Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, u pyet sot nga gazetarët, në lidhje me akuzat indirekte që janë bërë nga deputeti Flamur Noka ditën e djeshme në Komisionin e Sigurisë, se drejtues të policisë dalin në dosjen Metamorfoza.
"Nga informacionet e dosjes "Metamorfoza", thuhet që dhjetra drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, thuhet se edhe Drejtori i Policisë Kriminale del diku atje, janë të përfshirë, të dokumentuar në këtë dosje si implikime në trafik droge, në organizata kriminale dhe krim të organizuar", tha Noka një ditë më parë.
Vocaj tha se nuk ka asnjë dijeni në lidhje me këtë informacion, megjithatë garantoi gazetarët dhe publikun, që në 40 vite karrierë në policinë e shtetit, sipas tij nuk ka pasur asnjë lidhje me grupet kriminale.
“Në lidhje me pyetjen nuk kam informacion të mëtejshëm për hetimet në kuadër të operacionit metamorfoza. Kam qenë drejtor i departamentit të policisë kriminale dhe ju garantoj që në mbi 40 vite që kam në polici nuk jam përfshirë në asnjë veprimtari kriminale dhe nuk jam pjesë, apo lidhje me asnjë individ me rekorde kriminale në Shqipëri”, tha Vocaj.
Lajmi kryesor:
‘Tempulli 3’/ Shisnin drogë në lokalet natës e afër shkollave, 20 në pranga, 10 në kërkim! Sekuestrohet 3.5 kg kokainë! Pjesë e grupit edhe Enea Sulejmani
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?
-
Të drejtë
31.3%
-
Të gabuar
57%
-
Nuk e di
11.7%
Vota total: 256
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni i SPAK, kontrolle në 'Fresk' te banesat e fisit Dukaj, armiq të Ervis Martinajt
17 Maj, 08:00
-
Final 4/ Gjysmëfinalja kundër Skënderbeut, Orges Shehi: Ne duam finalen, kemi bërë paraqitje të mirë
16 Maj, 18:17
-
Java Kulturore Franceze, Liqeni Artificial kthehet në skenë magjike teatri! Artistët francezë sërish performancë sot
16 Maj, 16:44
-
10-vjeçarja u pickua nga gjarpri në shkollën private në Tiranë, shkolla nuk u dezinfektua! Në hetim administratori i firmës
16 Maj, 13:53
-
U kallëzua nga KLSH për prokurimet publike me dëm 33 mln lekë, ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi 4 orë në SPAK: S’mund të flas për shkak të hetimit
16 Maj, 09:48
-
Tiranë/ Akte të dhunshme te protesta para bashkisë, ndalohet një 38-vjeçar nga Kurbini
16 Maj, 09:04
-
Basketboll meshkuj/ 31 pikë diferencë dhe përmbysje, Besëlidhja fiton serinë e parë të finaleve kundër Teutës
15 Maj, 20:32
-
'Pa pushime në Dubai, as veshje firmato!' Lumturia tregon si ia arriti të ndërtojë një familje të lumtur në Tiranë
15 Maj, 18:06
-
Mungesa e rinovimit, kapiteni largohet nga Tirana
15 Maj, 16:08
-
Pronat u preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët në protestë! Hipin mbi tarraca dhe kërcënojnë: Do të digjemi me benzinë
15 Maj, 14:58
-
Tiranë/ Gjarpri pickon nxënësen në një shkollë private në Farkë, përfundon në spital! Godina e rrethuar me squfur
15 Maj, 14:56
-
Shfaqja e parë në kinema 'Maks Velo', Veliaj: 'Do gjallërojë jetën në Laprakë! Investimet e bashkisë njësoj si në qendër, edhe në periferi
15 Maj, 13:27