“Liqeni i Mjellmave”, në skenë me gjeneratën e re të primabalerinave

Mund ta themi me plot gojën, që baleti “Liqeni i Mjellmave”, që do të rikthehet në Pallatin e Kongreseve më 16 dhe 17 qershor, i dedikohet gjeneratës së re të balerinëve të parë të Teatrit Kombëtar të Operës. Primabalerinat Adela Muçollari e Ledia Sulaj dhe balerinët e rinj, Fatjon Lito e Anxhelo Muçollari, janë katër yjet që premtojnë dy net magjike për publikun e Tiranës. 

Adela Muçollari ndihet e lumtur për rolin që ka marrë jetë për herë të parë në Teatrin e Operës nga koreografi i ndjerë. mjeshtri Agron Aliaj. Që nga ajo rivënie që u dha për herë të parë premierë më 29 maj 2004 në skenën e TKOB, kanë ndryshuar shumë elementë. Shfaqja “Liqeni i Mjellmave”, ka ndryshuar nga origjinali, në një libret të përshtatur nga Enada Hoxha, ku ngjarjet janë zhvendosur në Amerikën e viteve ‘40-’50. Primabalerinën Adela Muçollari, që ka qenë pjesë e premierës një vit më parë, çdo ringjitje prej “mjellme” në skenë sjell ndjesi të reja.

“Është rivënie për mua, sepse e kam kërcyer edhe në premierën që u dha në prill. Pa diskutim që të të ringjitesh si mjellmë në skenë është kënaqësi më vete. Për mua si balerinë është një gjë e jashtëzakonshme, sepse “Liqeni i mjellmave” është shumë i veçantë”, thotë Muçollari. Ndërsa e ndjekim gjatë provave e kuptojmë se primabalerina ka të drejtë kur shprehet se “unë jam shumë mjellmë në ndjesi dhe padiskutim mendoj se më përshtatet shumë mirë ky rol”. Në të vërtetë, i gjithë profili i saj brenda këtij roli, si lë gjë mangët delikatesës së një mjellme. 

Këtë herë baleti vjen ne skenë i përshtatur nga Enada Hoxha dhe Gerd Vaso. Po a përshtaten mirë mjellmat brenda stilit amerikan. “Pjesët e valleve janë marrë në një formë amerikane, por gjithsesi janë një ndërthurje mes klasikes dhe modernes. Ndërsa për sa i përket mjellmës ajo do të jetë e njëjta, mjellma delikate dhe klasike në përpjekjet për të qenë sa më bukur e tillë”, thotë primabalerina Adela Muçollari, duke shtuar se “Delikatesa e saj, krahët e saj magjik mund të pushtojnë çdo vështrim të publikut dhe ajo që duam është që mjellma të mbetet brenda tij”. 

Baleti është një sprovë për balerinët ku çdoherë kërkohet energji lëvizje dhe elegancë. Për primabalerinën Ledia Sulaj është një sfidë tjetër”. Ajo ka qenë një mjellmë delikate dhe elegante në premierë, por këtë herë do të ketë në krah një partner të ri. “Ky rikthim sigurisht për mua personalisht është një rikthim shumë më i bukur. Këtë herë do të kem në krah një balerin të ri. Është Anxhelo Muçollari, që e ka premierë rolin, por duke punuar fort të dy shpresojmë se do të jemi të denjë për këtë rol”, thotë primabalerina Ledia. 

Sulaj, duke shtuar se baleti “Liqeni i Mjellmave” është një produksion shumë i madh. “Kemi nxënës nga Shkolla e Baletit dhe më këtë balet do të bëjmë një mbyllje të bukur të sezonit në Tiranë, kur bëhet fjalë për produksione të mëdha, sepse do të vadojmë edhe në korrik shfaqjet”, thotë Ledia. Ndërsa Fatjon Lito e Anxhelo Muçollari janë fatlumët që do të mbajnë në krahë dy balerinat më të talentuara të TKOB, përgjegjësia e tyre do të rritet.

Dihet që duhet të jesh shumë kompakt midisi çiftit, kemi punuar fort, sepse duhet punuar fort, kur ke të bësh me një partner të ri, por Anxhelo është një djalë që ka pasur eksperiencat e tij, dhe ky rol premierë për të do ta bëj edhe më të çmuar sfidën”, thotë Ledia Sulaj. Anxhelo është vëllai i primabalerinës Adela Muçollari.

“Jam dyfish e emocionuar në këtë ngjitje në skenë, sepse në rol kryesor do të jetë do të jetë edhe gjysma ime, vëllai im Anxhelo Muçollari, thotë primabalerina Adela Muçollari. Artistët ndërkohë po zhvillojnë provat, për ta rifreskuar, jo vetëm në detaje, por edhe me protagonistë të rinj baletin që u vu në skenën një vit më parë. Maestro Dian Tchobanov është dirigjent i baletit “Liqeni i Mjellmave”, kryeveprës së kompozitorit të madh rus Çajkovskit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë