Ikin Donald Lu dhe Romana Vlahutin, zbulohet emri i ambasadorit të ri të BE në Shqipëri

Dy ambasadorët më të fuqishëm në Shqipëri, ndër më të unifikuarit që ka pasur ndonjëherë SHBA-ja dhe BE-ja në Tiranë, do të largohen nga vendi ynë së bashku.  Donald Lu dhe Romana Vlahutin janë në ditët e tyre të fundit në Shqipëri, pasi ju ka përfunduar mandati njëkohësisht.

Roli i tyre ka qenë tejet i fortë, kryesisht gjatë miratimit të reformës në drejtësi, duke u bërë garantë të zhbllokimit të këtij procesi, e duke ushtruar presion që çadra e opozitës të mbyllej dhe që Kushtetuta e re në 22 korrik 2016 të mos merrte asnjë votë kundër.

Pas këtij momenti, Donald Lu u angazhua fort në kërkim të ‘peshqve’ të mëdhenj, por asnjëherë nuk u kënaq me rezultatet. Romana Vlahutin ndoqi me vëmendje procesin tonë negociator me Brukselin, por herë pas herë u akuza nga PD se ishte emisare e Edi Ramës.

Këto akuza për njëanshmëri ndaj ambasadores, bënë që kroatja të distancohej nga selia blu, me përjashtim të rasteve kur ishte e detyruar të shoqëronte zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

Donald Lu është caktuar nga Senati Amerikan për të vijuar detyrën e tij diplomatike në Kirgistan, dhe ende nuk dihet i përzgjedhuri i ri i Shtëpisë së Bardhë për në vendin tonë. Ndërkohë Vlahutin do të zëvendësohet nga Luigi Soreca, një italian që punon prej vitesh në rangje të larta në Bruksel dhe ka qenë i angazhuar me Shqipërinë gjatë procesit të liberalizimit të vizave.

Luigi Soreca është Drejtor i Sigurisë në Komisionin Evropian. Ai është njohës i mirë i çështje të sigurisë, i legjislacionit në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda, dhe ka punuar me EUROPOL dhe CEPOL.

Veç liberalizimit të vizave me Shqipërinë ai ka udhëhequr këtë proces edhe me Marokun, Tunizinë apo me Federatën Ruse. Ai ishte përgjegjës për menaxhimin e Qasjes Globale ndaj Migrimit dhe Lëvizshmërisë si dhe për të tjera aspekte ndërkombëtare të migracionit. Si njohës i mirë i ligjit, ai vjen në Shqipëri në momentin e duhur, pasi sapo ka nisur zbatimi i Reformës në Drejtësi.

Ambasadori i ri i BE në Shqipëri, Luigi Soreca

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtësia: 26/05/2018 01:16

    Respekte për ata që ikën dhe një pritje madhështore për ata që do vijnë. Reformat do vazhdojnë, rruga që ka nisur nuk ka asnjë mundesi të mbetet në mes!Dhe njëher respekte!

    Përgjigju
  • Petraqi: 25/05/2018 16:51

    Kesaj i thone Vune cjapin te ruaje lakrat.

    Përgjigju
  • Redi: 25/05/2018 15:52

    Sot paska fest politika Shqiptare pa dallim majtas e djathtas pasi iken keta te dy tani minjte e politikes do luajne sepse macet iken.PD-ja me se shumti mezi e priti kete dite sot nga SHQUP-i pritet te hidhen fishekzjarre.Mona po shkul floket nga gezimi Berisha po mer fryme lirisht ndersa Rama spo di me cte bej pas refuzimit te Frances per negociatat

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 25/05/2018 13:35

    Rrespekt pa kufi për një intelektuale e një njeri me personalitet si Romana Vlautin që e ka ndihmuar Shqiprin mëshum se Shqiptarët RRESPEKT E GJITH TË MIRAT NË JET

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 25/05/2018 13:35

    Rrespekt pa kufi për një intelektuale e një njeri me personalitet si Romana Vlautin që e ka ndihmuar Shqiprin mëshum se Shqiptarët RRESPEKT E GJITH TË MIRAT NË JET

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Radio France': Shqipëria, destinacioni turistik në trend dhe i lirë

'Radio France': Shqipëria, destinacioni turistik në trend dhe i lirë