-
VIDEO
Gjirokastër, dështon regjistrimi vullnetar i ‘Airbnb’! Administratorët e hoteleve: Formalizimi gjë e mirë, konkurrenca të jetë e ndershme
Gjirokastra, si një ndër qytetet më të vizituara në vend vazhdon të ketë informalitet të lartë, edhe pse platformat e dhënies së pronave me qira ditore kanë ndryshuar rregullat për bizneset e paregjistruara.
-
VIDEO
Arti i krijimit të mozaikut, rekordmeni i 11 çmimeve Guinness Saimir Strati vazhdon traditën me fëmijë
Artisti i 11 rekordeve të çertifikuara Guinness, Saimir Strati, ka çelur së fundmi një studio arti të krijimit të mozaikëve, pjesë e së cilës janë fëmijë të grupmoshave të ndryshme. Përmes saj, synohet vazhdimi i traditës 3500 vjeçare i krijimit të mozaikëve, e gjithashtu fëmijët krijojnë vepra arti nën kujdesin e tij dhe të bashkëshortes Aurora Strati. Nën kujdesin dhe përkushtimin e çiftit Strati, fëmijët shprehin potencialin e tyre, duke qëndruar larg teknologjisë e duke kaluar kohë argëtuese, krijuese, dhe mbi të gjitha duke skalitur durimin dhe përqëndrimin.
Duke folur për 11 rekordet botërore Guinness, Strati u shpreh i zhgënjyer teksa u pyet për vlerësimin nga institucionet shqiptare. Ekspozita e tij e fundit në Pejë, titulluar "Patrioti", përmblodhi punime të gjitha në mozaik me tematika kryesisht me motivet shqiptare, nga natyra, nga legjendat, si edhe ndjeshmëria e folkut. Me shijen e veçantë, thuajse unike dhe syrin e artistit të formuar prej mbi dy dekadash, Saimir Strati ka mënyrën e tij të të parit të artit, që e dallon qartësisht nga të tjerët!
-
VIDEO
Çorbë me mëlçi, miell misri dhe kos nga zonja Albana
Çorbë me mëlçi, miell misri dhe kos
Përbërësit:
- 300 gr mëlçi
- 3 lgj miell misri
- 2 lgj gjalpë
- 3-4 thelpinj hudhër
- 4-5 lgj kos
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Kaurdisim me pak gjalpë mëlçitë të prera në kubikë të vegjël. I spërkasim me kripë dhe piper të kuq dhe më pas shtojmë ujë aq sa të mbulohen mëlçitë dhe i lëmë të ziejnë. Në një tigan kaurdisim miellin e misrit me gjalpë derisa të marrë ngjyrë kafe. Më pas shtojmë pak nga lëngu i mëlçive, e trazojmë mirë salcën e krijuar dhe e hedhim tek mëlçitë. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe hudhra të shtypura. Çorba duhet të jetë e trashë, por e derdhur. E shërbejmë të ngrohtë me nga një lugë kos në çdo pjatë.
-
VIDEO
Vrau fqinjin në Laknas për kanalin e ujërave të zeza, Maliq Marku i penduar: Gjithçka ndodhi shumë shpejt, më ofenduan! Qëllova për vetëmbrojtje
Maliq Marku, autor i vrasjes së Shefqet Hasës dhe plagosjes së Besim Keçës, është marrë në pyetje nga oficerët e policisë së Tiranës.
-
VIDEO
Përshesh me gjizë nga zonja Albana
Përshesh me gjizë
Përbërësit:
- 250 gr gjizë me kripë
- 1 lugë gjalpë
- 3-4 ls vaj ulliri
- 600 ml ujë
- 1 ls salcë domate /1 lk piper i kuq
- Kripë, piper i zi
- Arrë moskat
- Bukë e ftohtë ose kore
Përgatitja:
Në një tenxhere hedhim gjalpin, shtojmë piperin ose salcën e domates, e kaurdisim pak dhe pastaj hedhim gjizën (preferohet të jetë gjizë e ashpër prej dhalle jo prej djathi). E përziejmë mirë, shtojmë piperin e zi, arrën moskat dhe pastaj shtojmë ujin e ngrohtë. Gjatë përzierjes na formohet një lëng shumë i shijshëm. Kur lëngu ka marrë valë e heqim nga zjarri. Nëse dëshirojmë, mund t'i hedhim pak piper djegës. Ndërkohë përgatisim përsheshin nëpër pjata, ia hedhim lëngun përsipër me garuzhde dhe e lëmë pak sa të zbutet buka. Buka duhet të jetë kore, e ftohtë ose e thatë. Sipër mund t'i hedhim pak vaj ulliri.
-
VIDEO
Meze me presh, speca dhe llukanik nga zonja Albana
Meze me presh, speca dhe llukanik
Përbërësit:
- 3 presh
- 2 speca të kuq
- 100 ml vaj
- Llukanik
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim llukanikun në të dy krahët, e largojmë nga tigani dhe po në atë vaj kaurdisim preshin. Shtojmë specat, kripë, piper dhe pak ujë. Mbyllim kapakun dhe në fund shtojmë llukanikun.
-
VIDEO
Qofte me gjizë të mbushura me proshutë nga zonja Albana
Qofte me gjizë të mbushura me proshutë
Përbërësit:
- 7 lgj gjizë
- 1 vezë
- 8 lgj miell
- 1 pako fryrës
- Proshutë FIX
- Djathë pice
- Miell, vezë, galetë
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Përziejmë gjizën me vezën, shtojmë miellin dhe fryrësin. Krijojmë masën e brumit. Lagim duart me vaj, në mes vendosim proshutë dhe djathë të grirë. Mbyllim brumin si qofte. I kalojmë në miell, vezë, galetë dhe i skuqim në vaj të bollshëm.
-
VIDEO
Gara për tri vende vakante në SPAK, KLP vlerëson kandidatët
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vlerësuar tetë prokurorët kandidatë për tri vendet vakante në SPAK, duke vendosur edhe datën e intervistës së tyre.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 1 dhjetor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga Mediu pranon përgjegjësinë morale për Gërdecin te Berisha fton qytetarët t'i përvishen diktaturës e deri tek Duka do Serbinë në grup.
-
VIDEO
Sherr në Frontline, deputeti përplaset me moderatoren dhe paralajmërimi për revolucion nga SPAK (30 nëntor 2023)
Nën autorësinë dhe moderimin e gazetares Marsela Karapanço, politika dhe ngjarja më e rëndësishme e momentit, nuk do të jetë thjesht një opsion më shumë, por beteja e së vërtetës pa kompromis, e pyetjeve të drejtpërdrejta, e kërkesës se “llogarisë” ndaj atyre që janë deleguar të përfaqësojnë qytetarët, politikanëve. Por jo vetëm!
-
VIDEO
Korreshi ‘bojkoton’ Kuvendin e Berishës për votëbesim në krye të Rithemelimit: Nuk ndihemi të përfaqësuar
Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në Kuvendin e Rithemelimit në 2 dhjetor për votëbesimin e Sali Berishës pas humbjes së thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Në një lidhje ‘skype’ për emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, deputeti tha se nuk ndihet i përfaqësuar pasi nuk ka marrë pjesë më herët në vendimmarrjet e këtij Kuvendi.
-
VIDEO
‘Një ministër s’mund të rrijë më shumë se 6 vjet’, Lorenc Vangjeli flet për të ‘rrezikuarit’ në kongresin e PS: Mazhoranca i shikon një pjesë të zhytur me dosje
Analisti Lorenc Vangjeli në emisionin “Kontrast” në Report Tv me Denis Mingën ka folur për zhvillimet që mund të ndodhin në kongresin e PS më 8 dhjetor, ndërsa la të kuptohej se do këtë ndryshime në qeveri.