Lirohen vetëm 7, Apeli mban në burg 4 kuksianë/ Protesta, tymuese dhe kapsolla/ VD

SHKODER-Gjykata e Apelit ka liruar 7 nga 11 protestuesit që ishin në masën ‘arrest me burg’ për dhunën në tubimin në Rrugën e Kombit tre javë më parë. 4 protestues do të vijojnë që të qëndrojnë në burg, ndërsa 7 të tjerët do të hetohen në gjendje të lirë në masën detyrim paraqitje.

Seanca nisi në orën 11:00 dhe zgjati deri në orën 15:00. Prokurorët Elvin Gogaj dhe Brahim Ndragjoshi kërkuan që të gjithë protestuesit të qëndrojnë në burg, por trupi gjykues i përbërë nga Astrit Kalaja, Hajrie Mulmataj dhe Vojsava Osmanaj vendosi që të lironte 7 nga 11 protestuesit.  

11 protestuesit që dolën sot para gjykatës së Apelit në Shkodër së bashku me 12 të tjerët që u liruan dy javë u arrestuan, pasi protestuan tre javë më parë në Rrugën e Kombit duke kundërshtuan taksën. Ata thyen dhe dogjën sportelet e koncesionarit.

Detyrim paraqitje
Ervis Oruçi
Rasim Onuzi
Shkëlqim Vata
Shpëtim Todaj
Hamdi Avziri
Edmond Matmuja
Xhevahir Hereni

Mbeten në burg
Elton Cengu
Florin Onuzi
Xhevahir Gashi


Vasil Laçi
Dy prokurorët Elvin Gogaj dhe Brahim Ndragjoshi

Provat filmike, gjykata rrëzon kërkesën e avokatëve
Gjykata e Apelit në Shkodër vendosi që të mos pranojë videot e momentit të arrestimit të protestuesve si provë, të cilat u paraqitën nga avokatët.

Shtetasit që mbahen në burg janë ndaluar në shkelje të ligjit. Ata nuk mund të arrestoheshin nga punonjës me maska. Kur ata janë arrestuar nuk ishte kushte flagrance pasi ata ishin nëpër shtëpitë e tyre. Policia ka hyre nëpër shtëpi pa mandate kontrolli. U ndryshua me ndërhyrjen e ministrisë së Drejtësisë. Kjo është e paligjshme

Avokatët mbrojtës të 11 të arrestuarve


11 personat e arrestuar para gjykates se Apelit

Protesta me tymuese dhe kapsolla: Poshtë Rama dhe Xhafaj
Jashtë ambienteve të gjykatës së Apelit në Shkodër u zhvillua një protestë nga qytetarët e Kukësit, Hasit, Tropojës dhe deputetët e grupit të PD në mbështetje të 11 të arrestuarve. Protestuesit hodhën tymuese dhe kapsolla në ambientet e Gjykatës së Apelit dhe në drejtim të drejtorit te policisë se Shkodres. Ata  mbanin në duar pankarta të ndryshme me mbishkrimet “Lironi vëllezërit tanë”, “Lironi protestuesit, arrestoni Tahirin”.

Nuk munguan edhe thirrjet kundër kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm. 'Poshtë Rama, poshtë Xhafaj'. Por policia i kishte marrë masat duke vendosur në gatishmëri 200 efektivë për të shmangur incidentet nga protesta. Për deputetët e PD dhe protestuesit Shqipëria po jeton në të njëjtën situatë si në regjimin komunist. Ata fajësuan Ramën për gjithçka që po shkon keq në vend.

Pas vendimit të gjykatës së Apelit në Shkodër për të liruar vetëm 7 nga 11 protestuesit, qytetarët dhe protestuesit që ndodheshin jashtë ambienteve të gjykatës kanë ‘shpërthyer’ në thirrjet ‘Turp, turp, turp! Lironi të gjithë qytetarët, protestat do të vijojnë’. Në mbështetje të tyre kanë qenë edhe përfaqësuesit e PD. Kryetari i grupit, Spaho është shprehur se protestat do të vijojnë derisa të lirohen të gjithë qytetarët.

Protesta dhe vetëm protesta, revoltë mbarëpopullore. Protestat do të jenë nga të gjitha format.

Bardh Spahia, kryetari i PD, dega Shkodër

Drejtësi gjysmake, vendimi është tërheqje për shkak të presionit të qytetarëve të Kukësit. Ne do vijojmë protestat me të gjitha format

Edmond Spaho, kryetar i grupit të PD

Protestat do të jenë më të ashpra deri në momentin që të lirohen të gjithë protestuesit. Do të qëndrojmë deri në fund. Qytetarët që janë arrestuar janë të pafajshëm. Të arrestohet Tahiri, të lirohen protestuesit.

Qytetar protestues

S’kam qenë në protestë. As në kohën e Enver Hoxhës nuk është vepruar kështu. Kam 5 dëshmitarë që nuk kam qenë në protestë

Rasim Kaloshi

Nuk ka asnjë provë për akuzat që u bëhen. Prokurori përfaqëson atë që përfaqëson, absolutisht që sot prokuror është Edi Rama. Le të presim, urojmë që vendimi të jetë i drejtë dhe ata të shkojnë në shtëpi.

Edi Paloka

Ora 13:45-Trupi gjykues është tërhequr për vendimin për 11 protestuesit

Ora 13:40-Avokatët: Të lirohen protestuesit! Prokuroria: Të mbeten në fuqi masat për të arrestuarit

Ora 13:20-Protestuesi i hetuar për dhunën në Rrugën e Kombit: Nuk kam nevojë të largohem
Adem Durakau, një nga protestuesit e ndaluar për tubimin në Rrugën e Kombit kërkon që të hetohet në gjendje të lirë. 

Ora 11:30-Gjykata e Apelit në Shkodër vendosi që të mos pranojë videot e momentit të arrestimit të protestuesve si provë, të cilat u paraqitën nga avokatët

Ora 11:30- Edmond Spaho: Rama te liroje protestuesit 
Kryetari i grupit të PD, Edmond Spaho nga Shkodra ka kërkuar lirimin e 11 protestuesve

Një gjyq i jashtë ligjshëm. I jemi drejtuar kryeministrit që të tërheqë dhe të pranojë që janë të pafajshëm dhe se i ka mbajtur për motive politike, në seancë do të hyjmë përsa kohë nuk ka një vendim të gjykatës. Seancat janë publike dhe i takon cdokujt që të marrë pjesë, kemi ardhur që të shprehim mbështetjen tonë. Nuk dëshiroj të bëj asnjë koment për cfarë do të ndodhë më pas.

Edmond Spaho

Besoj kjo punë do të mbyllet sot. Por nëse nuk lirohen me pseudo vettingun Rama po merr në kontroll drejtësinë, do të jetë fatkeqësi e madhe edhe për atë. Ne protestojmë kundër qeverisë dhe jo drejtësisë, pra kundër kapjes së drejtësisë nga Rama.

Kryetari i PD në Shkodër, Ramiz Çobaj

Ora 11:10-  Protestuesit: Ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë
Qytetarët kanë kërkuar edhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për të liruar protestuesit

Kam ardhur në mbështetje të të ndaluarve. Arrestimi është i paligjshëm, është bërë gjatë natës. Nëse nuk lirohen do të jetë dëm i madh për Shqipërinë. Ndërkombëtarët sot duhet të ndërhyjnë, edhe Lu është shprehur për arrestime dhe kapje, por për një rast kaq flagrant ku nuk ka prova për arrestimet që janë bërë. Mund të ndalohej organizatori, por jemi për ligjin të 11 të arrestuarit duhet të lirohen nga Apeli.

Qytetar në protestë

Ora 10:55- Protestuesit: Shkodra nuk pranon gjyqe politike
Në disa momente situata jashtë ambienteve të gjykatës situata është tensionuar.

‘Rama ik, Rama ik! Të lirohen protestuesit ose protesta do të vijojë. Shkodra nuk pranon gjyqe politike. Tup për Edi Ramën dhe qeverinë. Arrestimet janë të paligjshme

Qytetar në protestë

Ora 10:50- Protestuesit: Rama, e keqja e madhe e vendit
Protestuesit i bënë thirrje Ramës që të lirojë protestuesit, pasi sipas tyre, ai është autori kryesor për të gjitha gjërat që po shkojnë keq.

Taksa e asaj rruge duhet të shkojë zero. Edhe paratë e bukës nuk i fitojnë njerëzit me këto taksa. Kjo është qeveria e mbeturinave komuniste, qeverie e pa moralshme për të drejtuar. Nuk kemi ujë me pirë, si në kohën para 100 vite me pus. Kjo është qeveria e rrenave. Po na gënjejnë me miliona. Nëse çohet ky popull në këtë e flak aty s’ia merr mendja, Rama ta mendojë mirë. Ti vendosë gishtin kokës.  Shqipëria është bërë si Hungaria. Duhet të kundërshtojmë këtë regjim o sot o kurrë. Thirrje shqiptarëve në Kosovë, Çamëri, Mal të Zi dhe Maqedoni të na bashkohen për të rrëzuar këtë qeveri.

Qytetar në protestë

Ora 10:40- Qytetarët kërkojnë lirimin e protestuesve, në mbështetje edhe deputetë të PD, hidhen tymuese dhe kapsolla

Ora 10:30-11 të arrestuarit mbërrijnë në Gjykatën e Apelit në Shkodër, masa të rrepta sigurie para gjykatës

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turhani: 20/04/2018 23:17

    11kuksianet duhet te ishin jashte sa per pagesen e demeve duhet ti paguaj rama me qeveritaret e tepsise se Rames MOTIVI QEVERISJE DHE ADMINISTRIM I KEQ I KRYEMINISTRIT SI KRYEMINISTER PA BEGRAUND POLITIK CFARE I KUSHTONTE RAMES TA FILLONTE TOLLIN ME 1 euro DHE TARISTE GRADUALISHT ASHTU SIC VEPROJNE SHTETET E ZHVILLUAR PER SA I PERKET KONCESIONARIT ESHTE SEKRET NGA QEVERIJA DHE NUK DIHET SE KUSH ESHTE pervec RAMES

    Përgjigju
  • Haruni: 20/04/2018 22:47

    4 kuksianet qe mbetet ne burg jane simpatizane te PD me urdher te Rames keta mbetet ne burg

    Përgjigju
  • G,joni: 20/04/2018 20:32

    Keto jane akoma gjykatesit e Sali krimit,qe sot e treguan veten se jane te njeanshem me lirimin e ketyre banditeve qe djegen dhe shkaterruan pronen e popullit.

    Përgjigju
  • ART: 20/04/2018 19:33

    MES PROTESTUESVE PASH SHUME FYTYRA TE PUNONJESVE TE XHELLALL MTZIUT. VERIFIKOJINI XHIRIMET, JAN PUNONJESIT E BASHKIS KAMEZ

    Përgjigju
  • Meta: 20/04/2018 16:59

    Lirimi i vandaleve eshte deshmi se,ligji i shkruar por jo i zbatuar ne Shqiperi.Vertet taksa ishte paksa e madhe, por pa taksa askund ne boten e qytetaruar nuk kalohen autoudhet.Ama lirimi vandaleve edhe mosdenimi edhe i te pakuapureve te tjereve,vertet deshmon per nje kaos,qe eshte krijuar nga ata qe t ete vjet su nduan dhe mbollen krimin, e tash organizzojne dhune e parregullesi dhe po vazhdojen te tensionojen cdo situate,per te paqyruar Shqiperine e dhunes,varferise dhe krimit. dalin ne "mbrojtje te popullit"

    Përgjigju
  • Oooo: 20/04/2018 15:26

    Kesaj i thon qe ska veting ta ringjall Shqiperin qe vetem e shkaterrojm perdit.Po dakort keta u leruan,po kush do paguaj demet?????????????????????sala me lulushen apo monika????????Vajmedet per ata fakiret qe shpresojn tek drejtesia jone e ndritur qe sben nje gap pa politiken.Po mos te kishte lidhje politika do te kishim jo 11 por 110 te arrestuar.Keshtu do vej kjo pune digj vrit e prit ste thot gje njeri!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Ema: 20/04/2018 14:53

    O zot cfare mostrash. Tipike fytyra hajdutesh e kusaresh qe rrine gjithe diten kafeneve, kurse naten dalin e grabisin. Pika qe nuk i bie dhe ketyre bashkehajduteve te PD e LSI qe dalin e mbrojne kete tufe barbaresh. Nuk vjen ne pushtet PD me Noken, Vokshin, Lulin, Paloken apo LSI me hajdutet me çizme qe ka, e qe dalin gjoja mbrojne keta te shperfytyruar nga ligesite qe kane ne koke e ne bark. Gezo o Ed palloshi me keta opozitare qe ke. Ne pushtet ke per te vdekur.

    Përgjigju
  • Labi: 20/04/2018 14:48

    Ncirni keta me detyrim paraqitje e fusni paloken e luli brenda diali e saliut e shum t tjere q jan per burk ..keta mase do ken ncen q mos t djekin m e t prishin pronen publike .per protestent keta kan pan t drejt se jemi popull fukara e nje kamarier mer 150 euro n muaj .taksat le t vijet kurse kurse sonave q q jetoj aty dhe perdorin cdo moment autosdrat tu jepeet nje abone 20 euro n muaj

    Përgjigju
  • Oso Dobraci: 20/04/2018 13:53

    Lironi vandalet dhe futni Lulin hajdutin e rruges Kombit

    Përgjigju
  • LORA: 20/04/2018 13:29

    Keqardhje qe Shkodra po perdoret si sheshi per persheshin e antiligjit dhe antishtetit,,,,dirigjuar nga nahija kusaro-kriminale dhe antishqiptare e shqup-it dhe lesh-e-lise. Uroj qe zbatimi i ligjit , per barbaret e varese dhe benzines,te mos cedoje nga presioni i antiligjit.

    Përgjigju
  • Fredi: 20/04/2018 13:07

    Boll i mbajtet ne burg, lirojini me detyrim paraqitje. Nese nuk kane zene mend pas 1 muaji burg, atehere ka dhe nje vit me pas. Nuk besoj se ata do te duan " te torturojne " familjaret e tyre duke ndenjtur pas dyerve te IEVP-ve per nje takim. Heren tjeter le te guxojne prape te djegin dhe shkaterrojne. Burgu eshte per Shullazet, se ata e perballojne ngaqe Losh-rat me emra te vdekurish " kujdesen per familjet ehe gratee tyre. Leshojini fukarenjte. Basha u akuzua per 230 milion euro dhe nuk beri nje dite te vetme prokurori dhe jo me burg.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 20/04/2018 11:50

    Arrestoni dhe keta nqs bejne dhune, asnje mbi ligjin

    Përgjigju
  • Juristi-evrope.: 20/04/2018 11:42

    Protestuesit duhet liruarë menjeher,se proces montimi eshte Politike. ne te gjithe evropen behen protesta,e madje ne france shume violente me djegje vatyrash,por edhe gjeneve-zvicer ka pas protesta nje nga to anti G-8 ne 97-98 nese nuk gaboj daten,dhe shume te dhunshme,por jo procese e arrestime politike se regjimi i diktatorit edi rama dhe nje presidenti fanton ilir meta me zero te drejte reagimi,pro drejtesis. Protesta e kuksianve ka qen 100%e drrjte dhe humane,jo per djegje sporteleve,por anti dhunes qeveris rama,se pagesa eshte 30 her me e larte se ne shtete evrooiane. e pamundur me shume banore te pa pune ta paguajn,dhe bllokuar importe eksporte ngs kosova,dhe turiznin. Flas per ata-i qe nuk punojn dhe me nje mini pages 200 euro ne nuaje. ket obligim pagese rama e beri per ta destabilizuar shqioerin dhe kosoven,dhe lidhet direkt me dyshimet se influenca ruso-serbe ne ps,po gatuan tragjika ne shqiperi.

    Përgjigju
  • Besford kelluf gjoleka: 20/04/2018 11:25

    Aty mbaini kok pa larët se në burg kan dhe buk për të ngrën e uj për tu lar përjashta qelben era der prandaj më e mira është të rin nja 3 vjet mren që të bëjn kamp kok pa larët

    Përgjigju
  • Oooo: 20/04/2018 11:12

    Aty te rrine ne burg,bile mire do ishte te kishte edhe ca nga ata te shqupit dhe te leshit te ijes.S' bejn gje tjeter rrugacet e pd vetem digj e shkarerro nga 27 vjet.Asnje toleranc,toleranc zero.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen