Takimi me emigrantët në Athinë, Rama i përgjigjet opozitës greke: S’ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë dhe as zgjedhjet e Parlamentit Evropian

Takimi me emigrantët në Athinë, Rama i përgjigjet opozitës greke: S’ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë dhe as zgjedhjet e Parlamentit Evropian

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kur duhen vetëm pak ditë nga 12 maji, takimi i Kryeministrit Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë, pikënisja e një turi në diasporën shqiptare, po shndërrohet në një temë të nxehtë politike në kryeqytetin grek, që është futur në ethet e zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të opozitës se kjo vizitë është një veprim provokues në 1 -vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit. ryeministri Rama shkruan se kjo vizitë s’ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë, zgjedhjet e Parlamentit Evropian në Greqi, apo ndonjë narrativë specifike që mund të zgjojë interesin e politikanëve grekë.

"Vizita ime e ardhshme në Athinë të dielën, më 12, nuk ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë, zgjedhjet e Parlamentit Evropian në Greqi, apo ndonjë narrativë specifike që mund të zgjojë interesin e politikanëve grekë, por që nuk janë në axhendën e qeverisë shqiptare. Kjo vizitë është pjesë e një serie vizitash të planifikuara prej kohësh në disa vende evropiane, përfshirë Athinën, për t'u angazhuar me shqiptarët që jetojnë jashtë dhe për të ndarë krenarinë e Shqipërisë për ta dhe Vizion Albania 2030. Kjo ka të bëjë me vizitën time në fqinjin mik Greqinë”, shkruan Rama.

Rama thotë se e kupton plotësisht perspektivën e përcjellë nga kryeministri grek, i cili në një reagim tha se është e drejtë e Ramës të zhvilliojë këtë takim, të cilin nuk e pengojnë ndonëse nuk është i ftuari i qeverisë. 

“Është mjaft befasuese të dëgjosh deklaratat e opozitës greke, ndërkohë që mund ta kuptoj plotësisht perspektivën e përcjellë nga kryeministri grek. Kontrasti i fortë në pikëpamjet për të njëjtën çështje hedh dritë mbi arsyen pse disa janë në opozitë, ndërsa të tjerëve u është besuar qeverisja nga populli.

Megjithatë, siç theksoi me të drejtë kryeministri Mitsotakis, Greqia mbetet një vend demokratik ku liderë nga vende të tjera demokratike mund të vizitojnë, të takohen me bashkatdhetarët e tyre dhe t'i lavdërojnë ata për punën e tyre të palodhur dhe kontributet e çmuara që ata japin jo vetëm për vendin ku ata jetojnë, por edhe në atdheun e tyre", shkruan Rama. 

Edhe pse nga Greqia ka pasur shkrime në mediat greke që kanë njoftuar mospëlqimin e Athinës zyrtare për takimin e Ramës më 12 maj, Kryeministri nuk ka lëvizur nga plani i tij për ta nisur pikërisht nga qyteti ku jetojnë mijëra shqiptarë atë që e quan rrugëtimin e pranverës në diasporë. Më 26 maj Rama do të jetë në Milano, më 2 qershor në Londër dhe më 16 qershor në Dyseldorf.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • serxho: 09/05/2024 14:55

    Eshte e sigurte qe ne kete takim ndyresirat e Greqise do te provokojne por lusim Zotin te mos kete gakderdhje sepse do te vulosen nje here e mire mardheniet mes dy vendeve dh ne Shqiperi nuk do te hyje asnje kembe zyrtari grek.

    Përgjigju
  • Mesjetë: 08/05/2024 22:39

    ..e Pra kjo është pseudoDemokracis greke..,ku Arbërore Arvanitas e Shqiptarët e rinj duhet të hiqen si grekë e tu ndërrojnë emrat... që të jetojnë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Rrëzimi i helikopterit me presidentin iranian, në zonën e aksidentit shkon komandanti i Gardës Revolucionare

Rrëzimi i helikopterit me presidentin iranian, në zonën e aksidentit shkon komandanti i Gardës Revolucionare