Juventus nuk di të ndalet, Bentacur dhe Ronaldo i japin 'Zonjës së Vjetër' tre pikët e radhës

Juventus nuk di të ndalet, Bentacur dhe Ronaldo i japin 'Zonjës së Vjetër' tre pikët e radhës

Ronaldo gjatë festimit të golit

Juventusi i këtij sezoni nuk di të ndalet. Bardhezinjtë kanë marrë fitoren e radhës në kampionat pasi në “Dacia Arena” kanë mundur 0-2 Udinesen, duke vijuar me pikë të plota pas 8 javësh. 

Gjithçka është vendosur në pjesën e parë, me Bentacur që fillimisht ka zhbllokuar shifrat. Uruguaini 21-vjeçar ka shfrytëzuar në maksimum një kros të Cancelos në minutën e 33, duke kërcyer mbi të gjithë dhe duke dërguar topin në rrjetë. Nuk do të vononte shumë as goli i dytë, veçse këtë herë autor ishte Cristiano Ronaldo.

“Ylli” portugez pasi merr një top në zonë nga Mandzukiç nuk fal nga një pozicion i prirët, duke thelluar rezultatin. Një gol që vlen shumë edhe në aspektin moral, pasi Ronaldo së fundmi është akuzuar për përdhunim, por duket se ajo çfarë ndodh jashtë fushe nuk ka lidhje me atë që fituesi i 5 herë “Topit të Artë” jep brenda saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm