A ka përgjegjësi Xhafaj për vëllanë? Kryemadhi qëndrim ndryshe nga Basha: Unë s'e di ç'a bëjnë fëmijët e mi tani...

A ka përgjegjësi Xhafaj për vëllanë? Kryemadhi qëndrim ndryshe nga Basha: Unë s'e di ç'a bëjnë fëmijët e mi tani...

Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk pajtohet me Lulzim Bashën sa i takon akuzave në adresë të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Monika Kryemadhi për herë të parë ka deklaruar se ajo ka një qëndrim ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës për çështjen e Agron Xhafajt, vëllain e ministrit.

Sipas saj, përgjegjësia e ministrit në këtë rast është morale, ndërsa theksoi duhet verifikuar nga institucionet fakti nëse Policia e Shtetit është përdorur nga vëllai i tij, Agroni. "Unë nuk e di çfarë bëjnë fëmijët e mi tani", ka thënë Kryemadhi për gazetaren Ilva Tare.

Abolutisht s’ka pse të mbajë përgjegjësi. Unë nuk e di çfarë bëjnë fëmijët e mi tani. Njëri është 18-vjeç, tjetri 20-vjeç. Unë vërtetë mbaj përgjegjësi morale për ta, por jo përgjegjësi ligjore. Por nga ana tjetër, është e rëndësishme të dihet nëse vëllai i z. Xhafaj i ka përdorur apo jo institucionet në favorin e tij. Qëndrimi ynë nuk është totalisht i ndryshëm, por në kemi nuanca të tjera. Unë mendoj se lufta jonë duhet të jetë ballore me Edi Ramën, pasi ai mund ta heqë z. Xhafaj dhe të vendos dikë tjetër në vendin e tij.

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Moskë, arrestohet gazetari i 'Forbes Russia', shpërndau lajmin e masakrës në Buça

Moskë, arrestohet gazetari i 'Forbes Russia', shpërndau lajmin e masakrës në Buça