Dhunë në protestë, 3 orë luftë në Rrugën e Kombit, 13 policë të plagosur/ VIDEO

Dhunë, përplasje, tym dhe flakë. Qytetarë nga veriu i Shqipërisë, kryesisht Kukësi, Tropoja dhe Hasi, por edhe shqiptarë nga Kosova janë përplasur me policinë e shtetit në Rrugën e Kombit në protestën e organizuar paraditen e sotme rreth orës 11:00 për të kundërshtuar vendosjen e taksës. Protesta nisi në orën 11:00, ndërsa zgjati deri rreth orës 14:00. 

E ndërsa ishte paralajmëruar se protesta do të ishte paqësore, protestuesit u përplasën me policinë duke bllokuar qarkullimin në të dyja anët e Rrugës së Kombit.  Fillimisht policia reagoi, por situata i doli nga kontrolli pasi numri i protestuesve ishte i madh duke e bërë të pamundur ndërhyrjen për t’i bllokuar. 
VIDEO pa koment protesta kundër Taksës në Rrugën e Kombit

Pas tërheqjes totale të bluve, protestuesit morën situatën në kontroll duke thyer dhe djegur sportelet dhe kabinat që kishte vendosur koncesionari për të vjelur taksën në Rrugën e Kombit. Protestuesit pas djegies së gjithçkaje, nuk lejuan që të hapet qarkullimi.

Ata fillimisht deklaruan se do të qëndrojnë 24 orë në rrugë, deri në një reagim dhe tërheqje nga qeveria për taksën, por pas negociatave me policinë në orën 14:00 Rruga e Kombit u hap duke rikthyer qarkullimin normal të mjeteve nga të dyja anët.

Nga protesta mbetën 13 policë të lënduar dhe disa qytetarë. Mes policëve të lënduar është edhe Adem Visha.  Disa nga protestuesit akuzojnë policinë se i ka dhunuar duke i goditur me shkopinj gome, ndërsa policët janë plagosur nga goditja me gurë e protestuesve. Pasdite priten arrestimet e protestuesve.

Në protestë morën pjesë këshilltarët e Bashkisë e Kukësit nga të gjitha partitë politike, shoqata “Biznesi për Biznesin”, banorët e Kukësit dhe pushteti vendor.  Për përplasjen në Rrugën e Kombit pati reagime  nga të gjithë drejtuesit e shtetit.


Presidenti Meta bëri thirrje për qetësi, ndërsa kryeministri Rama paralajmëroi ndëshkim për autorët që shkatërruan dhe goditën policinë. Kryetari i PD, Lulzim Basha i kërkoi Ramës që të tërhiqet nga taksa dhe dhuna, ndërsa për Kryemadhin reagimi i sotëm ishte fillimi i fundit të regjimit.

TAKSA E “RRUGËS SË KOMBIT”
Klasa 1/ Motorët – 2.5 Euro
Klasa 2/ Veturat – 5 Euro
Klasa 3/ Autobus & kamionçina – 11.2 Euro
Klasa 4/ Kamion i mesëm – 16.2 Euro
Klasa 5/ Kamion i rëndë – 22.5 Euro

Ora 15:22
Rruga e Kombit/ Mes të plagosurve në protestë edhe shefi i komisariatit të Kukësit

Ndërmjet  personave të plagosur në Kukës është edhe shefi i komisariatit të policisë së këtij qyteti, Perlat Vatoci.

Vatoci është lënduar gjatë supmit me gurë, por nuk ka shkuar në spital deri sa ka përfunduar protesta.

Ora 15:38
Protesta/ Trafiku në Rrugën e Kombit, nga Miloti deri në Kalimash

Rruga e Kombit në pjesën që përshkon qarkun e Lezhës, nga Miloti, deri në tunelin e Kalimashit, është bllokuar për disa orë si shkak i protestes.

Radha e automjeteve ka qene kilometrike nga Repsi në drejtim të tunelit të Kalimashit.

Zhbllokimi i rrugës është bërë i mundur rreth orës 14 e 30 minuta pasi janë larguar protestuesit.

Ora 12:11
Organizatorët e protestës: Do të rrimë 24 orë, presim reagimin e qeverisë

Edhe pse lejen e kanë marrë vetëm për 2 orë, protestuesit deklarojnë se do të qëndrojnë 24 orë në tubim deri në momentin që të vijë një përfaqësues nga qeveria për të diskutuar heqjen e taksës për Rrugën e Kombit.
Protesta ne Rrugen e Kombit ne Kukes

Ora 12:17
Politika e bashkuar në Kukës, kryebashkiaku: Qeveritë e dy vendeve të ulen

Të gjithë përfaqësuesit e partive politike në Kukës janë bashkuar kundër taksës së Rrugës së Kombit. Kryebashkiaku Bashkim Shehu deklaroi gjatë protestës se “I bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë që të ulen, të bashkëbisedojnë dhe të gjejnë një zgjidhje sa më lehtësuese".

Protesta ne Rrugen e Kombit

Ora 15:16
Policia marrëveshje me protestuesit, hapet Rruga e Kombit pas tre orësh

Në orën 14:00 pas shumë negociatave me policinë protestuesit kanë hapur rrugën duke u larguar, ndërsa ka vijuar normalisht qarkullimi. Rruga u bllokua nga ora 11:00 deri në 14:00. Nga përplasja mbetën 13 policë dhe disa qytetarët të plagosur.

 

Ora 11:43
Prej orës 11:00 Rruga e Kombit vijon që të jetë e bllokuar, radhë kilometrike

Protestuesit kanë bllokuar Rrugën e Kombit prej orës 11:00 të paradites së sotme. Në të dyja anët radha e makina që janë bllokuar është shumë e gjatë. Qytetarët nga Kukësi, Tropoja, Hasi, por edhe shqiptarë nga Kosova pohojnë se nuk do largohen deri kur të anulohet taksa.
Radha kilometrike e makinave ne Rrugen e Kombit

Ora 13:49
Dhunë dhe shkatërrim në Kukës, Rama lë Vlorën, me urgjencë në Tiranë

Pas zhvillimeve intensive në Rrugën e Kombit nga protesta ku qytetarët shkatërruan dhe dogjën gjithçka, kryeministri Edi Rama nuk është mjaftuar vetëm me një status në Facebook ku paralajmëronte ndëshkimin për autorët, por është nisur nga Vlora në drejtim të Tiranës duke ndërprerë axhendën e takimeve.

Në orët në vijim pritet një takim me ministrin Xhafaj për t’u njohur me situatën më të fundit. Policisë duket se i iku situata nga kontrolli nga protesta në Kukës dhe pas përplasjes së parë u tërhoq.

Ora 11:23
Protestuesit në Rrugën e Kombit shkatërrojnë sportelet ku do të paguhet taksa

Protestuesit në Rrugën e Kombit të irrituar me vendimin për të paguar taksën për të kaluar në Rrugën e Kombit kanë shkatërruar sportelet e kompanisë. Ata kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të sporteleve duke thyer tabelën elektronike që tregon tarifën e pagesës.


Sportelet e thyera me gurë nga protestuesit

Ora 11:31
Në protestë edhe shqiptarë nga Kosova: Të hiqet taksa

Në protestën që po zhvillohet në Rrugën e Kombit kundër taksës ndodhen edhe shqiptarë nga Kosova. Ata shprehen se taksa që është vendosur i dëmton.

“Jemi kundër kësaj takse, e cila na dëmton. Kërkojmë që të hiqet taksa. Taksa dëmton rëndë biznesin në Kosovë, por edhe lëvizjen e qytetarëve të thjeshtë. Ne erdhëm paqësisht, por policia reagoi duke goditur qytetarët” 

Prononcimet e shqiptarëve nga Kosova

Ora 11:09
Protesta në Rrugën e Kombit, qytetarët: Policia na dhunoi, shteti po na grabit

Protestuesit e mbledhur për të kundërshtuar taksën për të kaluar në Rrugën e Kombit janë të shumtë të numër, ndërsa deklarojnë se nuk do të largohen nëse nuk do të anulohet vendimi.

Jo izolim. Nuk do të ikim nga këtu pa u hequr vendimi për të paguar taksën. Kemi marrë iniciativën për t’i dalë zot kësaj proteste. Këtu jemi mbledhur pa asnjë dallim politik. Policia na dhunoi me shkopinj gome. Te hiqet taksa, kjo është një kërkesë e drejtë dhe jetike”

Deklaratat e protestuesve në Rrugën e Kombit

Ora 13:27
Dhuna në Rrugën e Kombit, 11 policë dhe disa protestues të lënduar

Nga përplasja mes policisë dhe protestuesve 11 police dhe disa qytetare kane mbetur te lenduar. Protestuesit qëlluan me gurë në drejtim të policisë, ndërsa efektivët u përgjigjen më shkopinj gome. Nga përplasja efektivi Adem Visha dhe 10 te tjere u plagosen lehte. Ndërkohë që aktualisht po negociohet mes policisë dhe protestuesve për të hapur rrugën.

Ora 13:09
Dhuna në Rrugën e Kombit, policia u tërhoq pas përplasjes, pasdite priten arrestimet

Pas precipitimit të situatës dhe përplasjes me qytetarët në Rrugën e Kombit, policia është tërhequr, ndërsa ka identifikuar të gjithë personat dhe pasdite pritet që të arrestohen. Deri tani jane identifikuar nga policia mbi 40 protestues. Ata do të akuzohen për goditje ndaj efektivëve të policisë dhe shkatërrim të pronës. Ndërkohë që edhe kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se të gjithë protestuesit do të marrin përgjigjen e merituar.

Ora 13:02
Dhuna, protestuesit-Ramës: Mos luaj me zjarrin! Turp të kesh, hajde këtu!

Pas djegies së katër sporteleve dhe shkatërrimit të gjithçkaje në kabinat që janë ngritur në Rrugën e Kombit, protestuesit i kanë bërë thirrje Ramës që të mos luajë me zjarrin.

“Është rruga e Shqipërisë me bashkuar kombit, nuk është rruga e Ramës, nuk është rruga për të bërë gropën. Turp të kesh! I bëj thirrje Ramës, mos luaj me zjarrin, se pastaj e di vetë..do të digjesh. Do të qëndrojmë deri në vdekje këtu. Hajde këtu Edi Rama”

Reagimi i protestuesve në Rrugën e Kombit

d.ba./s.k.

Gjendesh pranë vendngjarjes?

Na ndihmo për ta bëre më të plotë këtë lajm në Shqiptarja.com dhe Report TV, duke na dërguar dëshminë tënde dhe informacionet e tua.

Komento

Komente

  • ERTV: 01/04/2018 03:08

    ME VJEN KEQ PO DUA TE THEKSOJ DEKLARATEN E KRYEMINISTRIT ISHTE NJE MENYRE E TE FOLURIT TE NJE NJERIU TE DROGUAR QE MEZI MERRTE FRYME MJEKESIA DUHET TA NDIHMOJE KRYEMINISTRIN TONE NJE ORE E ME PARE PARA SE TE SHKOJE NE OVERDOZE

    Përgjigju
  • Qytetari digjital: 31/03/2018 18:33

    Dhe mundohet Rama t'i fus ne BE keta barbare, kot e ka. Taksa, uje e drita s'paguajne, hajdute jane, dembela po e po, vetem te qahen dhe ankohen. Leri aty t'i çaje morri, s'behen ndonjehere. Protestat jane te shendetshme per demokracine, por kjo barabari eshte uleritese.

    Përgjigju
    • Qytetari Digjital: 31/03/2018 20:50

      Kameleon, sa taksa kam paguar dhe paguaj nga te ardhurat e mia personale, s’i ka paguar 30% e qarkut te Kukesit te marre se bashku. Keshtu qe fillo paguaj vete per rrugen nga do te kalosh, boll pagoi gjithe Shqiperia ta mbaje ne kembe ate rruge. Se dhe naften e ble ne Kosove me 1 Euro litrin, e s’paguan asnje takse per qarkullimin ne vend.

    • Kamaleoni: 31/03/2018 19:20

      E ke kap filmin ti vllai jo ne evrope po ne mars do te integrohesh ti... nderkohe sa te integrohesh ti ne 2052 ne po paguajme qe ti te ndjehesh rehat gjate udhetimit...

  • Lavdosh: 31/03/2018 17:35

    kryerrumpallistet vetem shkaterrim dine te bejne Si mund te krenoheni kur shikoni kete dhune ndaj prones private dhe publike Vetem vjedhje dhe shkaterrim, ky eshte bilanci juaj Mendoni se do merrni pushtetin me dhune! Turp, as emrin nuk dua tju degjoj me Sa here qe Shqiperia kerkon te eci para ose ka ndonje problem Serbia shikoni se si organizojne sherbimet serbe,greke ngjarje negative ne Shqiperi

    Përgjigju
    • edis: 31/03/2018 18:38

      ke te drejte fiks si lapangjozet e 21 janarit

  • Turi: 31/03/2018 17:13

    Bravo pretestes. Po taksa duhet. 2 mi kek te vejtera per veturen dhe 5 mi lek per te medhat. Kush vete e vjen kthimin pa lek. Boll i kan aq lek. Keta mire qe te q..e nenen po keta te q..e dhe baban. Duhet taksa po jo sarandafiu. Vajtje ardhje 2 mi lek te vjetera per veturen dhe 5 per te madhen. Po do ta hane taksen po sduan ta han le ti hane mune

    Përgjigju
  • Qytetari 2: 31/03/2018 17:13

    Nuk e kuptoj (Kuptohet qarte),secfare duan ne proteste ata kosovare te cilet jane njohur si persona bashkepuntore te serbise . KA patur te drejte Noli me etiketimin e tij

    Përgjigju
  • Qytetari: 31/03/2018 17:08

    TE GJITHEVE , NUK NA VJEN MIRE KUR MARRIM ETIKETIME SI POPULL NGA TE TJERET !! ME KETO SJELLJE RRUGACERIE DUKET QARTE SE CFARE KEMI NE KOKE.NE CDO RAST BEHEMI KUKULLA TE QEVERIVE TE NDRYSHME . NE 20 VITET E FUNDIT KEMI FITUAR VETEM ANARKINE DHE JO DEMOKRACINE.PARA 2 JAVE PATA RASTIN ET SHOH NEJ PROTESTE NE PRAGE ...MBAS MBARIMIT 60 MINUTA ME PAS NUK KISHTE AS NDONEJ COPE LETER ,JO SHKATERRIME SI TE NE ..........ZBATIMI I LIGJIT DUHET TE FILLOJE QE NE SEKONDE .

    Përgjigju
  • Njetri: 31/03/2018 17:07

    Gjynah ca behet keshtu more cuna do paguajme prap kjo qe u be ishte shum ekstreme

    Përgjigju
  • Ton: 31/03/2018 17:07

    Dava katunarësh

    Përgjigju
    • Kamaleoni: 31/03/2018 18:34

      O dava tironsi ta boni parkim privat gjith tiranen lalka e se hape zonin se keni lek ju tironsat po kuksianet skan lek per t'hudh per tpangopurit po ishalla tirane durres e tirane elbasan ti bo nga 5 euro se si thonte ne lajme ju tironsat vuni nga obeziteti e keni dhjam per te tret

  • Kamaleoni: 31/03/2018 16:09

    Faleminderit per protesten djema respekt, sa i perket hekurave as mos tju bohet vone se aq deme sa jane bere ato qe kane marre koncesionin i kan pare xhepi plus qe i nxjerrin per 1ore me ato tarifa, vec aman policet se skan pike lidhje e faji se per buke goje e femijesh jane aty

    Përgjigju
  • Taksa: 31/03/2018 16:00

    More zoternj qe felini sa lart poshte. Taksen è miratoi likja me monen kur kishin ministrine e trasportit. E dyta. Nese do I bihej rruges se vjeter a nuk do kushtonte me shume se aq Karburant? E treta, a do mirmbajtje kjo rruge apo jo? Po per mirmbajtjen Ku do merren kto lek? Mendoni Pak kto gjera o popull.

    Përgjigju
  • Arbëri: 31/03/2018 14:54

    Këtu sot ka vër gisht edhe Serbia përmes disa shqipfolësve nga Kosova! TURP TURP

    Përgjigju
  • Populli: 31/03/2018 14:35

    Nje falenderim per ate popull qe u ngrit aty! Levizja e tyre i fal rehati edhe pjeses qe i sheh nga telefoni! Protesta eshte e drejte. Por... kjo duhej bere qe kur lul basha vodhi 420 milion euro, dhe ja ku jane pasojat, sigurisht qe cdo fature do e paguaje rama e kushdo tjeter me pas. Gishti i duhet drejtuar atij qe e ndertoi rrugen!!!

    Përgjigju
  • Fredi: 31/03/2018 14:34

    Tani qe thyen dhe shkatruan le te rrine te qete. Neser, pasneser, pas nje viti kur te tentojne te ikin jashte do arrestohen nga policia dhe do vuajne denimin. Familjaret e tyre do rrine dyerve te burgjeve dhe taksa e rruges do vazhdoje prape. Protestat e behen si i beri Serbia qe rrezoi Miloshevicin, bllokohen rruget me makina, shfryni gomat. Greve e pergjithshme. Kosovaret qe bejne biznes te paguajne qe cke me dhe mos na bejne rremuje ketu se do ju thyhen kembet dhe duart njelloj si mbas grushtit te shtetit ne '98! Me shkatrimin qe bene as Kuksjanet se meritojne me te kalojne pa paguar.

    Përgjigju
  • Emigranti: 31/03/2018 14:03

    Edhe ne evrope paguhen autostradat.Ka shtete ku paguan ne sportele ka shtete ku paguan me vinjete si ne Zvicer Austria.Shteti nga taksat mbahet.Por ne shqiperi i duan falas se ashtu i thone edhe disa politikane, qe ishin te paret qe e vodhen kete rruge dhe tani dalin kunder takses

    Përgjigju
  • Ymeri: 31/03/2018 13:54

    Ku eshte Xhafa?

    Përgjigju
  • Popull: 31/03/2018 13:53

    Grushti I pare dhembeve te Rames nga populli

    Përgjigju
    • popull: 31/03/2018 21:09

      po pse te ngeli hatri ty o dori per dhembet e rames

    • Dori: 31/03/2018 14:38

      Grushti i te temes.

  • Ca behet kshu: 31/03/2018 13:23

    2000 mij lek litri naftes ça takse flisni o njerez,aty pra jan taksat ne austri 1.10 ben litri naftes apo ne e kemi speciale se don kastrati me salen dhe edushin pjesen e vet

    Përgjigju
  • Nje shkodran: 31/03/2018 13:19

    Malokeria ka nevoje per qindra vite te vije ne normalitet! Salehu me te tijet vetem shkaterron...

    Përgjigju
    • ILO: 31/03/2018 14:39

      Po c'hyn malokeria ketu kjo qeveri ne kete mandat e ka filluar me arrogance ndaj te gjithe grupeve te shoqerise ndaj popullit me taksa dhe gjoba ,420 leke/liter ,taksa per aks qe paguhet cdo vit nga sejcili mjet pa permendur taksat qe paguajme per kredine e korrupsionit te rruges marre nga Berisha,Basha Bode prej 480 milion euro gjate ndertimit te saj,takse prej 5 euro eshte katastrofe nuk u gjet alternative me nje takse simbolike

    • Mali: 31/03/2018 13:32

      Nuk eshte ceshtje malokerie por ceshtje e injorances se klases politike cdo gje qe ngrihet apo ndertohet behet vetem per kapital politik. Helbete nji shpellar si Berisha i ben punet shume shkurt dhe jo ne interes te publikut. Rruga e shpellarit se vetem rruge kombi nuk mund te quhet eshte ndertuar pa marre parasysh qe duhej nje rruge paralele ne interes te zonave ku ajo kalon keshtu qe tarifa nuk do te sillte problem per banoret e zones. Protesta eshte institucion qe e quaj nje dimension te demokracise por jo kur e mbeshtetin apo e nxisin partite politike. Po takishbere berisha kete tarife protestuesit edhe mund te ishin vrare nga policia dhe ky do te ishte normalitet!

  • Remington: 31/03/2018 13:14

    Dikush duhet te paguaj per ndertimin dhe mirembajtjen e rrugeve. Falas nuk ka asgje. Zgjidhja e veteme ne ket raste eshte qe taksa rrugore te futet ne çmim regjistrimi dhe per "te huajt" te futen vinjeta. Te gjithe jemi "patriot" deri sa shteti "na prek" ne para, aty perfundon patriotizmi.

    Përgjigju
    • pony: 31/03/2018 14:43

      Ne kohen e komunizmit punonin shqiptaret per 11 persona sot punoni per parlamentaret , gjyqtaret , avokatet e per gjithe hajdutet e qeverise e te partiakeve te tjere saliistet ramistet e metajistet , cdo qeveri qe vjen ne shqiperi i dhuron popullit shkelmat bytheve e dru kokes : ngrihuni sqiptare e rrembejuani parate qe ju vjedhin ketyre hajduteve profesioniste

    • Mali: 31/03/2018 13:34

      Me e pershtatshme kjo. Keto fare rrugesh nuk lejojne te kete tarifa ne segmente te caktuara qofte edhe rruga e kombit

  • berti: 31/03/2018 13:01

    normal tarife shume e shtrenjt per xhepin dhe rrogen e shqiptarit

    Përgjigju
    • Erik: 31/03/2018 14:40

      Merre familjen ti dhe gjithe rrethi yt shoqeror e shkoni nje here ne 2 jave ne Kosove per te kaluar fundjaven qe te rritet qarkullimi i automjeteve ate rruge dhe te pjesetohet tarifa per te gjithe. Keshtu duhet te bejne edhe ata qe bertasin nga Tirana, por qe s'u bie rruga kurre te kalojne andej. Ne nje rruge 1 milard Euro te kalojne vetem 4,000 makina ne dite nuk eshte fizibel, por per hater te patriotizmit e kemi mbajtur ne kurriz koston e ndertimit dhe mirembajtjes deri tani. Kjo eshte pergjigja edhe per gjithe ata teveqele qe na tregojne sa kushtojne rruget ne Itali apo tjeterkund. Nese ne nje rruge kalojne 100 mije makina ne dite edhe 2 Euro eshte shume si tarife perdorimi.

  • Γαννης: 31/03/2018 12:36

    Protest le te bejn po gabinat cu ben qe iprishen nuk edin qe prape na taksat e tyre do coen prap duan apo nuk duan taksa do paguet jane mesuar si stani pa lese.

    Përgjigju
  • Maks: 31/03/2018 12:25

    Ketyre kuksianeve dhe kosovareve shteti sduhet tu marr lek per rrugen por per demshperbilim pse u be rruga me e shtrenjt ne bot tiu jepen toka ne bregdet dhe shtepia falas

    Përgjigju
  • agim: 31/03/2018 12:21

    Nuk e di sa kilometra esht rruga e kombit kurse nga raenna bolonja kushton 5€ per veturat.

    Përgjigju
    • salehu: 31/03/2018 14:18

      agim rrogen ne bologna e ke 1500€ ne kukes 150€,nqs taksa do te ishte 0.50€ asnje sdo protestonte. Per te mos folur per standartet e rruges.

  • agron s: 31/03/2018 12:21

    te njejtin reagim duhet te bejne qytetaret e tiranes me parkingjet e erion velise. nuk mund te paguajme 12 mije lek ne dite per te parkuar makinen poshte shtepise.

    Përgjigju
  • Koha: 31/03/2018 12:09

    Bravoooo protestoni vetem mos e beni politike se ato hajduta me njeri tjetrin i ndajne leket

    Përgjigju
  • Eri: 31/03/2018 11:54

    Te shkretet ju, tarifa nuk ka per t'u hequr, ndersa ju do i hyni halleve me gjyqesorin per dhunen ndaj policise dhe shkaterrimin e prones.

    Përgjigju