Dosja 'Habilaj', Prokuroria përfundon hetimet për Tahirin, fati i ish-ministrit vendoset nesër

Dosja 'Habilaj', Prokuroria përfundon hetimet për Tahirin, fati i ish-ministrit vendoset nesër

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimin e dosjes në ngarkim të Saimir Tahirit, në përputhje me afatin tremujor të vendosur nga Gjykata. Të hënën, 15 tetor, Prokuroria e Krimeve të Rënda do të marrë një vendim të rëndësishëm për këtë çështje. Prej një viti, ish-ministri i Brendshëm është vënë nën hetim nga Krimet e Rënda si i dyshuar si bashkëpunëtor në trafikun e drogës me Habilajt. 

"Shqiptarja.com" ka mësuar se tre pritet të jenë opsionet e vendimmarrjes nga ana e organit të akuzës: shtyrje të afatit të hetimeve edhe me tre muaj të tjerë, gjë e cila pranohet edhe nga pala mbrojtëse e ish-ministrit, dërgimin e çështjes për gjykim apo edhe pushimin e dosjes për mungesë provash. 

Pak ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi zgjatjen e hetimeve për tre ish-policët e Vlorës të shpallur në kërkim, Jaeld Çelën, Sokol Boden dhe Gjergji Kohilën, të cilët ndodhen në arrati prej një viti. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bledi 1: 15/10/2018 09:43

    babale fillimi .... i ka fobi PD efhe LSI ministrat e mbrendshem

    Përgjigju
  • Xhaferri: 15/10/2018 03:24

    ESHTE NE NDERIN E SHQIPETAREVE DHE TE NJE PJESE TE POLITIKANEVE TA SHOHIM TAHIRIN NE BURG

    Përgjigju
  • Faik: 15/10/2018 01:01

    Do ja rruajnè Lart e Poshtè , SAIMIR TAHIRIT ! S'kanè asnjè FAKT dhe asnjè PROVÈ kundèr SAIMIR TAHIRIT . Saimiri NUK ka VJEDHUR Zyrat e SHTETIT dhe SHQIPRARÈT , ashtu siç kanè bèrè PD KRIMI me LSI ZHVATJEN , prandaj 'lani' Halenè kur tè flisni keq pèr tè NDERUARIN Saimir Tahiri

    Përgjigju
  • emigranti: 14/10/2018 22:33

    edhe ky i paster del.ne fund te fundit 100 ton droge ka shitur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin