifti i ri u njohën në rrjete sociale dhe kanë vendosur të bashkëjetojnë. Idajeti është në dijeni të kësaj marrdhënie, por nuk i ka thënë asgjë. Kjo pasi sipas Aldës, Idajeti e ka tradhëtuar atë. Alda kërkon të divorcohet nga bashkëshorti i saj dhe të marrë në Tiranë të dy djemtë që momentalisht jetojnë me babain.
-
VIDEO
I ofruan 5000 euro për një pëllumb, Soni Arapi nuk tundohet: Pasioni nuk blihet me para (21 shkurt 2024)
Personazhi i radhës në emisionin “Një nga ne” është Soni Arapi. 32 vjeçari nga fshati Ngurrëz e Vogël në Lushnje punon si mekanik, por pasioni i tij më i madh janë pëllumbat. Që në moshën 7 vjeçare është kujdesur për ta ndërsa prej një viti merret intensivisht me stërvitjen e tyre. Aktualisht ka rreth 50 pëllumba, por 3 prej tyre spikasin për shkak të emrave që u ka vendosur. Tyson, Cunami dhe Tornado janë shumë të lidhur me të dhe e ndjekin me kilometra të tërë. I ka aq përzemër sa shifrat e kripura që i kanë ofruar nuk e kanë tunduar. Dashuria që i ofrojnë nuk mund të blihet me para.
-
VIDEO
‘Problemi, kush do pasojë kalin e ngordhur?’, Beqiri për protestën e Rithemelimit: Nuk u bë për Ramën apo qytetarët
Avokati Idajet Beqiri i ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv tha se protesta e organizuar ditën e djeshme nga Rithemelimi nuk kishte asnjë lidhje me shqetësimet e qytetarëve por për të caktuar se kush do të jetë pasardhësi i Berishës.
-
VIDEO
'Berisha po mban peng opozitën', Erl Murati: Koha e tij ka perënduar, me të zgjedhjet e 2025 janë humbje e garantuar
Edhe pse zgjedhjet parlamentare janë vitin tjetër vendi tashmë duket se ka hyrë në atmosferën paraelektorale. Në këtë këndvështrim e sheh dhe protestën e djeshme që Rithemelimi organizoi para kryeministrisë.
-
VIDEO
Pretendimet e Rithemelimit për protestën, Beqiri: Çmenduri! As 4 mijë persona s’ishin! U paguan nga 70 euro për të ardhur me autobusë
Avokati Idajet Beqiri e konsideroi ‘çmenduri’ deklaratën e Rithemelimit ku pretendohej se në protestën e ditës së djeshme, kanë qenë të pranishëm 120 mijë qytetarë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 21 Shkurt 2024 – Receta/ Miti i suplementit të vitaminës D / Altin Joka i përgjigjet qytetarëve për…
Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Revani me miell misri / Kek i kripur me speca dhe proshutë / Plëndës viçi me domate.
"Pas një kohe të gjatë e të shtrirë", - shprehet nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, "ku përfshihen mbi 107 autorë, shkencëtarë, hulumtues shkencorë dhe diku 86 studime, përfundimi: A është Vitamina D3 suplement një mit dhe mashtrim? Kush ishte inisiatori që ajo arriti shitje të çmendura? Përse për çdo gjendje shëndetësore rekomandohet nga mjekët dhe nutricionistët? A ka efekt realisht? Çfarë efektesh ka? Po pasojat? Përse testi i saj është më i përhapur në botë? Përse disa nga figurat e mëdha të shkencës dhe pronarë të kompanive të suplementeve, doktorë të nivelit të lartë…nuk e konsumojnë as për vete, as për familjet e tyre? Çfarë fshihet pas saj që nuk na i tregojnë?" Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” në lidhje me këtë shqetësim, përse nuk përthithim Vitaminën D, ku qëndron problemi, dhe çfarë duhet të bëjmë në mënyrë që trupi ynë të marrë dozën e duhur të kësaj vitamine kaq të rëndësishme.
Në studion e “Rreze Dielli” nutricionisti i njohur Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike i përgjigjet mesazheve të teleshikuesve të cilët pyesin rreth problemeve të ndryshme shëndetësore nga koliti e hemorroidet, tek gastriti, diabeti, tiroidet, problemet me aknet, etj…