Basha do ta kthente në pallat, Rama nxjerr videon e shkollës 'Kosova': Rilindi simboli i Tiranës

Tirane- Kryeministri i vendit, Edi Rama në ditën e parë të shkollës për vitin shkollor 2018-2019 ka zgjedhur të thotë mirmëngjes me ambientet e reja të shkollës Kosova në Tiranë, shkollë e cila u vendos të rindërtohet pas djegies e pasi u fitua një betejë gjyqësore pasi në vend të saj ishte parashikuar të ndërtohej një pallat në kohën kur bashkia e kryeqytetit drejtohej nga Lulzim Basha.

'Mirmëngjes dhe pas një lufte afro pesëmbëdhjetë vjeçare, me ata që e morën padrejtësisht si pronë, me ata që e dogjën, pabesisht si godinë, me ata që përmes gjykatësish të korruptuar donin ta kthenin këndin e saj historik në pallat, kam kënaqësinë t'ju uroj të gjithëve një vit të gëzuar e të suksesshëm shkollor, me "Kosovën" e rilindur, shkollën simbol të historisë së Tiranës që sot u hap fëmijëve dyert e të ardhmes, si mishërimi i ambicies sonë për Tiranën që duam, për Shqipërinë që duam'

Kryeministri Edi Rama

Për ndërtimin e kësaj shkolle në vitin 2016 u parashikua të shpenzoheshin 100 milionë lekë të reja dhe pjesa tjetër ishte planifikuar për vitin 2017. Falë këtij investimi nxënësit e kësaj shkolle mund të gëzojnë sot ambientet e reja.

Që nga viti 1997 kur dhe ndodhi djegia e shkollës e deri më tani nxënësit e saj e kanë vijuar mësimin në mjediset e Liceut Artsitik dhe pasdite.

Shkolla Kosova e njohur si shkolla fillore dhe ushtrimore e rrugës së Elbasanit ishte krijuar që në vitin 1940 dhe përbën traditën e njërës prej shkollave më të mira të Tiranës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet