POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Raporti i pazakontë/ Avokatja e Popullit hakmerret për pallatin e Bashës

Avokatja e Popullit, Erinda Balanca, hakmerret për prishjen e pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës, në Vlorë, në të cilin kishte një apartament. Në raportin për veprimtarinë vjetore të Avokatit të Popullit, zonja Balanca kritikon ashpër Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit (IMT), dy organe këto që shembën në vitin 2013 pallatin e vjehrrit të Lulzim Bashës në Vlorë, për ndërtimin e Lungomares.

Asokohe IKMT quhej INUK. Erinda Balanca, edhe si e dëmtuar në këtë proces, mbrojti në Strasburg vjehrrin e Bashës kundër Shqipërisë. Gjykata e Strasburgut dënoi shtetin shqiptar, duke e detyruar t’u paguajë palëve të dëmtuara 14.2 milionë euro.

Ndërkaq, Erinda Balanca, tashmë në pozicionin e Avokates së Popullit, ‘nxin’ IKMT dhe IMT, duke i konsideruar këto organe jo transparente dhe që kanë cenuar në mënyrë të përsëritur pronën private me ndërhyrjet e tyre. Avokatja e Popullit i kushton një kapitull të posaçëm veprimtarisë, sipas saj abuzive, të organeve përgjegjëse për mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme.

“Në veprimtarinë e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), në bashki konstatohet mungesë transparence; raste të përsëritura të situatës së cenimit të pronësisë pa respektuar procedurën e njoftimit zyrtar mbi vendimmarrjen konkrete ndaj subjektit përkatës; veprimtari e IKMT-së, fragmentare, jo analizuese dhe jo reaguese, në rastet kur i kërkohet të ndërmarrë veprime të caktuara, nga ana e institucioneve të tjera shtetërore gjë që çon në mungesën e zhvillimit të një procesi të rregullt dhe të ligjshëm administrativ, shpesh edhe me shkaktim dëmi, ndërkohë që vazhdon gjendja e mosreflektimit ndaj kësaj paligjshmërie, duke përkeqësuar situatën juridike të subjekteve që kanë në pronësi, ose posedim ndërtimesh me statuse të ndryshme ligjore”, thuhet në raport.

Raport i veçantë për IKMT
Avokatja e Popullit, Erinda Balanca, thotë gjithashtu se përpos kapitullit në raportin vjetor, është hartuar edhe një raport i veçantë mbi veprimtarinë e IKMT. Por, sipas saj, ky raport nuk është shqyrtuar nga Kuvendi. “Sikurse kemi informuar në dy raportet paraardhëse më të fundit vjetore, nga ana e Avokatit të Popullit është përgatitur një raport i veçantë, mbi veprimtarinë e IKMT-së, për periudhën Shtator 46 2014 - Maj 2015.

Ky raport i është dërguar Kuvendit, në datën 22.12.2015. Raporti analizon veprimtarinë e IKMT-së, konkretisht për disa zona si ajo e Selitës, Tiranë (ku po zbatohet projekti i ndërtimit të unazës së re të qytetit); zona e Udenishtit, Pogradec, (ku po zbatohet projekti i rehabilitimit të segmentit rrugor Lin-Pogradec), si dhe zona e segmentit rrugor Rrogozhinë-Lushnjë.

Raporti i Veçantë, mbi veprimtarinë e IKMT-së, për periudhën shtator 2014 - maj 2015, nuk është diskutuar ende në Kuvend, megjithëse problematika e tij mbetet ende aktuale për faktin se, veprimtaria e IKMT-së, vazhdon të mbetet në të njëjtat çështje problematike”,
thuhet në raport.

Raporti i Avokates së Popullit kundër IKMT dhe IMT
Konstatohet mungesë transparence në veprimtarinë e këtyre organeve, e referuar shpesh nga ankuesit në ankesat e tyre, por edhe e evidentuar konkretisht gjatë veprimtarisë sonë institucionale.

Konstatohen raste të përsëritura, kur ankuesit janë gjendur para situatës së cenimit të pronës së tyre, nga ndërhyrjet e IKMT-së, apo IMT-ve në bashki, pa u vënë në dijeni dhe pa patur paraprakisht një njoftim zyrtar, mbi vendimmarrjen për ndërhyrjen që do të kryhej. Kjo gjë ka cenuar të drejtën e ankuesve për zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor.

Megjithëse në disa ankesa është kërkuar informacion i ndërthurur, qoftë nga ana e IMT ve në bashki, apo qoftë edhe nga ana e IKMT-së, konstatohet se mënyra e raportimit të IMT-ve pranë IKMT-së, për çështje konkrete mbetet problematike, pasi ka vonesa dhe shpesh mungesë informacioni në vartësinë vertikale të detyrimit ligjor në këtë rast.

Veprimtaria e IKMT-së, shfaqet fragmentare, jo- analizuese dhe jo- reaguese, në rastet kur i kërkohet të ndërmarrë veprime të caktuara, nga ana e institucioneve të tjera shtetërore. Në këto raste, IKMT-ja, shërben dhe duhet të shërbejë edhe si një filtër i ligjshmërisë së vendimmarrjeve paraprake të organeve të tjera, gjë që kërkon angazhimin e tij të drejtpërdrejtë administrativ, përmes ezaurimit të procedurave përkatëse administrative, në kuadër të zbatimit të ligjshmërisë në fushën e inspektimit të ndërtimit. Çdo procedurë administrative që fillohet nga ana e IKMT- së, nuk duhet dhe nuk mund të trajtohet thjesht si zbatim i një vendimmarrje paraprake nga një organ tjetër, që vepron në një juridiksion të ngjashëm me atë të IKMT-së.

Procedurat konkrete administrative, që duhet të zhvillohen rast pas rasti nga IKMT-ja, nevojitet të kenë si një element të domosdoshëm hetimin aktiv nga ana e vet këtij organi, të rrethanave, provave, veçantisë së problematikës së paraqitur, me qëllim që të parandalohen shkelje të ligjit. Nëse mungon kjo mënyrë veprimi, atëherë kemi mungesën e zhvillimit të një procedimi të rregullt dhe të ligjshëm administrative, sikurse konstatohet edhe mungesë bashkëpunimi dhe harmonizimi të nevojshëm të veprimtarisë me organe të tjera që veprojnë në fushën e urbanistikës.

Në procesin e prishjes së ndërtimeve informale, rezulton se lidhur me këto ndërtime, IKMT-ja, por edhe IMT-ja në bashki, kanë mangësi në procesin e verifikimit të procedurave ekzistuese të aplikimeve pranë organit të ALUIZNI-t, për legalizimin e objekteve, në të cilat ose është ndërhyrë me prishje, ose janë sanksionuar me vendime për prishje. Ky mosveprim bie ndesh me parashikimin e kryer në nenin 66/1, të Kodit të Procedurave Administrative, ndërkohë që konstatohet mungesë e bashkëpunimit dhe harmonizimin e nevojshëm të veprimtarisë së IKMT-së, me organe të tjera që veprojnë në fushën e urbanistikës dhe mbrojtjen e territorit.

Dëmi financiar i shkaktuar nga ana e IKMT-së, apo të IMT-ve në bashki, gjatë prishjes së objekteve të ndërtuara me leje që, paraprakisht janë përfshirë në procesin e shpronësimit për interes publik, por që ende nuk kanë marrë vleftën e dëmshpërblimit që i takon, si dhe të objekteve informale të përfshira në procesin e legalizimit dhe për të cilat nuk ka patur ende vendimmarrje përfundimtare nga ana e ALUIZNI-t, përbën kosto shtesë që në mënyrë të kundërligjshme i shtohet detyrimeve që shteti duhet t’u paguaj në këto raste subjekteve të dëmtuara. Ky veprim e vendos veprimtarinë e këtyre organeve në kushtet e parashikuara nga ligji nr. 8510 datë 15.07.1999 “Për përgjegjësinë jashtëkontraktore të organeve të administratës publike”, i ndryshuar.

Në këtë veprimtari, vërehen shkelje ligjore që cenojnë të drejta dhe liri të ligjshme të individit, ndërkohë që vazhdon gjendja e mosreflektimit ndaj kësaj paligjshmërie, duke përkeqësuar situatën juridike të subjekteve që kanë në pronësi, ose posedim ndërtime me statuse të ndryshme ligjore.

Në kundërshtim me përcaktimet ligjore, të dhëna në pikën “c”, të nenit 21, të ligjit nr. 8454 datë 4.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar, nuk ka patur reagim nga ana e organeve eprore të drejtorive rajonale të IKMT-së, apo të IMT-ve në bashki, lidhur me rekomandime tonat mbi marrjen e masave disiplinore ndaj inspektorëve përkatës, të cilët kanë qenë në kushtet e refuzimit për bashkëpunim me Avokatin e Popullit, gjatë shqyrtimit të ankesave të caktuara nga ana e këtij të fundit.

d.co./b.ha.
Komento

Komente

  • Sali topja: 16/04/2018 07:20

    Ti do kaluar nje here ne doren e INUK qe te te vij mendja mire..

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 15/04/2018 17:59

    Kjo e balancon mire kollodokun..

    Përgjigju
  • redi: 15/04/2018 16:57

    Ne kapitalizem prona private eshte baze e ketij sistemi dhe ligj e mbron me force , dhe duhen denuar ata qe e cenojne . Po si i behet kur te korruotuarit ne qender dhe ne baze ( ne bashki) japin truall dhe detin, dhe kjo ne cdo kushtetute te botes njihet si prone publike ?

    Përgjigju
  • Kaskanini: 15/04/2018 15:19

    Vetem avukate e popullit nuk mund te jesh po je avukatja e presidentit te repuplkes dhe i Lulzim shal gjiturit

    Përgjigju
  • Zylo: 15/04/2018 12:15

    E verteta djeg dhe sidomos kur kritikohen gafat Per efekt droge te kryeministrit

    Përgjigju
  • sakmir: 15/04/2018 11:39

    Hetoni Armon dhe shkon vere ne burg ajo

    Përgjigju
  • 006: 15/04/2018 10:48

    Po pse cfar pritet nga kjo nonje gje e bukur???????????????????Po qe me ngjyre politike dihet ajo pune,do mbroj partine dhe do nxijne Shqiperin.Keshtu kan bere figurat e shqupit nga 27 vjet.Mjer Shqiperia kush i perfaqeson!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Fadil plhe gjoleka: 15/04/2018 10:23

    I gjithi është fajtor këllufi edi rama se ai e vuri ktë nevojtore avokate populli . Kjo është një fundërrin që as bur ska se është e 500 të zezave . E populli i vuajtur Shqiptar paguan me taksat e tija të tilla monstra .

    Përgjigju
  • Admin: 15/04/2018 10:04

    Ku ka kryetar institucioni ne Shqiperi qe nuk eshte i perlyer jo me i pavarur...

    Përgjigju
  • bledi: 15/04/2018 08:41

    kjo kukull ca eshte? apo kukull si basha!!! nuk pi uje kjo

    Përgjigju
    • Fredi: 15/04/2018 10:43

      Kukull kjo plakaruqja? Hahahaha Kukull lecke ndoshta hahaha e mjera kjo qe ja hane parate dashnoret dhe nuk do behet kurre nene.

  • Populli: 15/04/2018 08:14

    Plehun po e mbajte afer do Ibash dhe aromen thote fjalia e urte popullore,me cfar te drejte legjitime ebajne kete bajge ne krye te keti institucjoni??

    Përgjigju
    • konjak: 15/04/2018 21:54

      a thua se basha dhe avukatia e popullit kane futur gjikaten e strasburgut ne xhep

    • Arbëri: 15/04/2018 10:33

      Edhe ca ditë, edhe kjo e përluer do përfundon prapa hekurave ...!!!