Një veterinere e palodhur në Ndroq (03 dhjetor 2023)

3 Dhjetor 2023, 14:29

Veri Jug vjen me një surprizë për ju pas kthimit këto ditë nga fshatrat e zonës së Ndroqit: ju njohim me veterineren Oriola Sinomati, nëna e dy fëmijëve që e nis punën duke ardhur me autobuz nga Tirana dhe, sipas një ditari të detajuar, shkon në 11 fshatra për t’I shërbyer fermerëve dhe blegtorëve shtëpi më shtëpi, mes shiut, baltës dhe vështirësive të tjera të motit. Ndiqni reportazhin “Një veterinere e palodhur në Ndroq” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.