Basha takim me të rinjtë në Berat: Të bashkohemi kundër të keqes, qeveria s'ka pranga për të gjithë popullin

BERAT - Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me të rinjtë e FRPD-së së Beratit, ku vuri theksin në keqqeverisjen e vendit. Basha kërkoi nga qytetarët që të bëhen bashkë për të luftuar dhe larguar të gjithë ata që mbajnë peng të ardhmen e Shqipërisë.

Të gjithë ata padrejtësi mund të shkojnë në një qëndresë të përbashkët ndaj një qeverie nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve. Kujt i shërben nxjerrja e banorëve në rrugë tek Unaza, i shërben një interesi korruptiv. Janë mbyllur 250 shkolla, në një vend ku mjekët largohen sepse kanë pagat më të ulëta në rajon. Sikur të çohet vetëm rinia e Beratit, të jenë të sigurt se e keqja merr një përgjigje vdekjeprurëse. Askush nuk ka arsye të ketë frikë, frikë duhet të kenë ata që mbajnë peng të ardhmen tuaj.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Gjithashtu, kreu i PD tha se shqiptarët kanë të drejtë të bëjnë gjithçka për të rrëzuar këtë qeveri.

"Pushteti ku kthehet në dhunues i ligjit, qytetarëve iu lind e drejta për të sprapsur atë. Ata që  thuhet se përfaqësojnë bashkinë, ata nuk përfaqësojnë bashkinë, por interesat e tyre. Nuk ka shtet që ka mjaftueshëm qeli për të burgosur popullit, ku ai çohet  largohet qeveria. Nuk ka qeveri që i bënë ballë popullit. 290 mijë shqiptarë hanë një vakt në ditë”, shtoi kryetari i PD, Lulzim Basha, në takimin me të rinjtë në Berat.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 18/11/2018 17:59

    O ndyresire,kjo qeveri s’ka pranga per te gjithe,ndersa qeveria e Saliut dhe jotja kishte plumba per te gjithe shqiptaret ne 1997 dhe 21 janar 2011... Ti je nje kriminel qe hiqesh si politikan!

    Përgjigju
  • Festim: 18/11/2018 17:58

    O HAJDUT Nuk ke Faj , por e ka Fajin Edi Rama që ka 6 VJET në PUSHTET dhe ti flet si "Bilbili" akoma sepse Edi Rama është një Tradhtar , që i harroi ata 4 të Vrarët në 21 Janar dhe 500 të Gjakosurit që ti Halabak i Urdhëroje Policët që të Qëllonin mbi Turmën ! ZORAN ZAEV vetëm në 1 VIT e GJYSËM në PUSHTET me Kualicion i tregoi "DHËMBËT" GRUEVSKIT , që fundja GRURVSKI as ka VRARË Njeri në Maqedoni ! Edi Rama futet SKUTAVE të KRIMIT dhe bën marëveshje me LUL KRIMINELIN , dhe Tradhton POPULLIN që e VOTON dhe e mban në PUSHTET!!! MALLKUAR qofshi që të gjithë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Pamjet me dron nga protesta te Bashkia e Tiranës, momenti i shpërthimit të molotovëve

Pamjet me dron nga protesta te Bashkia e Tiranës, momenti i shpërthimit të molotovëve