'Lleshaj'/ Sot afati i fundit kushtetues i Metës për të dekretuar ministrin e Brendshëm
Ilir Meta dhe Sander Lleshaj
Afati kushtetues i presidentit Ilir Meta për të dekretuar Sandër Lleshajn ministër të Brendshëm, përfundon sot. Kreu i shtetit duhet të vendosë këtë të premte nëse do të dekretojë apo jo propozimin e kryeministrit Edi Rama për pasuesin e Fatmir Xhafajt. Një javë më parë kryeministri Edi Rama i ridërgoi presidentit emrin e Lleshajt, pasi më herët Meta kishte refuzuar ta dekretonte pasi nuk kishte krijuar ende bindjen e plotë.
Pas ripropozimit të Ramës, presidenti Meta rinisi konsultimet me institucionet, ndërsa në një letër drejtuar kryeministrit, ministres së Mbrojtjes dhe kryetarit të Kuvendit, rendiste 14 pyetje për Sandër Lleshajn, duke këmbëngulur te statusi dhe karriera prej ushtaraku. Nga ana tjetër, Report Tv mëson se Ministria e Mbrojtjes e ka përfunduar dosjen për Lleshajn, duke i dorëzuar presidentit përgjigjet e kërkuara.
Ndërsa përmes një letre drejtuar Metës të hënën, Sandër Lleshaj shprehej se hiqte dorë nga karriera ushtarake dhe grada gjeneral. Për kryeministrin Edi Rama, i ftuar në "Repolitix" në Report Tv, presidenti ka dy rrugë për të mbërritur te dekreti i Lleshajt, ndërsa u shpreh i bindur se kreu i shtetit do hedhë firmën mbi propozimin e tij për të bërë vendin me ministër të Brendshëm. Nga ana e tij, presidenti Meta u shpreh mbrëmjen e kaluar në një intervistë televizive se mbi rastin do të kishte një përgjigje institucionale e korrekte ditët në vijim.
Aktualisht, Sandër Lleshaj është i komanduar si ministër i Brendshëm.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.3%
-
Keq
62.5%
-
Nuk e di
13.2%
Vota total: 790
Lajme të tjera
-
Ilir Meta arrestohet në fundjavë?
26 Prill, 08:42
-
Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës
25 Prill, 22:50
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
Dritan Hila: Mendo kush e ka drejtuar këtë vend?!
25 Prill, 17:12
-
Kryesia e Partisë së Lirisë miraton anëtarët për Kryesinë e Konventës (EMRAT)
25 Prill, 10:49
-
Meta në Vlorë: ‘Nëndetësja 105’ është kthyer në bazë, Sazani do jetë aty ka qenë jetë e mot
24 Prill, 14:56
-
INTERVISTA/ Arrestimet e ‘5D’ Rama për Report Tv: SPAK le t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit! 'Emisioni i RAI3', Kryeministri: Shqipëria u sulmua me duart e italianëve, malli nga Tirana
24 Prill, 14:25
-
Konventa e Partisë së Lirisë, Ilir Metës i del rivali në garën për president
24 Prill, 13:54
-
Basha akuza Metës: Pazarxhi kronik, nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Xhaçka sërish në Kushtetuese? Shërbim ndaj Ramës! Begaj të shpërndante Kuvendin
24 Prill, 11:22
-
Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milionë shqiptarë plus
24 Prill, 08:47
-
Lufta poshtë brezit për dominimin e opozitës
23 Prill, 22:08
-
Mero Baze: Intifada e Ilir Metës kundër SPAK
23 Prill, 22:02