Kryemadhi i drejtohet opozitës: Hiqni dorë nga kartat e anëtarësisë, merrni flamurin, dilni protestoni me studentët

Kryemadhi i drejtohet opozitës: Hiqni dorë nga kartat e anëtarësisë, merrni flamurin, dilni protestoni me studentët

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka dalë pasditen e sotme në një konferencë për shtyp, nga ku i ka bërë thirrje fermerëve dhe minatorëve që t'i bashkohen protestës së studentëve dhe të mos reshtin së kundërshtuari politikat e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Kryemadhi iu drejtua edhe forcës së saj politike e Partisë Demokratike që të heqin dorë nga kartat e tyre të anëtarësisë dhe të dalin me studentët.

“Kemi parë pas 28 vitesh një lëvizje të tillë. Kur i pashë që rrinin në -2 gradë harrova që jam politikane dhe mendova se sa bujar Zoti ka qenë me mua dhe me Edi Ramën. Mendova sa bujarë kishte qenë Zoti me ministrat dhe oligarkët që marrin paratë. E ndjeva veten time në mëkat që nuk bëj asgjë. Që fëmijët e mi hanin tre vakte dhe flinin ngrohtë dhe ata 140 mijë studentë nuk hanë një vakt dhe duhet të paguajnë ryshfet për të gatuar dhe për të larë rrobat në konvikte.

U ndjeva mëkatare sepse nuk kam bërë asgjë për ta dhe sot duhet të hap gojën dhe të flas. Mendova që pas atij skenari të turpshëm që u dha sot në Kuvend, ku kërkon negociata me fëmijë të pangrënë dhe me fëmijë që bëjnë punë për të paguar librat. Kërkon negociatat me fëmijë të pa veshur. Hidhni kartën e anëtarësisë dhe dilni me studentët. Merrni flamurin kombëtar dhe hidhni flamurin e partisë.”- tha Kryemadhi.

Kryemadhi u bëri apel studentëve që të mos kenë frikë nga "dhuna psikologjike" e Ramës, por të vijojnë të zgjerojnë rrathët dhe të protestojnë për të drejtat e tyre.

"Mos kini frikë nga dhuna psikologjike e Ramës. Luftoni për rininë shqiptare, për rininë tonë. E thashë në mëngjes dhe po e them edhe tani. Cfarë i ka bërë ky njeri këtij vendi, nuk ia ka bërë askush. Mos ndaloni! Zgjeroni rrathët sepse nga sot nuk ju drejtohem vetëm ju, por edhe demokratëve dhe socialistë. Ju do ta fitoni betejën ndaj një monstre që tallet me fukarallëkun e njerëzit."- iu drejtua Kryemadhi studentëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 13/12/2018 17:48

    Ajo qe pritej ndodhi, e moren flamurin e protestes keto gelbazat e politikes shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë