Mediat portugeze zbulojnë: Ronaldo do largohet nga Real Madrid

Mediat portugeze zbulojnë: Ronaldo do largohet nga Real Madrid

Cristiano Ronaldo

Ronaldo do largohet nga Real Madrid. Thuajse dy javë pas finales së Champions League të fituar ndaj Liverpool dhe fjalëve të lamtumirës që tha Cristiano Ronaldo tashmë po flitet sërish për të ardhmen e sulmuesit. Portugezja Record bën me dije se Cristiano Ronaldo do të largohet nga skuadra spanjolle.

“Është një vendim i pakthyeshëm i diktuar jo shumë nga aspekti ekonomik por më shumë nga fakti që Presidenti Florentino Perez nuk ka treguar asnjë shenjë mirënjohjeje për Cristiano Ronaldon”, thuhet në shpjegimin e gazetës së madhe portugeze.

Ronaldo është ndier i braktisur dhe në drejtim të tij nuk ka ardhur asnjë ofertë për rritje të pagës që do të ishte si një çmim për paraqitjet e tij shumë të mira edhe në këtë sezon. Ronaldo ka një pagë vjetore në 21 milionë dhe ai do që të arrijë pagën e Messit që shkon deri në 40 mln euro.

Pra Ronaldo do të donte dyfishimin e pagës së tij. Destinacionet më të mundshme vijojnë të mbeten PSG dhe Manchester United por nuk përjashtohet as pista e një kalimi në Serinë A.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 07/06/2018 22:56

    Reali Madridit është REAL MADRID , dhe nuk ka për ta ndjerë fare ikjen e Ronaldos !!! Ronaldo Nuk Ngopet me LEK dhe do ta mbysë BABËZIA , sepse atje ku do shkojë (PSG) ( Manchester United) , ka për ti Humbur VULA fare si Futbollist !!! Edhe Trofetë ka për ti parë me DYLBI , sepse ato janë SKUDRA të SHPIFURA po ti Krahasosh me JASHTËTOKËSORËT e REAL MADRIDIT . BROVO FLORENTINO PEREZ që nuk i afron Kontratë të RE dhe Ritje PAGE !!! Rinaldo edhe 1 ose 2 VJET Maksimumi mund të Shkëlqejë , sepse po shkon 35 VJEÇ , prandaj edhe Presidenti PEREZ është SY Shqiponjë dhe NUK mund tja hedhi RONALDO Babëzia , që NUK u Ngop njëherë me LEK dhe me Vëmendje , por gjithmonë është në garë me MESIN , NEYMAR etj etj etj !! ! HALA MADRID ! ROMA dhe REAL MADRID Skuadrat më të mira në BOTË.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)