-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 30 nëntor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga për herë të parë 29 nëntori kremtohet edhe në Shkodër te "integrimi i Shqipërisë në BE varet nga rasti Beleri" e deri tek Berisha bën thirrje për mosbindje civile.
-
VIDEO
Greqia kërcënon Shqipërinë: Pa liruar Belerin nuk ka integrim në BE(29 nëntor 2023)
Mbrëmjen e sotme, në studion e ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv gazetari Stavri Marko tha se Greqia nuk ka synim vetëm çështjen e Belerit por ka si synim që në të ardhmen të arrijë të njëjtat kushte në të cilat është sot Serbia në Kosovë dhe të kërkojë të njëjtën gjë për komunitetin grek në Shqipëri.
-
VIDEO
Beleri/ Meçe përplaset me përfaqësuesin e OMONIA: Jam lab unë, s'më bën dot himarjot grek
Mbrëmjen e sotme, në studion e ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv gazetari Stavri Marko tha se Greqia nuk ka synim vetëm çështjen e Belerit por ka si synim që në të ardhmen të arrijë të njëjtat kushte në të cilat është sot Serbia në Kosovë dhe të kërkojë të njëjtën gjë për komunitetin grek në Shqipëri.
-
VIDEO
Tritan Shehu del nga ‘rreshti’ i Rithemelimit: Ja pse jam kundër dërgimit në Kushtetuese të marrëveshjes me Italinë! Sherri me Mziun? S’merrem me ata që bëjnë çimka
Tritan Shehu është i vetmi deputet që në mbledhjen me dyer të mbyllura të Rithemelimit nuk mbështeti propozimin për të dërguar në Gjykatës Kushteuese marrëveshjen mes shtetit shqiptar dhe atij italian për emigrantët
-
VIDEO
12 mijë kristale për Luana Vjollcën, Artizania zbulon kërkesën e fansit të zjarrtë ( 29 nëntor 2023)
Rejmona Baholli, studente e sapo diplomuar për Planifikim Urban, ushtron një profesion që është shumë larg degës që ajo ka mbaruar. Shpesh herë është në dilemë sesi do të jetë e ardhmja, por një gjë është e sigurt: Nuk dëshiron të largohet nga Shqipëria, edhe pse ka lindur në Firence. Dëshiron që potencialin dhe kontributin e saj ta japë në atdhe. Gjithnjë ka spikatur për durimin, kreativitetin, natyrën detajiste dhe të kujdesshme. Hobi i saj për të realizuar punime me dorë është shndërruar në një profesion të mirfilltë. Dëshira për të sjellë risi e shtyu të renë të krijonte portrete me gurë, shishe të personalizuara, termusë për t’i bërë të afëmve dhurata të veçanta. Në një ditë të zakonshme përpiqet të ndihmojë sadopak edhe prindërit me punën e tyre duke i orientuar drej marketingut dixhital. Pjesën tjetër të ditës e kalon duke punuar me orë të tëra në punishten e saj.
-
VIDEO
Gjendet Vasillaq Kita zbulohet e vërteta/Flet krushku: Gruja e la, i biri i mori lekët (29 Nëntor 2023)
Prej ditësh në situatë rruge, qytetarët e Fierit denoncojnë rastin e 68-vjeçarit Vasillaq Kitos. Gjatë emisionit të sotëm, kur moderatorja po prezantonte foto e tij, krushku i 68-vjeçarit telefonoi dhe tregoi historinë e tij të dhimbshme. ‘Jam krushku dhe ai është Vasallaq Kito nga Fieri. Para shumë kohësh e la gruaja, i iku dhe kaloi në depresion. Ka një djalë në Greqi, që jo vetëm nuk kujdeset, por i merr edhe lekët e kempit babait. Kështu jeton në mes të qytetit dhe askush nuk reagon’
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 29 Nëntor 2023 – Receta/ Foto virale / Shqipëria në Parlamentin Kanadez
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Petanik me fasule / Paçe koke / Zupa shtëpie.
Fotoja e vajzës me emrin Franka me xhubletë dhe flamur e realizuar nga fotografja Soela Zani, u bë virale në rrjet në ditët e festave të nëntorit, teksa të gjithë e postuan duke i vënë diçitura nga më të ndryshmet. Në studion e Rreze Dielli, Soela Zani tregoi sesi erdhi kjo ide, sa foto iu deshën për të arritur në shkrepjen perfekte së bashku në mjeshtërinë e valëvitjes se flamurit nga Anxhelika Kolevica. “Nuk e dija që fotoja do merrte këto përmasa, edhe pse përkushtimi dhe dashuria me të cilën e bëra ishte i jashtëzakonshëm. Doja diçka të veçantë ku të gërshetoja flamurin dhe xhubletën, bashkë në një emocion të dyfishtë. Gëzuar këto festa kaq të bukura të cilat na tregojnë se përveçse ta duam vendin tonë, duhet të përpiqemi ta bëjmë atë më të begatë. Personalisht kudo që kam shkuar, nuk jam ndjerë më mirë se në Shqipërinë time”, - u shpreh fotografja e njohur.
Bashkatdhetarë të të gjitha trojeve u bënë bashkë për të festuar dhe gëzuar ditët historike për komunitetin shqiptar të Kanadasë, përmes festimeve të shumta, në nder të kulturës dhe traditave të vendit. Këtë vit, festimet u kryen në parlamentin e vendit, teksa ky i fundit ka pranuar për shqyrtim projektligjin për të shpallur nëntorin, muajin e trashëgimisë kulturore shqiptare. Në një lidhje skype nga Otava, Presidentja e Nderit e Shoqatës Shqiptaro Kanadeze, dr. Ruki Kondaj tha se ky është një lajm domethënës për shqiptarët dhe intelektualët e diasporës. "Personalisht si dhe shoqata jonë, mbarë shqiptarët i janë mirënjohës Deputetes Laura Albanese për marrjen përsipër dhe realizimin me sukses të këtij projekt ligji ku nëntori shpallet muaji i Trashëgimisë Shqiptare në parlament" - u shpreh ndër të tjera znj. Kondaj.
-
VIDEO
Festimet e shqiptarëve në Londër me bori, flamuj e fishekzjarre, paralizuan trafikun! 7 të ndaluar! Video tjetër
Mbi një mijë shqiptarë dolën mbrëmjen e 28 nëntorit në qendër të Londrës për të festuar 111 vjetorin e pavarësisë së Shqipëisë.
-
VIDEO
Stërnipi i Isa Boletinit: Kemi gjetur dokumente për lartësimin e figurës dhe rolin të tij në çështjen kombëtare
Stërnipi i Isa Boletinit, krahut të djathtë ushtarak të Ismail Qemalit, Gazmend Boletini në një intervistë për Report Tv tha se po punohet për të lartësuar figurën e tij. Boletini tha se tashmë po përpunohet dokumentacioni, të marra edhe nga arkivat e huaja, kryesisht nga Stambolli, Bukureshti, Vjena, Roma dhe nga Londra, pasuron figurën e Isa Boletinit dhe rolit të tij në çështjen kombëtare
-
VIDEO
Diaspora festime në Parlamentin Kanadez, Nëntori muaji i Trashëgimisë Kulturore Shqiptare
Bashkatdhetarë të të gjitha trojeve u bënë bashkë për të festuar dhe gëzuar ditët historike për komunitetin shqiptar të Kanadasë, përmes festimeve të shumta, në nder të kulturës dhe traditave të vendit. Këtë vit, festimet u kryen në parlamentin e vendit, teksa ky i fundit ka pranuar për shqyrtim projektligjin për të shpallur nëntorin, muajin e trashëgimisë kulturore shqiptare. Në një lidhje skype nga Otava, Presidentja e Nderit e Shoqatës Shqiptaro Kanadeze, dr. Ruki Kondaj tha se ky është një lajm domethënës për shqiptarët dhe intelektualët e diasporës. "Personalisht si dhe shoqata jonë, mbarë shqiptarët i janë mirënjohës Deputetes Laura Albanese për marrjen përsipër dhe realizimin me sukses të këtij projekt ligji ku nëntori shpallet muaji i Trashëgimisë Shqiptare në parlament" - u shpreh ndër të tjera znj. Kondaj.
-
VIDEO
‘Duart lart se ju vramë’, flet për Report Tv pronarja e argjendarisë në Kamëz: Morën 1.5 kg flori! 3 prej tyre u futën brenda, shoferi i priti te BMW
Report TV ka siguruar dëshminë e pronares së argjendarisë që ra pre e grabitjes me armë të martën e 28 nëntorit, në rrugën “Nënë Tereza” në Kamëz. 59-vjeçarja ka treguar se momentin e grabitjes ka qenë me nusen e djalit dhe se autorët e maskuar e kanë kërcënuar me armë dhe e kanë dhunuar. 'U përlesha me ta. Doja t’i ndaloja të vidhnin' ka thënë gruaja.
-
VIDEO
Me vrap nga Prishtina në Tiranë për festën e Flamurit, Erzen Zyberaj për Report Tv: Jemi një! Ishte sfiduese, thirrja ime për mbështetje ra në vesh të shurdhët
Erzen Zyberaj ia doli që të vrapojë nga Prishtina në Tiranë për ditën e Flamurit. Kushtet atmosferike ishin sfiduese për atletin, i cili kreu 260 km për 48 orë. Në një intervistë për Report Tv zuberaj thotë se mesazhi që përcjell është se shqiptarët janë dhe duhet të jenë një përgjithmonë.