Real Madrid ringjallet në Kupë, City i shënon 9 gola Burtonit

Real Madrid ringjallet në Kupë, City i shënon 9 gola Burtonit

Vinicius Junior shënon golin ndaj Leganes

Ringjallet Real Madrid. Vinicius Junior është ai që po shkëlqen dhe po merr Realin për dore në kohë të vështirë. Reali mposhti 3-0 Leganes në “Santiago Bernabeu” në Kupën e Mbretit. Ndeshjen e zhbllokon kapiteni Sergio Ramos në fund të pjesës së parë që shënon edhe golin numër 100 në karrierë. Më pas braziliani Vinicius Junior merr skenën duke dhënë një asist për Lucas Vazquez dhe vet shënon golin e tretë të takimit. Real mund 3-0 Leganes dhe hipotekon kualifikimin për në raundin tjetër të Kupës së Mbretit.

Atletico Madrid nuk shkoi dot më shumë se një barazim 1-1 me Girona dhe shtyn kualifikimin për në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit. Francezi Antoine Griezmann kaloi djemtë e Simeones në avantazh që në minutën e 9-të por Girona barazoi në pjesën e dytë me Anthony Lozano.

Manchester City nuk po tregon mëshirë në Kupat Kombëtare në Angli. Pas fitores 7-0 ndaj Rotherham në FA Cup City ka fituar 9-0 ndaj Burton Albion në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Ligës apo siç njihet Carabao Cup. Poker ka bërë braziliani Gabriel Jesus që ka tundur katër herë rrjetën dhe nga një gol kanë shënuar De Bruyne, Zinchenko,Foden, Walker dhe Mahrez.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)