Inflacioni në Venezuelë kap shifrën e çmendur: 1 milionë përqind! Maduro: Do bëhemi fuqi ekonomike

Inflacioni në Venezuelë kap shifrën e çmendur: 1 milionë përqind! Maduro: Do bëhemi fuqi ekonomike

Presidenti i Venezueles, Nikolas Maduro

Venezuela ka kapur nivel rekord të inflacionit. Vendi i drejtuar nga Nikolas Maduro, ka shkuar në 1 milion përqind inflacion. Vetë Presidenti ka pranuar dështimin që solli modeli i tij qeverisës për Venezuelën e cila tani po përballet me 4 vite recesion dhe hiper inflacion. Venezuela është në një gjendje shumë të keqe ekonomike. Njerëzit po vuajnë për bukë, ndërsa në mediat online, janë shpërndarë pamje ku njerëz gjuajnë zogj për t’i gatuar. Nikolas Maduro nga ana tjetër ka vazhduar me politikën e tij se Venezuela do kthehet në një superfuqi botërore.

 “Modelet prodhuese që kemi testuar deri tani ishin një dështim dhe kjo është përgjegjësia jonë, e imja, e jotja”, “Qurravitjet duhet të përfundojnë! Ne duhet të prodhojmë me apo pa agresionin, me apo pa bllokazh, ta bëjmë Venezuelën një fuqi ekonomike. Nuk ka më ankesa, ajo që dua janë zgjidhje, shokë!”ka thënë Maduro gjatë një kongresi të Partisë Socialiste të Bashkuar të Venezuelës (PSUV).

Modeli ekonomik i Maduros ka sjellë shtetëzimin e shumë sektorëve të ekonomisë. Maduro ka larguar sipërmarrësit dhe së fundmi ka vendosur që ushtria të kontrollojë tregjet bashkiake. FMN ka lajmëruar se inflacioni këtë vit do arrijë 1000000 %, ndërsa PBB do të ketë një rënie me 18%.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!