POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Ndeshja kundër Crvena Zvezda në Beograd, premtimi i serbëve: Do ta mbrojmë Shaqirin, është detyra jonë

Futbollisti i Liverpool, Xherdan Shaqiri

Drejtori i Përgjithshëm i Crvena Zvezda, Zvezdan Terzic, ka premtuar se do ta mbrojë Xherdan Shaqirin nga situatat e padëshiruara që mund të krijohen gjatë ndeshjes që do të luhet në nëntor kundër Liverpoolit, e vlefshme për Champions League.

Unë mendoj se Shaqiri do të jetë nën presion të madh psikologjik, sepse ai do të dijë se ku do të vijë. Ai e di se skuadra jonë është një simbol i Serbisë. Unë dyshoj se do të vijë. Natyrisht, si një klub futbolli, ne do t’i trajtojmë rivalët në mënyrë të barabartë. Por ne nuk do të merremi me të kaluarën dhe historinë. Ylli i Kuq do të bëjë gjithçka që Shaqiri të ndjehet se ka ardhur të për të luajtur futboll. Është detyra jonë ta mbrojmë atë. Le të jemi ushtarë të mirë!

Zvezdan Terzic, Drejtori i Përgjithshëm 

Shaqiri ka shkaktuar mjaft polemika gjatë Kupës së Botës kur festoi golin kundër Serbisë me simbolin e shqiponjës. Ditën e sotme në një konferencë për shtyp Xhaka, Shaqiri dhe Stephan Lichtsteiner kanë kërkuar falje për veprimin e tyre duke u shprehur se nuk do të përsëritet.

ke.mu.
Komento