Nuk ka fitues mes Milanit dhe Napolit në “San Siro”

Nuk ka fitues mes Milanit dhe Napolit në “San Siro”

Ndeshja Milan-Napoli

Kur të gjithë prisnin spektakël golash në kryendeshjen e javës së 32-të të futbollit italian mes Milanit dhe Napolit, ka ndodhur e kundërta. Supersfida ka përfunduar në barazim pa gola dhe fituesit janë rivalët e tyre.

Milan mbetet shtatë pikë larg zonës Champions League, gjashtë javë para fundit, ndërsa Napoli mbetet tri pikë larg Juventus kryesues, që ka luajtur një ndeshje më pak, atë që do të zhvillojë kundër Sampdoria.

Pepe Reina, që në sezonin e ardhshëm do të jetë portieri i Milan, dhe Gigio Donnarumma, që u bë futbollisti më i ri në historinë e Serie A që arrin shifrën e 100 ndeshjeve, ishin lojtarët më të mirë në fushën e lojës, teksa shmangën golat në rastet e pakta që patën dy ekipet.

Vlen për t’u përmendur aktivizimi për 90 minuta i futbollistit të Kombëtares sonë Elseid Hysaj me Napolin. Ai mori karton të verdhë kur u mbush një orë lojë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Moskë, arrestohet gazetari i 'Forbes Russia', shpërndau lajmin e masakrës në Buça

Moskë, arrestohet gazetari i 'Forbes Russia', shpërndau lajmin e masakrës në Buça