POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

“Arratisja” e prokurorit që futi në ngërç dosjen Shullazi (Kronologjia që solli kaosin)

Caktimi i Elisabeta Imerajt si drejtuese e komanduar në prokurorinë e Tiranës dhe largimi 4 javë më pas i prokurorit Eneid Nakuci me një shpjegim për eprorët e tij se është i sëmurë dhe po kurohet jashtë vendit pa treguar se ku, ka futur në kaos prokurorinë e krimeve të rënda në lidhje me përfaqësimin në gjyq të akuzës për dosjen Shullazi.

Sipas burimeve për Report Tv nga prokuroria e krimeve të rënda pak ditë para seancës gjyqësore të shtatorit për dosjen “Shullazi” prokurori Nakuci ka njoftuar me një letër eprorët e tij se ndihej shumë sëmurë dhe po largohej jashtë vendit për t’u kuruar.

Prej atij momenti administrata e krimeve të rënda është munduar të lidhet në telefon me prokurorin Nakuci por ai i ka të fikur edhe dy telefonat celularë. Është pikërisht kjo situatë e krijuar me largimin e Nakucit që pamundësoi zhvillimin normal të seancës dhe përfaqësimin e akuzës në fazën e diskutimeve përfundimtare ku ndodhet proces.

Eneid Nakuci është prokuror Magjistrat dhe prej 2011 ai ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë.

Së fundmi ai ka qenë pjesë e dosjes ndaj Emiliano Shullazit si dhe ka qenë prokuror i cili po hetonte Klement Balilin të cilësuar nga mediat greke si ‘Eskobari Ballkanit’.

Jo vetëm dosja ndaj Shullazit por edhe dosjet e tjera hetimore përfshi dhe atë ndaj Klement Balilit me largimin e Nakucit janë future në ngërc.

Për të zëvendësuar Nakucin eprorja e tij Donika Prela drejtuesja e komanduar tek krimet e rënda ka kërkuar ta zëvendësojë mungesën e tij me short me kolegët e Nakucit që janë në detyrë.

Por ata kanë refuzuar shortin duke argumentuar se si Nakuci dhe Imeraj janë sërish prokuror dhe nuk ka asnjë dokument që vërteton si sëmundjen e Nakucit apo dhe pamundësinë e Imerajt për të përfaqësuar prokurorin në fazën e pretencës në një dosje të hetuar prej saj.

Me këtë argument ata janë ndëshkuar duke u vënë në hetim disiplinorë nga prokuroria e përgjithshme ndërsa mbetet mister fakti se përse nuk ka një hetim disiplinorë për Nakucin i cili në mënyrë të dyshimtë u sëmurë dhe u braktisi punën duke fikur edhe telefonat celularë.

d.ba./b.ha.
Komento

Komente

  • Konjak: 21/09/2018 18:40

    10 hile 1 trimeri.Ky ka qene parimi izgjidhjes se problemeve nga pushtetaret edhe ne te kaluaren.Kur problemi paraqet rrezikshmeri per zgjidhje ,perdoren dhelperine me pseudo justifikime,dhe ja futen ndonje fukarai.

    Përgjigju