Balla takime në Bundestagun gjerman: Gati paketa lehtësuese për thithjen e investimeve gjermane

 Balla takime në Bundestagun gjerman: Gati paketa lehtësuese për thithjen e investimeve gjermane

Taulant Balla, Kreu i Grupit Parlamentar të PS në takim me përfaqësuesit e qeverisë gjermane në Bundestag

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i shoqëruar nga deputetët Ervin Bushati, zëvendësministrja Blerina Gjylameti dhe Zëvendësministrja e drejtësisë Teuta Vodo ishin në një vizitë në Bundestag në Gjermani ku zhvilluan një takim zyrtar me delegacionin  e qeverisë Gjermane.

Delegacionin shqiptar pati një takim zyrtar me anëtarin e parlamentit gjerman në grupin e CDU/CSU Joachim Pfeiffer.

Gjatë fjalës së tij, Balla theksoi tre çështje të rëndësishme. E para lidhet me vendimin e PE për procesin e parapregatitjes së Shqipërisë në hapjen e negociatave qershorin e ardhshëm, ku në këtë kuadër Shqipëria ka në fokus reformën në drejtësi, e cila po ecën në rrugën e duhur dhe së shpejti do të ngrihen institucionet e reja të drejtësisë. Procesi i vettingut në radhët e drejtësisë është drejt përfundimit, për t'i hapur më pas rrugën për krijimin e KED dhe KPK. Çështja e dytë e ngritur në takim ishte reforma zgjedhore, ku vetë qeveria gjermane është investuar në këtë reformë. Për herë te parë në draftin e pregatitur janë pasqyruar të gjitha rekomandimet e raporteve të OSBE për procesin zgjedhor që nga 2013.

Lufta ndaj krimit të organizuar ishte çështja e tretë e diskutuar në takim, e cila po jep çdo ditë rezultate edhe më të mira, sidomos përsa i përket kultivimit të kanabisit. Shembull i qartë i kesaj lufte është edhe renditja e Tiranës si kryeqyteti më i sigurtë në Europë.

Nga ana e tij deputeti gjerman shfaqi interes te madh për rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe të investimeve të huaja. Z. Pfeiffer ofroi mbështetjen e tij për rritjen e investimeve të kompanive gjermane në vendin tonë, sidomos në fushën e infrastrukturës, turizimit dhe agrokulturës. Ai theksoi se prespektiva e Shqipërisë patjetër që është Bashkimi Evropian dhe këtë bindje e krijon edhe fal fjalëve të shkëlqyera që dëgjon për Shqipërinë nga kolegët e tij.

Në fund të takimit, Balla shprehu angazhimin e tij konkret, edhe si Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri Gjermani, në ndërtimin e një pakete lehtësuese për thithjen e investimeve gjermane.

Shumë shpejt një delegacion me deputetë gjermanë dhe investitorë të fushave të turizmit, agrokulturës, infrastruktures do të vizitojnë Shqipërinë për të parë nga afër potencialin e Shqipërisë në këto fusha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lajmi se bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin, reagon Delina Ibrahimaj: Ja si qëndron e vërteta

Lajmi se bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin, reagon Delina Ibrahimaj: Ja si qëndron e vërteta