DETAJE/ Vrasja në 2011 dhe lidhjet familjare të Fatbardh Licit me 'të fortët' e Shkodrës. Pistat ku po heton policia

DETAJE/ Vrasja në 2011 dhe lidhjet familjare të Fatbardh Licit me 'të fortët' e Shkodrës. Pistat ku po heton policia

Foto ilustruese

SHKODER- Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak minuta më parë në Shkodër, ku u ekzekutua me breshëri plumbash Fatbardh Lici 53-vjec.

Report Tv mëson se ai është njëherësh edhe kunati i Lulzim Kullës, i njohur si një nga të fortët e Shkodrës dhe i arrestuar pak kohë më parë pasi tentoi të arratisej nga Shqipëria. Po ashtu Lici mësohet të jetë xhaxhai i Muhamet Licit të arrestuar gati një vit më parë si pjesë e një bande gjobëvënësish në tregun e qytetit të Shkodrës.

Por pavarësisht lidhjeve të tij familjare me të sipërpërmendurit pista kryesore ku po heton policia është ajo e hakmarrjes.

Fatbardh Lici, dyshohet se në vitin 2011 ka qenë i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt, i dënuar me 25 vite burg për disa vrasje. Ai u vra në mes të qytetit të Shkodrës, gjatë periudhës që mori 3 ditë leje nga burgu i Shën Kollit ku vuante dënimin, dhe teksa kthehej për në institucionin e vuajtjes së dënimit. Ndonëse u shoqërua në komisariat, Lici u la i lirë pë mungesë provash.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që vrasja e Licit të ketë lidhje edhe me ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura kohët e fundit në qytetin e Shkodrës.

/er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale