-
VIDEO
Avokati Përparim Çaça: Protesta sot u bë për Berishën, tenton të mbajë ndezur monopolin e opozitës rreth tij
Avokati Përparim Çaça, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv tha se protesta e sotme e Rithemelimit u bë për Sali Berishën dhe jo për shqetësimet e qytetarëve. Sipas tij, lëvizje të tilla të Berishës i cili proklamon edhe mosbindje civile, janë jashtë kohe dhe nuk mund të realizohen kurrsesi.
-
VIDEO
Protesta e Rithemelimit, Ish-kreu i PD-së në Kukës: E vogël, s’mund të bëhesha lolo e të shkoja! Meçe: Qëllim neutralizimi i fraksionit anti-berishist
Analisti Arben Meçe u shpreh se qëllimi i protestës sipas tij është eleminimi i fraksionit anti-berishisht në PD. Ndërsa teksa foli për faktin që Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji qëndronin në krye të protestës, tha se të 2 deputetët kanë qenë të infiltruar të Sali Berishës për t’i marrë Lulzim Bashës drejtimin e PD-së.
-
VIDEO
U rrit në jetimore, nuk u birësua kurrë/ 47-vjeçarja: Kam nevojë për dashuri
Vajza që shikoni në foto është Entela Piçuli, e cila është në kërkim të rrënjëve biologjike. Ajo pas 44 vitesh merr hapin e rëndëisshëm në jetë për të këkuar nënën që e solli në jetë dhe babain. E jeta e saj nuk ishte e lehtë, pasi do të kalonte një kalvar vuajtjesh. Në moshën 3-vjeçare nëna e saj e la Entelën në shtëpinë e fëmijës në Vlorë. Ajo qëndroi atje për 3 vite dhe më pas u zhvendos në jetimoren e qytetit të Sarandës për të vazhduar shkollën 8-vjeçare asokohe. Fëmijëria ishte shumë e vështirë për të, pasi ajo mes lotësh rrëfen ato kujtime që janë skalitur në memorien e saj. Kujtime që ajo përpiqet t’i c’rrënjos nga memoria. Sipas 47-vjeçares, ndaj saj dhe të vegjëlve të tjerë është ushtruar dhunë sistematike nga kujdestarët e shtëpisë së fëmijës. Entela e kalonte kohën duke lexuar libra dhe në shkollë ishte një nxënëse e dalluar. Shpesh herë ndrydhej në vetevete pasi aty nuk kishte prindërit e saj që të ishin krenar për të. Ajo mbaroi me rezultate të shkëlqyera arsimin 8-vjeçar dhe i jepet një bursë studimi. 47-vjeçarja u zhvendos sërish në qytetin e Vlorës për të ndjekur studimet në Shkollën e Mesme tregtare në degën e rrobaqepsisë. Entela nisi të bëj kërkimet për rrënjet e saj biologjike dhe nga dokumentat zyrtare që ka siguruar ka arritur të mësoj se nëna, e cila e solli në jetë quhet Violeta, ndërsa babai Ilir. Sot ajo jeton në kushte të vështira ekonomike dhe përpiqet të mbijetojë mes varfërisë që e ka kapëluar. Të vetmit njerëz që ka pranë janë miqtë e saj, të cilët e shtynë 47-vjeçaren t’i drejtohej redaksisë së emisionit ‘’Pa Gjurmë’’. Entela është stepur gjithë këto pasi ka frikë se mos prindërit biologkikë mos e refuzojnë për herë të dytë.
-
VIDEO
Tik toku drejt mbylljes në Shqipëri? Ja si përgjigjet zv ministri i Brendshëm!
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 20 Shkurt 2024 – Receta/ Varësia nga rrjetet sociale, emergjencë shëndetësore / Me ‘gjeniun e olimpiadave’
Zonja Albana solli katër receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me gjizë dhe spinaq / Qepë të mbushura / Supë me spinaq dhe oriz / Sallatë me marule e vezë.
Varësia nga rrjetet sociale tek fëmijët dhe të rinjtë: emergjencë e re shëndetësore! Rrjetet sociale duhet të përdoren mirë, por jo të demonizohen! Varësia nga rrjetet sociale tek të rinjtë është një çështje që ka ngritur shumë vëmendje në ditët e sotme. Përdorimi i shumë rrjeteve sociale dhe kohë e gjatë e shpenzuar në to mund të çojë në ndikime mjaft të dëmshme. Një emergjencë e re shëndetësore, shprehet Dr. Skender Brataj, e cila manifestohet edhe me përhapjen gjithnjë e më shqetësuese të çrregullimeve të ushqyerjes, rritjen e çrregullimeve të shëndetit mendor dhe emocional, gjithnjë e më të përhapura jo vetëm në moshat e rritura, por sidomos në brezat e rinj. Një masakër e heshtur, përballë së cilës nuk mund të qëndrojmë indiferentë! Por si duhet vepruar? Askush nuk ka një formulë të gatshme, por nuk duhet të presim! Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me Dr. Skënder Brataj, Kreu i Urgjencës Kombëtare dhe psikologen klinike Adelina Pjetra.
Nxënësi shqiptar Ted Qamo, "gjeniu i olimpiadave" rrëfen pasionin për matematikën trashëguar nga gjyshja. Në studion e “Rreze Dielli” së bashku me mësuesin e tij, profesor Halit Shehu, tregojnë përpjekjet e përgatitjet sistematike për çdo olimpiadë… Vetëm pak ditë më parë, 18 vjeçari Ted Qamo nga shkolla e mesme “Petro Nini Luarasi” u shpall fitues absolut i vendit të parë i Olimpiadës Kombëtare të Matematikës për gjithë Shqipërinë. Ka qenë vetë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, e cila ka surprizuar fituesin, kur në një moment emocionues ka hyrë në klasë, dhe ia ka dhënë personalisht lajmin e fitores. Ted Qamo nxënës i klasës së 12-të, arriti të grumbullonte 46 pikë, tregues i një aftësie të jashtëzakonshme në fushën e matematikës.
-
VIDEO
Urgjenca e QSUT-së ende jashtë funksioni, 500 urgjenca në 10 ditë u dhanë në spitalin Menorial të Fierit
Pas zjarrit të rënë në katin -1 të urgjencës në QSUT në një nga dhomat e sherbimeve teknike ende shërbimi nuk i është kthyer normalitetit. Për këtë ministrija urdhëroi që pacientët e jugut përfshirë dhe të qarkut Berat të marrin urgjencën mjekësore në spitalin Memorial të Fierit.
-
VIDEO
Publiku si privati! 8 mjekë ofrojnë konsultë pas orarit zyrtar tek spitali Memorial i Fierit! Tarifa 3 mijë lekë
Në Spitalin Memorial të Fierit, nga shkurti kanë nisur konsultat me pagesë me mjekët e spitalit, por jashtë orarit zyrtar të punës. Drejtoresha e spitalit thotë për Report Tv, se 8 nga 17 mjekë kanë pranuar të bëjnë praktikën e dyfishtë nga e cila për çdo vizitë marrin 70% të tarifës që qytetari paguan.
-
VIDEO
Zv. Ministri i Brendshëm në Report Tv: Në 2023, rritje me 40% të krimeve kibernetike!
Në vitin 2023 ka pasur një rritje më 40% të veprave penale të cilat regjistrohen nga policia e Shtetit në fushën e krimit kibernetik. Këto të dhëna i bëri me dije në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv zëvendës ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili tha nga 756 vepra penale, 70% e të cilave lidhen me keqpërdorimin e rrjeteve sociale
-
VIDEO
Rama në Turqi, kreu i shoqatës ‘Vatra’: Krenari për shqiptarët në Ankara, miqësi e lashtë mes dy popujve!
Kreu i shoqatës ‘Vatra’, Bora Zukali ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Turqi, ku pritet që të nënshkruhen disa marrëveshje mes dy vendeve.
-
VIDEO
"Gjeniu i olimpiadave", Ted Qamo rrëfen pasionin për matematikën trashëguar nga gjyshja
Nxënësi shqiptar Ted Qamo, "gjeniu i olimpiadave" rrëfen pasionin për matematikën trashëguar nga gjyshja. Në studion e “Rreze Dielli” së bashku me mësuesin e tij, profesor Halit Shehu, tregojnë përpjekjet e përgatitjet sistematike për çdo olimpiadë… Vetëm pak ditë më parë, 18 vjeçari Ted Qamo nga shkolla e mesme “Petro Nini Luarasi” u shpall fitues absolut i vendit të parë i Olimpiadës Kombëtare të Matematikës për gjithë Shqipërinë. Ka qenë vetë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, e cila ka surprizuar fituesin, kur në një moment emocionues ka hyrë në klasë, dhe ia ka dhënë personalisht lajmin e fitores. Ted Qamo nxënës i klasës së 12-të, arriti të grumbullonte 46 pikë, tregues i një aftësie të jashtëzakonshme në fushën e matematikës.
-
VIDEO
Byrek me gjizë dhe spinaq nga zonja Albana
Byrek me gjizë dhe spinaq
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 500 gr spinaq
- 100 gr gjizë
- 2 kokrra vezë
- 100 ml qumësht
- Vaj ulliri
- Kripë
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim brumin për byrekun dhe e lëmë të pushojë pak të mbuluar me pecetë. Ndërkohë lajmë dhe grijmë spinaqin, kullojmë ujin, e shtypim me dorë dhe i hedhim kripë dhe vaj ulliri. Në një tas rrahim vezët, shtojmë gjizën dhe qumështin, i përziejmë dhe i hedhim tek spinaqi. Hapim petët nga 6, i vendosim në tepsi të lyer me gjalpë (gjysmat e petëve të spërkatura me gjalpë) hedhim spinaqin, shtrojmë petët e mbetura, hedhim gjalpë, e presim byrekun dhe e pjekim për 30 minuta në 220° Celsius.
-
VIDEO
Supë me spinaq dhe oriz nga zonja Albana
Supë me spinaq dhe oriz
Përbërësit:
- 500 gr kërcenj spinaqi
- 1 kokërr qepë
- 1 filxhan kafeje oriz
- 2 filxhanë kafeje vaj ulliri
- Kopër ose nenexhik
- Lëng limoni
- Kripë, piper
Përgatitja:
Presim kërcejtë e spinaqit pasi i kemi larë. Kaurdisim qepën e grirë në vaj ulliri, shtojmë orizin dhe kërcejtë e spinaqit. I kaurdisim mirë. Shtojmë ujë që të ziejnë. Në fund rregullojmë shijen me erëza dhe limon.