POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Lulzim, s’rri gjeli mbi vezë!

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Partia Demokratike theu sot bojkotin parlamentar, si e si për të shpëtuar djegien e mandateve.Nëse dikush mendonte se Luli dhe të vetët e kishin seriozisht që ishin kthyer në Kuvend për studentët, kryetari i opozitës na e provoi shumë shpejt, se në sallë ishte vetëm për mandatin që i shpëton by** një njeriu që ka llogari të hapura me drejtësinë.

Ndërsa Kryeministri Rama ishte duke folur në foltore, deputeti Endri Hasa, i njohur si ish drejtori i AKSH-it që fshiu serverat e Kryeministrisë në ditën e 21 Janarit, e goditi atë me vezë, të cilat as nuk i kishte futur vetë në Kuvend.

Pamjet filmike provuan se si Lulzim Basha nxirrte vezët nga xhepi dhe ia jepte në dorë Endri Hasës. Lulzimi, që në politikë as një vezë nuk bën dot, se e ka humbur busullën prej kohësh, tregoi sot për turpin e tij, që mbetet i njejti ngelës në politikë, i maskuar pas kauzës së studentëve ekselentë.

Luli që nuk është në gjendje të mbledhë as 100 militantë para Kryeministrisë, e as të vijë në pushtet me votë (siç thotë Sali Berisha), u fsheh me ditë pas protestës së studentëve, aq sa e përçau përmes militantëve të rrugës. Tani që e ka kuptuar se nuk mundet të bëjë politikë, aq më pak të jetë alternativë, po përpiqet ta zhvendosë sjelljen e rrugës në politikë.

Për të justifikuar shterpësinë e tij politike, Lulzimi e sheh si zgjidhje të ngrohë vezët nën kostum, e pastaj t’i lëshojë përballë kundërshtarëve të tij përmes një deputeti që fryhej sot para Ramës si të ishte gjel deti.

Pamjet e Lulit, teksa nxirrte vezët nga poshtë tavolinës të kujtojnë shprehjen e vjetër se “s’rri gjeli mbi vezë”, që nënkupton ndryshe se “s’është punë për të”, “nuk bën për atë punë”. Është skandaloze ta mendosh që kryetar opozite, që na del edhe me flamurin e studentëve në seancë, zgjedh të bëjë opozitë me vezët që i ngroh nën kostum. Nuk kërkon as këllqe e as ndonjë burrni të madhe të fshehësh vezët, por që të përballesh me realitetin, e të bësh politikën që duhet, po, kërkon shumë më tepër se sa shfaqjet komike të Lulzimit.

Shfaqja e sotme tregoi që Lulzimi nuk di dhe as nuk ka për të bërë kurrë opozitën e vërtetë, aq më pak të shpëtojë partinë e tij. Thjesht dhe shkurt nuk bën për këtë punë sepse ndër të tjerash, nuk e kupton që “gjeli s’rri mbi vezë”! Lexo.al

rr.zh
Komento

Komente

  • Floriri: 20/12/2018 23:29

    Lulushja nuk eshte gjel , por edhe pule eshte nga ato te shastisurat as per veze e as per mish Po te ishte gjel do kish kenduar te pakten nje here e do zgjonte demokratet qe jane me gjume letargjik ,por vetem kalaris e ben komedi kryetar opozite ipapare me bote Shyqyr qe nuk e ngrohu vezen se do na dilte vellai I ti boll nje

    Përgjigju