Sallatë me marule e vezë nga zonja Albana

20 Shkurt, 11:23

Sallatë me marule e vezë

Përbërësit:

  • 1 tufë marule
  • 2 qepë të njoma
  • 4 kokrra vezë të ziera
  • 2 ls kopër e grirë hollë
  • 4 ls vaj ulliri
  • 2 ls uthull
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pastrojmë sallatën marule dhe qepët e njoma, i presim në fije dhe i vendosim në sallatierë. Veçojmë të verdhat e 2 vezëve të ziera nga të bardhat dhe të gjitha vezët e tjera i presim fije-fije dhe i hedhim në sallatiere. I spërkatim me kripë, piper dhe kopër. Në një pjatë të thellë shtypim me pirun të vedhat e vezëve që lamë mënjëanë, shtojmë vaj ulliri, uthull, kripë e piper dhe i punojmë derisa të bëhet një masë, të cilën e hedhim mbi sallatë.