POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Mesazh për rininë shqiptare të kafeneve/ Norvegjezi del vullnetar për të punuar në bujqësi në Lezhë

Ka udhëtuar nga Norvegjia, por natyra dhe pamja atraktive e ka shtyrë Nils Andersen të bëhet vullnetar për të punuar tokën në një fermë në zonën e Fishtës në Lezhë. Prej disa ditësh ai është bërë pjesë e puntorëve të fermës dhe ndihmon vullnetarisht për të kryer punë të ndryshme në bujqësi. Për Andersen puna në bujqësi është shumë më e mirë se të shkojë në palestër.

Në pamje të parë duket si një fermer i thjeshtë shqiptar, por në realitet nuk është kështu. Nils Andersen ka udhetura nga Norvegjia drejt Shqipërisë për turizëm, por që me dëshirën e tij ka kërkuar që të bëhet pjesë e vullnetarizmit. Ai u ndal në fshatin Fishtë të Lezhës dhe mikpritëse për të u bë ferma e Mrizit. Prej ditësh po kryen punë të ndryshme në bujqësi, duke sjellë një kulturë të re në këtë zonë. Nils Andersen thotë se Shqipëria është një vend mjaft tërheqës, ndaj ka vendosur që të japë kontributin e tij në sektorin e bujqësisë.

"Unë kam ardhur prej disa ditësh nga Norvegjia dhe jam stacionuar këtu në fshatin Fishtë. Shqipëria është një vend fantastik dhe po merr një zhvillim të jazhtëzakoshem edhe sektori i bujqësisë. Ndaj dhe unë vendosa që të jap kontributin tim, që të jap frymë pozitive në këtë drejtim” – tha ai.

Andersen tashmë është kthyer në një fermer shqiptar, ai po merret me të gjitha punët e fermës, që tek mbledhja e barit, prashitja e tokës etj, edhe pse profesioni i tij është që të qëndrojë ulur para kompjuterit, pasi është një grafik dizajner. Për të puna e vërtetë është ta prekësh atë me dorë dhe bujqësi është një punë e cila të mundëson të kesh edhe trupin në formë.

“Unë jam me profesion grafik dizajner, por puna e vërtetë është ajo që bëhet me dorë kur prek tokën. Normalisht që puna në bujqësi është e vështire, por është shumë më mire kështu sesa të shkoj në palestër, pasi është aktivitet fizik i vërtetë. Do të ftoj dhe miq të tjerë të vijnë këtu dhe të bëjnë punë të kësaj natyre” – u shpreh Andersen.


Momenti kur norvegjezi Nils Andersen është duke punuar, ndërsa të rinjtë shqiptarë qëndrojnë në kafene 

Altin Prenga është një nga personat që me biznesin e tijë të agroturizmit e bëri fshatin Fishtë të Lezhës mjaft atraktiv për turizëm. Ai thotë se prania e shtetasve të huaj me punë vullnetare në këtë zonë është një mesazh i qartë që vendasit të orjentohen drejt punës.


Nils Andersen duke punuar 

“Janë persona shumë të veçantë, shumë të ndjeshëm ndaj natyrës dhe që kanë një nostalgji ndaj punëve fizike të thjeshta. Janë një mesazh shumë i bukur për rininë këtu, se realisht janë çmendur sot. Ky zotëri që ka ardhur këtu punon tokën me kënaqësi dhe kanë qejf të kenë eksperienca reale, siç mund të jetë një fshat tipik shqiptar. Është diçka shumë e bukur, leksion për shumë të rinj këtu që rrinë nëpër kafene. Ajo që është interesante është që t’i zbukurohet imazhi jetës në fshat, me gjithë vështirësitë që ka. Ideja është që të përmirësojmë imazhin tokën dhe bujqësisë. Është diçka e bukur, pastaj në Shqipëri nuk është e thjeshtë të jetosh vetëm me bujqësi” - tha Prenga.  

Në Fishtë të Lezhës turizmi po fokusohet tashmë edhe drejt natyrës, pasi numri i turistëve të huajve që kërkojnë të bëjne vullnetarizëm sa vjen dhe shtohet. Janë të shumtë ata të cilët vijnë në këto anë dhe ngrejnë kampingjet e tyre duke soditur natyrën e zonës së Lezhës.

Komento

Komente

  • gjeo-analisti-zvicer.ff: 25/04/2018 18:11

    Bravo per norvegjezin,se shqiptaret nuk pasurohen ne kafene,por rrok punes. nga bujqesi po te kesh shume toke edhe pasurohen njerzit. psh.vetem me shitje orangjina po kishte shqiperia,dhe mos te blihen te greku bajate,psh vetem furnizuar kosoven qe nuk ka nje klime te detit si shqileria. sa djetra mijra euro fitohen.

    Përgjigju
  • Tuç Maku: 25/04/2018 17:17

    Te lumshin krahet Norvegjezo , por ndryshe esht te punosh per qef dhe turizem 10 apo 30 dite , dhe ndryshe te jetosh dhe mbash familjen me Bujqesi dhe blegtori ka pengesa 1 ) e prodhon ske ku ta shesesh ) 2) te permbytet toka dhe prodhimet te sjellin makarona dhe vaj Si demshperblim ne vend qe te rregullojn kanalet 3)shteti ste subvestinion asigje prandaj sja vlen barra qiran ) mbase ndryshojn gjanat per mire

    Përgjigju
  • Tralala zura nje gale: 25/04/2018 17:07

    Vetem shoku Enver jua leronte nenat te rinjve duke i cuar ne aksione ne zbore dhe e kishte mire se ja ku ka perfunduar sot rinia Me te vertete sot jetojme ne epoken e internetit por gjeja kryesore edukata sot ka rene per toke sidomos tek vajzat qe per fjalorin e piset qe perdorin jua kalojne djemve.

    Përgjigju
  • Lokja.: 25/04/2018 16:09

    ESHTE grua APO burre ?? Cfaredo we te JETE I TREGON VELISE te mos shese PORDHE me rigon POR te financoje e NDIHMOJE bujqesine .Mbyllni CA ministri te AMBIENTIT. TE PANDELI Majkos qe BREDH KOT NEPER bote duke bere vrima NE UJE e duke SHPENZUAR MIJERA DOLLARE .

    Përgjigju