Ndryshim kufijsh? Kotzias i kthehet ashpër Erdoganit: Allahu na vuri pranë njëri-tjetrit ...!
Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias ka foluar për tensionet mes Turqisë dhe Greqisë në një intervistë për mediat gjermane. Kotzias ka deklaruar se nuk e shikon si një mundësi reale kalimin e këtyre tensioneve në një konflikt të armatosur
Në një intervistë për mediat gjermane, ministri i jashtëm i greqisë, Nikos Kotzias, i pyetur nëse ka mundësi që tensionet mes Turqisë dhe Greqisë të kalojnë në një konflikt të armatosur, është shprehur se sheh diçka të tillë si një mundësi jo reale.
Kryediplomati Grek ka deklaruar se shpreson që edhe Turqia të besojë se nuk mund ta bëjë këtë luftë, nga e cila nuk kishte asnjë përfitim, pasi tashmë në Europë nuk mund të ketë më ndryshime kufinjsh. Sipas Kotzias, e vetmja alternativë që të dy vendet kanë është bashkëjetesa në paqe.
“Unë nuk mendoj se Erdogan ëndërron se mund të ndryshojë kufijtë e Evropës. Për momentin ai nuk ka treguar një gje te tille, por tregon ngacmime, duke krijuar episode, duke sfiduar dominimin. I them gjithnjë presidentit turk kur e takoj se Allahu na vuri pranë njëri-tjetrit dhe pret e shikon nëse sillesh në mënyrë të drejtë, morale dhe racionale”, ka thënë numri një i diplomacisë greke, duke shtuar se fqinjët nuk mund t’i zgjedhësh.
Gjatë intervistës Kotzias e ka përkufizuar Erdogan si një udhëheqës me tendenca arrogante, ndërsa për sa i përket politikës së jashtme të Ankarasë, ai është shprehur se është një politikë që pëlqen krijimin e tensionve, ndryshe nga athina që ka si kulturë racionalizmin.
Për ministrin e jashtëm të shtetit Helen, e vetmja mënyrë e cila mund të zgjidhen tensionet mes dy vendeve është dialogu, por jo sipas kushteve që Turqia ka bërë të ditur, duke shfaqur pretendime në mesdhe e egje.
Sipas ministrit grek edhe në rastet e një gare armatimi, greqia sërish ka një avantazh ndaj Turqisë, pasi ka 2 mijë ishuj të cilët I japin vendit avantazhin e një mbrojtjeje të mirë.
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
12.8%
-
Korrupsion
82.9%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 1596
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Telefonata e Ramës me Erdogan, flet ambasadori turk: Pastroni arsimin e fenë nga ‘Feto’! S'do lejojmë të helmojnë marrëdhënien tonë
9 Gusht, 13:56
-
50 vite nga ndarja e ishullit të Qipros, Erdogan: Jo federatë e bashkuar! Mitsotakis: Republikë me një sovranitet të vetëm
21 Korrik, 14:39
-
Samiti i NATO-s, Erdogan takon nesër Mitsotakis, kyeministri grek ‘çon’ në Uashington përplasjet me Maqedoninë e Veriut
9 Korrik, 16:05
-
Euro 2024/ Eliminimi nga Evropiani, Erdogan u fut në dhomën e zhveshjes së Turqisë! Fjalët për lojtarët dhe trajnerin
8 Korrik, 17:09
-
VIDEO, Euro 2024/ Kalimi në çerekfinale, Erdogan telefonon kombëtaren turke! Mesazhi për Arda Guler: T'i puth sytë
3 Korrik, 15:43
-
Nesër Mitsotakis në Turqi! Erdogan: S’jemi për konflikte, rëndësi ka fqinjësia e mirë
12 Maj, 13:56
-
Turqia ndalon tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gazë
3 Maj, 08:21
-
Tensionet arrijnë kulmin, Erdogan mallkon kryeminstrin izraelit Netanyahu: Zoti e shkatërroftë!
22 Mars, 12:26
-
Erdogan telefonon Putin për të uruar për zgjedhjet
18 Mars, 21:57
-
Premtimi i fundit i Erdogan: A do tërhiqet vërtet nga politika?
16 Mars, 08:32
-
Turqi, Erdogan: Zgjedhjet e 31 marsit janë të fundit për mua
9 Mars, 14:54
-
Kryeministri Edi Rama, udhëton nesër drejt Ankarasë, pritet firmosja e disa marrëveshjeve me Turqinë
19 Shkurt, 17:50