Çfarë fshihet në shtëpinë e Lulzim Bashës?

Çfarë fshihet në shtëpinë e Lulzim Bashës?

Shtesa në katin e fundit të pallatit nga Lulzim Basha

Prej disa ditësh, kryetari i PD, Lulzim Basha është vënë në qendër të akuzave nga mediat, në lidhje me banesën e tij, pranë Parkut të Liqenit, pas ish-Stadiumit “Qemal Stafa”. Kreu i PD-së ka bërë plot 4 dhoma shtesë pa leje. Në njërin krah ka ndërtuar shtesë dykatëshe me dy dhoma dhe në krahët e tjerë ka ndërtuar dy dhoma njëkatëshe.

Nga ana tjetër, në një kohë kur kreu i PD-së e cilëson si të pavërtetë lajmin e shtesës në apartamentin e tij, Basha nuk i ka lejuar punonjësit e IMT-së të Bashkisë së Tiranës që të bëjnë detyrën e tyre që u ngarkon ligji për të bërë verifikimet përkatëse për shtesën pa leje në kullën Nr.1. Gjë e cila ngre jo pak dyshime se ai ka diçka për të fshehur.

Të gjendur në këto kushte, punonjësit e IMT-së i kanë dorëzuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha një shkresë zyrtare, ku i lënë 5 ditë afat për të dorëzuar gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor për apartamentin e tij dhe shtesën që ka bërë me lejen që i dha vetes së vet gjatë kohës që ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Specialistët e IMT-së kanë kontaktuar në hyrje të apartamentit një nga bodyguardët e Bashës, i cili ka marrë në dorëzim edhe njoftimin zyrtar për dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar.

Por, Lulzim Basha trumbeton fort çdo ditë në media se ai është ndryshe, pretendon se ka një kulturë perëndimore dhe se ka formim perëndimor. Por, kur ka formim perëndimor pse pse badigardi i Lulit pengoi inspektorët shtetërorë që të shikonin ambjentet.

Kur ka kulturë dhe formim perëndimor, pse Basha nuk sillet si perëndimor? Pse nuk tregohet i hapur, të thotë ja urdhëroni, kjo është shtëpia ime, apo mos ndodhta aty fshihet diçka tjetër? Mos ndoshta tek pasuria e Bashës fshihet edhe diçka tjetër? Çfarë fsheh apo nga çfarë ka frikë Lulzim Basha? Nëse është i pastër, i ndershëm dhe nuk ka probleme, pse nuk ua hap derën inspektorëve Lulzim Basha?

Nëse Lulzim Basha është politikani perëndimor apo i ndershëm, sikurse ai pretendon, apo nuk ka probleme me pasurinë, duhet të lejonte inspektorët të bëjnë punën e tyre. Çfarë fsheh ajo shtëpi brenda përtej një sipërfaqeje apo një kati të tërë që mund të jenë në pronësi të Lulit, dhe gjysma në emër të tij dhe gjysma në emër të dikujt tjetër ndoshta?

Një njeri që pretendon që nesër të jetë kryeministër, që pretendon se është politikan me formim perëndimor dhe thotë që ai do jetë ndryshe nga Edi Rama, pse sillet njëlloj si ai? Pse nuk e hap derën për zyrtarët e shtetit, që të shikojnë se çfarë ka brenda dhe të matin sipërfaqen dhe nëse ka ndërtim pa leje ta prishin atë ndërtim pa leje?

Ka shumë pse në këtë rast që mund t’i drejtohen dhe nëse do të tregojë kulturë perëndimore, Lulzim Basha minimumi duhet të përgjigjet për këto pyetje dhe të lërë inspektorët të bëjnë punën e tyre./CNA.al/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 31/12/2018 13:32

    Aty fshihen dokumentet e sherbimit sekret te Rusise, Basha bashkepunoi me ta. Nje Apartman ne Tirane edhe me i shtrenjti mund te kushtoje 500000 Euro por Apartamenti i Bashes si njeri i krimit mund te kete vlere me shume.

    Përgjigju
  • Nora: 31/12/2018 06:44

    Qe te gjithe plera jane luli edi dhe kryemashtruesi lali eri

    Përgjigju
  • Tahipiri: 31/12/2018 05:40

    Shkoni me surrel JU KOMUNISTET E TAHIRAMES DHE GERRMONI KU ESHTE FSHEHUR FLORIRI I KOMBIT SHQIPTAR .KUQAL MBETET TERE KOHES JU ENVERISE E RRUCISTE Xhafiste dhe fashiste .

    Përgjigju
  • Arbër: 30/12/2018 16:49

    Perëndimor i kokainës, le të futet Renea dhe do të shifni se qka do gjejnë aty?

    Përgjigju
  • Populli: 30/12/2018 15:17

    C'eshte ky badiguard qe nuk Lejon punonjesit e shtetit qe te bejne detyren perse nuk arrestohet ky badiguardi? Ku eshte shteti ketu

    Përgjigju
    • Bruno: 31/12/2018 06:36

      Ky eshte shtet drmokratik. Ne i bindim njerezit qe te shkojne ne burg. Ne nuk i cojme njerezit ne burg me force.

    • Fr: 31/12/2018 00:38

      Luli nxjer ashash me llamba prandaj nuk lejon te futen brenda nje tarac e tere i bie te dalin e pakta 50 kile ne 2 muaj me nje llogari te shpejt minimumi 100 mij eyro vlera ne treg

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës