Vettingu nuk është 'dëshmi penaliteti' zoti pompozitar!

Vettingu nuk është 'dëshmi penaliteti' zoti pompozitar!

Lulzim Basha, kryetar i PD

Nuk e di për ju, por hedhja në surrat me pompozitet e “vetingut politik”, si dorezat e sfidantit në duelet e mesjetës, nga një parlament jo serioz, që të ngjan si çadër nomadësh, ndaj pozitës së majtë, më duket si “bumerang” edhe për vetë opozitën!

Pasi lexova në disa media projekt-vetingun Bashistë, kuptova se lideri dhe opozita e bashkuar endacake, as që e ka menduar dhënien llogari të politikanve të të gjithë “ngjyrave” dhe të gjithë tranzicionit, por thjesht ka kërkuar, që parlamenti të votoi çdo figurë politike me një mazhorancë absolute, gjë që as që bëhet, sepse kryeministri i vendit, kushdo qoftë, duhet të drejtoi me ato që po i servirë minoranca, duke mos patur mundësinë e zgjidhjes.

Është më se e kuptueshme, edhe nga analfabetët funksional, siç janë shumica e kallëpit të politikanëve shqiptar, se idea që “Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i bashkisë dhe çdo drejtues ose anëtar i institucioneve kushtetuese dhe ligjore, që emërohen në detyrë me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, i nënshtrohen procesit të kontrollit të pastërtisë së figurës”, do të thotë as më pak dhe as më shumë, një ligj dekriminalizimi si ai ekzistues, ku shpëtojnë gjithë kriminelët politik, që kanë vite që janë kthyer në banda, si Parti-Shpk dhe gjithçka të filloi aty ku e dëshiroi dhe e kërkoi Monika Kryemadhi… në “Vitin Zero”.

Ky është gjithë qëllimi i opozitës… pushteti i sotëm duhet të paguaj, kurse krimi politik i djeshëm… duhet të gëzoj plaçkën e bërë dhe lumturoi dashnorët dhe dashnoret… e padrejtësisë, me paratë e vëna me metoda tërsisht antiligjore dhe kriminale.

Por a ka gjasa të ndodh, kjo është në dorë të mazhorancës?!

Sinjali i sotëm i Edi Ramës, se:”do jemi gati që nesër, por jo vetëm për të sotmen, por me libër shtëpie të të dy palëve dhe duke kërkuar dhe fletët e grisura padashje nga ky libër”, është një ogur i mirë!

Nëse bëhet kështu, opozita e bashkuar do ta kuptoj, se kur hypën gardhë më gardhë, duhet të ruhesh nga hunjtë dhe ky hu i përgatitur nga vetë ajo, do i shkaktoi dhembje të pariparueshme… por do jetë një shfaqje e shumëpritur nga populli.

Është për të ardhur keq, por fronti opozitarë deri tani, ka qenë thjesht pompozitarë për tu dukur dhe e kanë perceptuar keq vettingun… si dëshmi penaliteti. Por, ai i “vërteti” për politikën, duhet të jet dita e tërmetit… pa shpëtim!/Ekskluzive.al/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 07/09/2018 19:16

    Lulzim basha edhe si deri me tash do te del kunder vetingut te politikes siq doli vetem 24 ore pasi u be vetingu ne drejtesi duke aluduar se vetingu do te behet nga njerez te Rames nderkohe qe e gjithe bota e kane pare se drejtesia kontrollohej e kontrollohet nga dy nerez,sali berisha e lul basha,u tha njeher se kishte prokuror me profesion pylltar qe kishin emeruar kjo dyshe,e tash kur dje gaboi dhe para te veteve kerkoi veting ne drejtesi dhe Rama pakurrfar hezitimi e pranoi sot luli ka filluar te terhiqet si çdo here pra,sot thot se nuk mund ta beje vetingun Rama! Nderkohe qe çdo kush e di se sali berisha e lul basha jane te vetmit qe kane kundershtuar çdo here zgjedhjet dhe çdo vendim qe eshte marre ne vend.

    Përgjigju
  • Hahahahahaaaaaaaaaaaaaa: 07/09/2018 19:08

    Hu me hu . Sa kam qesh. Tani ka ngel kata hunj me ju ngjesh.. Monikes me se pari pastaj Shalengjiturit Lule & CO

    Përgjigju
  • Highlanderi: 07/09/2018 19:05

    Te shkretit Lulash Lamashi . Tani i ka ngelur ti themi opordhitar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, sot konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha

Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, sot konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha