• VIDEO

    Ndryshime në Kongresin e PS? Petro Koçi: Pushteti brenda partisë në pak duar! Një kryetar bashkie komandon gjithçka! Edhe ëngjëllit po i dhe shumë pushtet kthehet në djall

    Më 8 dhjetor në ditën e rinisë do të  mbahet Kongresi i Partisë Socialiste ku pritet që të ketë ndryshime. Deputeti Petro Koçi i ftuar në emisionin Kontrast në Report Tv ka bërë një analizë përmes të cilën tregon se ku priten këto ndryshime sipas tij. Ai tha se pushteti brenda partisë është në pak duar, ndërsa më konkretisht tha se kryetarët e bashkive komandojnë gjithçka.

    • VIDEO

      Ndryshime në Kongresin e PS? Petro Koçi: Pushteti brenda partisë në pak duar! (30 Nëntor 2023)

      Më 8 dhjetor në ditën e rinisë do të  mbahet Kongresi i Partisë Socialiste ku pritet që të ketë ndryshime. Deputeti Petro Koçi i ftuar në emisionin Kontrast në Report Tv ka bërë një analizë përmes të cilën tregon se ku priten këto ndryshime sipas tij. Ai tha se pushteti brenda partisë është në pak duar, ndërsa më konkretisht tha se kryetarët e bashkive komandojnë gjithçka.

    • VIDEO

      Përgjimet e Sky, Lorenc Vangjeli: Priten arrestime, bëhet fjalë për drejtues të lartë policie që kanë përdorur telefona të kriptuar

      Analisti Lorenc Vangjeli nga studioja e emisionit “Kontrast” në Report Tv ka paralajmëruar të tjera arrestime të bujshme në radhët e policisë së shtetit që kanë dalë në përgjimet e aplikacioneve “Sky” dhe “EncroChat”. Ai tha se bëhet fjalë për drejtues të lartë që kanë qenë përdorues të telefonave të kriptuar.

    • VIDEO

      E priste prej vitesh, burri kishte gjetur tjetër grua/E reja:Fëmijët e prisnin me padurim (30 Nëntor 2023)

      Ardjana Lufa me origjinë nga Pogradeci është një 35-vjeçare nënë e 3 fëmijëve të vegjël e cila është braktisur nga i shoqi. Ishte 21 vjeçe asokohe kur Ardjana u martua me shkuesi me Fitim Meçin nga Kukësi 1 vit më i vogël. 3 javët e para të martesës marrëdhëniet ishin të mira por më pas bashkëshorti nisi të kishte sjellje problematike, prandaj nisën edhe debatet në çift. Ardjana kujton mjaft mirë një moment kur burri i pohoi kësaj të fundit se për 3 muaj e kishte paguar qiranë, ndërsa do të emigronte drejt Italisë ku për 1 vit e gjysëm shkëputi çdo kontakt. Pas pak kohësh qiraxhiu e nxorri nga shtëpia Ardjanën bashkë me fëmijët, te cilët të detyruar i kaluan netët rrugëve. Pas disa kohësh Fitimi u kthye sërish në familje, ndërsa për herë të fundit emigroi 9 vite më parë kur djali i vogël ishte 2 muajsh. Që prej atij viti Fitimi shkëputi çdo kontakt me Ardjanën dhe fëmijët për të mos u bërë më I gjallë. Tashmë ai është kthyer sërish në Shqipëri dhe kërkon të marrë fëmijët. Fitimi i ka pohuar motrës së Ardjanës se ka krijuar një tjetër familje duke i dhene fund kështu martesës me 35-vjecaren. Sot Ardjana dhe Fitimi janë në proces divorci, ndërsa kanë zhvilluar seancën e parë. Aktualisht 35-vjeçarja me 3 fëmijët 12, 10 dhe 9-vjeçarë jetojnë me qira në Golem, në kushte tejet të vështira ekonomike.

    • VIDEO

      Emisioni 30 Nëntor 2023, Receta/ Horoskopi i muajit Dhjetor / Gratë & Palestra

      Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me petë sfoliat me spinaq / Lulelakër me salcë beshamel / Bishtaja me patate. Në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Dhjetor për 12 shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Jorgo Pulla, muaji i fundit i vitit do të jetë dhe muaji i mbylljeve të problemeve të mëdha. Ky muaj ka të mirat e veta, por duhet patur kujdes pasi jo gjithçka që shkëlqen është flori, duhet të jemi kaq të kujdesshëm në gjëra të mëdha që duhet të bëjmë. Ky muaj për të gjithë shenjat na jep momentin dhe mundësinë për punët e lëna pezull, mundohuni t'i mbyllni sa më parë. Hëna e plotë që ne lamë pas ka lënë disa probleme, gjithashtu kemi dy ndikime planetare, kemi Hënën e re në datë 13 dhjetor e cila do të ndikojë shumë në aksin Shigjetar - Bricjap, por kemi dhe Mërkurin që kthehet në retrogradë ku kërkohet pak vëmendje në çështjet që lidhen me punën dhe karrierën dhe me bisedime të rëndësishme që mund të bëjmë. Do të kenë përfitime me Mërkurin në Bricjap dhe Afërditën në Akrep në çështjet ekonomike financiare shenjat e zjarrit si Dashi, Luani, Shigjetari, gjithashtu shenjat e ajrit siç janë Binjakët kanë një mundësi shumë të mirë në fushën e bisedimeve. Është një muaj i cili në fillim do të duket pak i vrullshëm, por stabilizohet në kohë. S'është kurrë vonë për palestër! Gra dhe vajza tregojnë rutinën e shëndetshme ditore dhe përfitimet që marrin nga aktiviteti fizik pavarësisht moshës. Me kameran e “Rreze Dielli” kemi shkuar një pasdite të zakonshme në një nga palestrat e Tiranës ku takojmë instruktoren e fitnesit Erilanda Bakalli dhe tre zonja të profesioneve të ndryshme Lavdie Zagori, Enkeleda Bifsha, Sonila Papathimiu të cilat na tregojnë sesi aktiviteti fizik është kthyer tashmë në një stil jetese për to duke treguar dhe benefitet e shumta që marrin prej tij.

    • VIDEO

      'Gjykata Speciale nuk ka qëllim drejtësinë', Protesta kundër vizitës së Trendafilova, Demolli për Report Tv: Arsyeja ishte se kërkesa e pjesëmarrjes sonë në takim u refuzua

      Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot, live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, aktivistja e PSD-së, Donjeta Demolli, ka folur rreth protestës së ndodhur në Prishtinë dhe arrestimit të kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj

    • VIDEO

      'Muaj i vrullshëm! Kujdes në punë dhe bisedime', horoskopi i muajit Dhjetor nga Jorgo Pulla

      Në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Dhjetor për 12 shenjat e zodiakut. 

      Sipas astrologut Jorgo Pulla, muaji i fundit i vitit do të jetë dhe muaji i mbylljeve të problemeve të mëdha. Ky muaj ka të mirat e veta, por duhet patur kujdes pasi jo gjithçka që shkëlqen është flori, duhet të jemi kaq të kujdesshëm në gjëra të mëdha që duhet të bëjmë. Ky muaj për të gjithë shenjat na jep momentin dhe mundësinë për punët e lëna pezull, mundohuni t'i mbyllni sa më parë. Hëna e plotë që ne lamë pas ka lënë disa probleme, gjithashtu kemi dy ndikime planetare, kemi Hënën e re në datë 13 dhjetor e cila do të ndikojë shumë në aksin Shigjetar - Bricjap, por kemi dhe Mërkurin që kthehet në retrogradë ku kërkohet pak vëmendje në çështjet që lidhen me punën dhe karrierën dhe me bisedime të rëndësishme që mund të bëjmë. Do të kenë përfitime me Mërkurin në Bricjap dhe Afërditën në Akrep në çështjet ekonomike financiare shenjat e zjarrit si Dashi, Luani, Shigjetari, gjithashtu shenjat e ajrit siç janë Binjakët kanë një mundësi shumë të mirë në fushën e bisedimeve. Është një muaj i cili në fillim do të duket pak i vrullshëm, por stabilizohet në kohë.

    • VIDEO

      S'është kurrë vonë për palestër! Gra dhe vajza tregojnë rutinën e shëndetshme ditore

      S'është kurrë vonë për palestër! Gra dhe vajza tregojnë rutinën e shëndetshme ditore dhe përfitimet që marrin nga aktiviteti fizik pavarësisht moshës...

      Me kameran e “Rreze Dielli” kemi shkuar një pasdite të zakonshme në një nga palestrat e Tiranës ku takojmë instruktoren Erilanda Bakalli dhe tre zonja të profesioneve të ndryshme Lavdie Zagori, Enkeleda Bifsha, Sonila Papathimiu të cilat na tregojnë sesi aktiviteti fizik është kthyer tashmë në një stil jetese për to duke treguar dhe benefitet e shumta që marrin nga ky aktivitet.

    • VIDEO

      Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

      Lulelakër në furrë me salcë beshamel

      Përbërësit:

      • 1 kg lulelakër
      • 2 lgj gjalpë
      • 3 lgj djathë
      • 2 lgj miell
      • 2 gota qumësht
      • 1 kokërr vezë
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Lulelakrës i heqim gjethet jeshile, e lajmë dhe e vendosim të ziejë në ujë me kripë. E vendosim lulelakrën në një tavë të lyer me yndyrë, e spërkasim me kripë, piper, djathë kaçkavall të grirë ose djathë të bardhë. Përgatisim beshamelin duke kaurdisur miellin me gjalpë, e shuajmë me qumësht dhe sapo të fillojë të trashet, e heqim nga zjarri dhe shtojmë të verdhën e vezës. Hedhim salcën e qumështit beshamel mbi lulelakrën, e spërkatim me pak gjalpë dhe djathë dhe e vendosim të piqet në furrë.

    • VIDEO

      Bishtaja me patate nga zonja Albana

      Bishtaja me patate

      Përbërësit:

      • 1 kg bishtaja
      • 1 qepë mesatare
      • 2 thelpinj hudhër
      • 3 patate
      • 250 ml salcë domate
      • 2 gota ujë
      • Vaj ulliri
      • Majdanoz
      • Kripë, piper i zi
      • Spec i kuq pluhur

      Përgatitja:

      Në vaj kaurdisim fillimisht qepën me hudhrat, shtojmë patatet e prera në kubikë me pak kripë, më pas shtojmë bishtajat. Vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar më pas salcën dhe ujin. E lëmë gjellën të gatuhet duke shtuar gjysmën e erëzave. Në fund rregullojmë shijen dhe e servirim të ngrohtë, sipas dëshirës me pak kos.

    • VIDEO

      Byrek me petë sfoliat me spinaq nga zonja Albana

      Byrek me petë sfoliat me spinaq

      Përbërësit:

      • 1 petë sfoliat
      • 1 kg spinaq
      • 150 gr djathë
      • Fara susami
      • Vaj ulliri
      • Koper
      • Kripë

      Përgatitja:

      Zbusim spinaqin në ujë të nxehtë pasi e kemi pastruar. I përziejmë të gjithë përbërësit dhe e hapim masën në petë. E bëjmë rulo, i bëjmë prerje diagonale dhe bashkojmë anësoret. E lyejmë me vezë, e spërkasim me fara susami dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

    • VIDEO

      Vrasja e Ardian Nikulaj, autoritetet marokene dorëzojnë telefonin e Ruben Saraivës! Akuzohet si ekzekutori i biznesmenit

      Zbërthimi i komunikimeve të portugezit me anëtarët e tjerë të grupit të vrasësve me pagesë, katër britanikë dhe porositësi Edmond Haxhia do t’u shërbej hetuesve për të pasur prova të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë.
       

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv