Speca të skuqura me hudhra e uthull nga zonja Albana

4 Dhjetor 2023, 11:49

Speca të skuqura me hudhra e uthull

Përbërësit:

  • 1 kg speca
  • 2 filxhanë kafeje vaj
  • 4-5 thelpinj hudhër
  • 2 lugë uthull
  • Majdanoz të grirë
  • Kripë

Përgatitja:

Specave u heqim bishtin dhe farat, i shpëlajmë dhe mund t'i lëmë të plota ose të prera në rripa për së gjati. I skuqim në tigan me pak yndyrë të mbuluar me kapak duke i përzier herë pas here. U hedhim kripë, majdanoz të grirë, hudhra të shtypura dhe uthull.